Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Aktorët bojkotojnë Turbinën: Pse duan të prishin vetëm Kombëtarin

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Aktorët bojkotojnë Turbinën: Pse duan të prishin vetëm Kombëtarin

Nga Anxhela Ferra

Teksa në Kuvend vazhdohet të diskutohet mbi projekt-ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, me dhjetëra qytetarë e artistë ndodhen para dyerve të Parlamentit. Ata kundërshtojnë njëzëri këtë propozim të qeverisë.

Por, i ndërtuar në të njëjtën kohë me TK, ndodhet edhe Teatri Eksperimental i cili ndodhet shumë pranë. Sipas artistëve edhe Teatrin Eksperimental e pret i njëjti fat, i cili është ai i shkatërrimit.

“Zonja ministre nuk dukej kaq e vendosur para ca kohësh, por në pamundësi për tu përballur me komunitetin, i delegoi kompetencat te kryetari i Bashkisë. Dhe e vetmja gjë që mbajti ishte kompetenca për të paraqitur dhe mos tërhequr projekt-ligjin para parlamentit. Ashtu siç nuk tërhiqet ministrja nga ligji, ne nuk do të tërhiqemi nga mbrojtja e teatrit.

Për ta nuk ekziston Teatri Kombëtar- Eksperimental,  nuk e kanë zënë kurrë me gojë. Zhdukin një institucion me një të rënë të lapsit. Dhe ky është një turp shumë i madh, është institucion kombëtar, sepse e ka emrin Teatri Kombëtar-Eksperimental. Nëse do të prishet njëri, do të prishet dhe tjetri.

Turbina shumë mirë që u bë si sallë, sepse Tirana kishte mbi 30 salla në nevojë. Problemi është që vetë e kanë thënë që Turbina nuk është sallë teatri, por multifunksionale. Ndaj, unë nuk  e di se si ata që janë ithtarë  të vajtjes te Turbina, do ta pëlqejnë të luajnë atje. Kur të dëgjoj nga ata, do ta mendoj edhe unë nëse do të luaj apo jo te Turbina,”- thotë për Tirana Today regjisori Alert Çeloaliaj.

Aktori Romir Zalla thotë se nëse kushtet në ambientet e Turbinës nuk janë siç duhet, ai nuk do të luajë atje.

“Unë do ta shoh, sepse nuk e njoh. Por, nëse nuk është në kushte optimale profesionale, unë do të preferoja të mos luaja atje.

Janë dy godina që janë ndërtuar në të njëjtën kohë, pse njëra qenka duke u shkatërruar dhe tjetra qenka në rregull. Ma shpjegon dot kush këtë gjë?!

Ne mund të humbasin teatrin, por fitorja më e madhe është qytetaria. Shkaku është teatri, por thelbi i qëndresës është që më në fund njerëzit do të thonë fjalën e vetë të lirë.”

“Teatri Kombëtar ka qenë qendra e gjithë kulturës tonë që funksionon shumë mirë. Sigurisht që do një rikonstruksion, por përsëri nuk duhet të shembet. Sa i takon Teatrit Eksperimental nuk e llogarisin fare ata, as nuk e përmendin, por edhe ai do të ikë, do të ikë i gjithë sheshi.

Ndërkohë, Turbina është menduar si një teatër komplet i mbyllur, pasi poshtë në teatër është rruga që shkojnë te pallatet. Nuk ka karakteristikat e një Teatri Kombëtar.”-shprehet për Tirana Today arkitekti Maks Velo.

Ndërkohë shumë prej qytetarëve dhe frekuentuesit e Teatrit Kombëtar shprehen se do ta bojkotojnë Turbinën, si një formë proteste. Pasi po shembet teatri i tyre, ai Kombëtari.

“Qeveria dhe ministrat të kenë turp për këtë gjë që po bëjnë. Kemi shkuar në teatër që kur ishim fëmijë edhe është vlera kombëtare. Kemi parë shfaqje me Avni Rustemin, me rilindësit, një mrekulli edhe i kemi të rrënjosura. Tani ata duan ta prishin, por ai teatër ka vlera.

Asnjëherë nuk do të shkoja të shihja një shfaqje të Turbina. E dua teatrin tim që e kam parë që fëmijë,edhe sot që jam 70 vjeçe.”

“Ata që janë në Kuvend votojnë në bllok, nuk voton njeri siç mendon vetë, bëjnë vetëm çfarë i thotë shefi. Pyetja është sa nga ata kanë shkuar në teatër. Nuk ka rëndësi sa i vjetër është ai, madje përkundrazi se është i vjetër duhet ta mbrojmë. Unë nuk do të shkoj të shoh shfaqje te Turbina, natyrisht që do ta bojkotoj,”-shprehen qytetarët për Tirana Today.

“Ministrja e Kulturës është shumë e poshtër, ndaj mendoj se do ta shembë. Ky quhet Teatri Kombëtar, nuk është as i Tiranës, as i lali Erit, por i gjithë shqiptarëve. Unë jam nga Berati, nuk kam shkuar ndonjëherë tek Teatri Kombëtar. Por, e mbroj sepse siç thashë, bëhet fjalë për Teatrin Kombëtar, kemi flamurin kombëtar, ashtu është edhe TK.” TIRANA TODAY

Tags: artistetbojkotojnëgodinatkuvendprotesteqytetaretTeatri EksperimentalTeatri KombetarTurbina

TË LIDHURA

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”
Aktualitet

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit
Politikë

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit

21:27 | 03/06/2025
“Ekzekutimi i Pjetër Kazës: 12 plumba, atentatori me silenciator”
Aktualitet

“Ekzekutimi i Pjetër Kazës: 12 plumba, atentatori me silenciator”

20:33 | 03/06/2025
Next Post
Teatri/“Po shkatërroni gjithçka të ndërtuar para vitit ‘44, do shkoni në burg!”

Teatri/“Po shkatërroni gjithçka të ndërtuar para vitit ‘44, do shkoni në burg!”

I ‘pushoi’ Arta Marku nga puna, KPA nuk shqyrton ankesën e çiftit të prokurorëve Gashi e Gina

I ‘pushoi’ Arta Marku nga puna, KPA nuk shqyrton ankesën e çiftit të prokurorëve Gashi e Gina

Elbasan/ Klienti fundos furnizuesin, i gjenden 26 doza heroine

Mashtronte me lejet e ndërtimit, 41 vjeçari përfitoi 1 milon euro

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com