Qytetarët denoncojnë, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mund të bëjë asgjë sepse nuk janë gjykatë. Me anë të një deklarate për shtyp ka sqaruar rolin e tij i gjendur përballë një numri të madh ankesash. KPK-ja sqaron se nuk mund të kryejë funksionet e gjykatës në lidhje me denoncimet e qytetarëve. Ky komision tregon me detaje se cila është puna, por dhe cilat janë kompetencat e tij.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kryen vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës, dhe vlerësimin e aftësive profesionale të gjymëtarëve dhe prokurorëve, përveç të të tjerash, dhe duke hetuar mbi informacionet e ardhura nga publiku nëpërmjet Formularit të Denoncimit”
KPK-ja shton gjithashtu se nuk mund të hetojë veprimtarinë e zyrtarëve të administratës apo të ndërhyjë për të zgjidhur një situatë emergjente familjare dhe të dorëzojë përgjegjësit në polici.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit by Tirana Today on Scribd
“Ju informojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjendet përballë një numri të madh ankesash nga publiku mbi vendimet gjyqësore dhënë ndaj tyre, e gjykon të domosdoshme të sqarojë opinionin publik lidhur me funksionin e këtij Komisioni duke sqaruar se Komisioni nuk ka për kompetencë ligjore të trajtojë çështjen gjyqësore në themel, pra, nuk do të kryejë funksionet e gjykatës më të larte, por të gjitha provat dhe faktet, që qytetarët do të bashkëngjisin me Formularin e Denoncimit, merren ne konsiderate gjatë procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve apo prokurorëve dhe në dhënien e vendimit vetëm për këta subjekte”, thuhet në deklaratën e KKP.
Sqarojmë se ky komision është një institucion i rëndësishëm i Ligjit të Vettingut, në hallkat e të cilit pritet të kalojnë pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, ku shënjestër janë prokurorët dhe gjyqtarët.