Rama ka reaguar për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, për naftëtarët e Ballshit. Por këtë herë duke i sfiduar, se pa dalë nga greva, nuk do të ulen në bisedime.
Kryeministri Rama përsërit mesazhin e tij se qeveria nuk negocion nën presionin e askujt, dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Ai premton se nëse mbyllin grevën, do të shkojë vetë menjëherë t’i takojë.
“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime dhe unë s’kam shkop magjik!”.
Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime dhe unë s’kam shkop magjik!
— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2020