E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Studimi/ Imuniteti ndaj Covid-19, mund të zhduket shumë shpejt pas infektimit

Një studim i ri ka gjetur prova se imuniteti ndaj Covid-19, mund të bjerë me kalimin e kohës, në një mënyrë të ngjashme me infeksionet sezonale të koronavirusit, disa prej të cilave shkaktojnë të ftohurën e zakonshme.

Këto gjetje, i japin një goditje të re propozimeve të diskutueshme mbi garantimin e imunitetit të tufës, dhe shtojnë rrezikun që njerëzit të sëmuren për herë të dytë nga Covid-19.

Studiuesit nga Kolegji Mbretëror i Londrës, kanë zbuluar se nivelet e antitrupave mbrojtës, bien shpejt pas infeksionit Covid-19, ose më shumë se një të katërtën midis verës dhe vjeshtës.

Gjetjet që janë të bazuara në një studim mbi më shumë se 365.000 pjesëmarrës, dhe që janë ende për t’u shqyrtuar, tregojnë se mund të ketë një rënie të nivelit të imunitetit të popullsisë me kalimin e kohës. Dhe kjo potencialisht në përputhje me infeksione të tjera sezonale të koronavirusit, disa prej të cilave mund të shkaktojë e ftohura e zakonshme.

Rënia e antitrupave u vërejt në të gjithë popullatën – përveç punonjësve shëndetësorë – me një rënie më të madhe tek njerëzit mbi moshën 75-vjeç. Ndërsa rënia e antitrupave nuk do të thotë domosdoshmërisht një rënie të imunitetit – ka pjesë të tjera të sistemit imunitar që mund të përfshihen – profesoreshë Uendi Barkeli, një nga autoret e studimit, i tha BBC-së se ata priren të jenë shumë parashikues të imunitetit.

Berkeli tha se në bilancin e provave,”dukej sikur imuniteti bie me të njëjtën shpejtësi kur bien edhe antitrupat, dhe se ky është një tregues i një imuniteti të zbehur”.Kuptimi i natyrës së imunitetit Covid-19 është thelbësor për kontrollimin e pandemisë.

Provat që imuniteti zbehet me kalimin e kohës, dhe veçanërisht kaq shumë shpejt, u japin një goditje atyre që mbështesin një qasje të fituar natyrshëm të imunitetit për të zbutur pandeminë. Dhe Deklarata e Madhe e Barringtonit, është një shembull i mirë i kësaj. Fatkeqësisht, zbulime të tilla japin një goditje potencialisht katastrofike ndaj çdo lloj përpjekje për të kontrolluar Covid-19, pavarësisht se sa i vështirë mund të jetë reagimi imunitar. Ky hulumtim bazohet në vëzhgimet dhe studimet ekzistuese, që vërtetojnë se imuniteti zbehet me kalimin e kohës.

Lexo edhe :   Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19
Lexo edhe :   Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Rastet e ri-infektimit me Covid-19, megjithëse aktualisht janë të rralla, janë të njohura. SHBA ka dokumentuar rastin e saj të parë kohët e fundit, ku ri-infektimi i një burri rezultonte të ishte më i rëndë se sa i pari.

Ndërkohë, ekzistojnë një numër studimesh që tregojnë gjithashtu se imuniteti mund të zbehet shpejt. Ndërsa pandemia po zgjat dhe po kalon shumë kohë, ka gjasa që të ketë shumë më shumë gjetje të ngjashme në horizont mbi këtë çështje.

Burimi i lajmit: https://www.forbes.com/sites/roberthart/2020/10/27/study-covid-19-immunity-may-wear-off-after-infection/#414e38732ab0

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...