Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

‘Qyprillinjtë’/ Dinastia e ‘ndërtuesve’ shqiptarë që udhëhoqi Perandorinë Osmane

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Qyprillinjtë’/ Dinastia e ‘ndërtuesve’ shqiptarë që udhëhoqi Perandorinë Osmane

Më 31 tetor 1661 vdiq në Edirne të Turqisë, Mehmet Pashë Koprulu ose Qyprilliu – i njohur edhe si Mehmed Pashë Rojniku, lindur me 1575 në Roshnik të Beratit.

Ai ishte themeluesi i dinastisë shqiptare të krye-vezirëve osmanë – që i dha perandorisë ushtarakë e burra-shteti gjatë gjysmës së fundit të shekullit të 17-të.

Mehmet Qyprilliu ndihmoi në rimëkëmbjen e fuqisë së perandorisë, dhe shtimin e autoritetit të saj, duke çrrënjosur korrupsionit dhe riorganizuar ushtrinë. Ai gjithashtu zgjeroi kufijtë e perandorisë osmane, duke zmbrapsur kozakët, hungarezët e venedikasit; themeloi Derën e Qyprillinjve të Rumelisë (Veles i sotëm në Maqedoni).

Mehmet Qyprilliu hyri në shërbim të sulltanit që kur ishte adoleshent, duke e filluar karrierën si shërbëtor oborri, u dërgua në shkollë ushtarake, mori gradë ushtarake, shërbeu në provinca të ndryshme të perandorisë osmane; fillimisht në rajonin Kopru afër Anadollit, nga mori edhe mbiemrin Koprulu që do të thotë “nga Kopru”.

Mehmeti u ngarkua me detyra të rëndësishme policore e ushtarake derisa u ngrit në rangun e Pashait.

Gjatë viteve, Mehmet Qyprilliu krijoi miqësi të shumta në oborrin e sulltanit. Në vitin 1656 situata politike në Perandorinë Osmane ishte shumë kritike; Sulltani e thirri në Stamboll dhe e caktoi Kryevezir (Kryeministër) – ai ishte 80 vjeç kur mori këtë detyrë. Historianët thonë se para se të vdiste në moshën 86-vjeçare, Mehmet Qyprilliu i dha sulltanit disa këshilla si për shembull: kurrë të mos emërojë një ministër që është shumë i pasur. Koprulu vdiq më 31 tetor 1661.

Ai la pas një aparat të fortë administrativ, dhe një Perandori Osmane të fuqishme nga ana ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij, kufijtë e perandorisë osmane u shtynë deri afër Austrisë.

Fazil Qyprilli Pasha (1661-1676), njihet si mbrojtës i njërës prej figurave të njohura hebraike, Zabata Zevi, që në vitin 1666 e shpalli veten si Mesia i Ri. Ky hebre nga Izmiri, i armiqësuar me hebrenjtë e “besimit të vërtetë”, mes tyre edhe rabini i madh ishte dënuar nga të tijët me vdekje, por në vend të dënimit Veziri i Madh urdhëroi që Zabata Zevin ta shpinin në Shqipëri, në vendlindjen e babait të vet, Berat, ku edhe vdiq më 1675 ose më 1676. Në guxim, aftësi dhe shkathtësi ishte i njëjtë si babai i vet. Dallohej më tepër edhe me dituri, bujari, urtësi, maturi. Ka lënë shumë pasuri të vlefshme (hajrate), si në Stamboll, ashtu edhe në Qyprilli. Kishte edhe talent për poezi. Sipas poetit akademik Xhevahir Spahiu, gjatë kohës që Fazil Mehmet Pashë Qyprilliu ishte në krye të veziratit në vitet 1670, ai dërgoi në vendin e të parëve të tij, Berat, (në këtë kohë një nga qendrat më të zhvilluara ekonomike), gjeografin dhe kronikanin e njohur turk, Evelia Çelebiu, i cili shkroi për atë çfarë pa dhe dëgjoi për Beratin dhe beratasit.

Qyprilli Fazil Mustafa Pasha (1689-1691). Ai ishte djali i Vezirit të parë Mehmet Qyprili dhe shërbeu 2 vjet e 3 muaj. Ishte djali i dytë i Mehmet Pashës dhe vëllai i Ahmet Mustafa Pashës. Ishte edukuar në medresetë turke. Ashtu si vëllai i tij, Fazil Ahmet Pasha, në vend të drejtimit me dorë të hekurt Qyprilli Fazil Mustafa Pasha e zëvendësoi forcën me drejtësinë. Një nga urdhrat e para të nxjerra nga Qyprilliu, ishte të trajtoheshin mirë të krishterët dhe të mos kërkonin prej tyre taksa të tjera veç taksës për frymë. Hameri shkruan këto fjalë: “Nëse shembulli i humanizmit, për të cilin i urti Qyprilli kishte dhënë prova kundrejt të krishterëve nënshtetas të Portës së Lartë, do të ishte ndjekur nga vezirët e mëdhenj, pasues të tij, dhe nëse do të ishin zbatuar masat e tij të reja, atëherë mirësia dhe fuqia do të kishin triumfuar me lehtësi ….” Jean-Claude (“Historia e Shqipërisë”).

Dr. Prof. Fuad Qyprilli, drejtues i Turqisë moderne. Fuad Qyprilli ishte njëri ndër të mëdhenjtë e familjes së famshme të Qyprillinjve. Mori edukim të zgjedhur. U tërhoq pas kulturës perëndimore, letërsisë otomane dhe asaj evropiane. Fliste disa gjuhë: turqisht, frëngjisht, greqisht, persisht dhe arabisht. Fuad Qyprilli ka qenë mik i Mustafa Qemalit (Ataturku). U mor me histori, folklor, letërsi dhe në moshën 23-vjeçare qe profesor universiteti. Kushtrimi i të parëve e tërhoqi në politikë dhe në vitin 1935 u bë deputet. Më 1950, Bajari u bë President, Mendersi Kryeministër dhe Dr. Prof. Fuad Qyprilliu zv/kryeministër, ministër Shteti dhe ministër i Jashtëm. Në debatin për pranimin e Shqipërisë si anëtare e OKB, më 14 dhjetor 1955, ai do të shprehej: “Shqipëria duhej ta kishte përfaqësinë e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB që në vitin 1945, në ditën e themelimit. Tani është nderi ynë t’i ofrojmë asaj vendin e mohuar”. Fjala e tij në këtë takim dilte disi nga fjalimi i zakonshëm i një ministri, por Prof. Dr. Mehmet Fuad Qyprilliu, pinjoll i një familjeje të famshme vezirësh që kishin drejtuar për shumë vite perandorinë turke në shekullin e XVII, nuk mund ta harronte origjinën dhe vendlindjen e të parëve. Kur gazetarët e pyetën pse ai këmbëngulte për pranimin e Shqipërisë në OKB, ai që përgjigjej se me këtë veprim i kishte kthyer atdheut një borxh që familja e vet e kishte marrë me vete ditën e largimit dhe e mbante mbi supe në shekuj. Ai qe një figurë e padiskutueshme e politikës turke dhe një nga njerëzit që ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër për marrëdhëniet me Shqipërinë.

 

Ndërtimet

Në fakt, kush më pak e kush më shumë, të gjithë Qyprillinjtë kanë hyrë në historinë e Perandorisë Otomane si ndërtues të mëdhenj. Ata kanë ndërtuar në fshatin e tyre dhe fshatrat përreth një xhami, ura, banja, një mulli të madh bloje çezma etj. Për shkak të zhvillimit ekonomik e kulturor, në kohën e tyre Roshniku kishte hyrë në zonë e zhvilluar dhe quhej kaza (qytezë). Për t’u përmendur janë edhe ndërtimet e pamundura civile në mbarë perandorinë, si xhamitë, vakëfet, shkollat (këto të fundit, sidomos në kohën e Ahmet Fadil Qyprilliut), tregjet, etj, shumë nga të cilat mbajnë ende emrin e Qyprillinjve. Që me ngjitjen e Ahmet Pashës në kreun e ekzekutivit, familja e Qyprillinjve u vendos në Kostandinopojë, në shtëpinë (pallatin) e Qyprillinjve, që gjendet pikërisht në buzë të Bosforit. Pranë pallatit, që ekziston dhe sot e kësaj dite, gjendet edhe biblioteka e Qyprillinjve, e cila mbetet akoma një ndër bibliotekat më të famshme të Stambollit. – “TO”.

Tags: qyprillinjte

TË LIDHURA

Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

23:02 | 12/05/2025
Kokalari për Berishën: Humb zgjedhjet, non-grata s’u hoq, s’ishte besnik
Aktualitet

Kokalari për Berishën: Humb zgjedhjet, non-grata s’u hoq, s’ishte besnik

22:12 | 12/05/2025
Ngjela: PD peng i Berishës, Rama rrezikon nga pushteti absolut
Aktualitet

Ngjela: PD peng i Berishës, Rama rrezikon nga pushteti absolut

22:05 | 12/05/2025
Next Post
“Flet pak shqip. Italishten e ka harruar”/ Doktoresha: Alvini s’donte të flinte

“Flet pak shqip. Italishten e ka harruar”/ Doktoresha: Alvini s'donte të flinte

Nuk kaloi vettingun, përjashtohet shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA

Nuk kaloi vettingun, përjashtohet shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA

Metamorfoza e krimit, të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë

Metamorfoza e krimit, të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

by mirseda
23:02 | 12/05/2025
0

Në njësinë 5 prej orës 22:00 është ndërprere numërimi. Shkaku, lodhja numëruesve të PD. Ndërkohë në 7...

E papritur! Alba kërkon largimin nga Ferma VIP

E papritur! Alba kërkon largimin nga Ferma VIP

23:00 | 12/05/2025
Kampion për herë të dytë, Egnatia “ngre në qiell” trofeun

Kampion për herë të dytë, Egnatia “ngre në qiell” trofeun

22:58 | 12/05/2025
Kokalari për Berishën: Humb zgjedhjet, non-grata s’u hoq, s’ishte besnik

Kokalari për Berishën: Humb zgjedhjet, non-grata s’u hoq, s’ishte besnik

22:12 | 12/05/2025
Prindërit e Albës: “Të duam pafund”, mesazh edhe për Limin

Prindërit e Albës: “Të duam pafund”, mesazh edhe për Limin

22:08 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com