Aktualitet

Nuk kaloi vettingun, përjashtohet shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA


               Publikuar në : 11:20 - 08/11/19 B H

Nëndrejtori i përgjithshëm i SHÇBA-së, Oltjon Shehu nuk e ka kaluar procesin e vettingut.

Njoftimi për përjashtimin e tij nga detyra erdhi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Shehu ishte i pari në listën zyrtare të policisë që u verifikua. “Vettingu në Polici” apo i njohur ndryshe si procesi i rivlerësimit të punonjësve të policisë nisi të martën në Tiranë.

Oltjon Shehu dha llogari për burimet e pasurisë së tij familjare si dhe për aftësitë e tij profesionale. Nuk është bërë e ditur akoma se cili në cilin kriter janë hasur probleme.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT