Alice Taylor është blogerja angleze që para pak kohësh publikoi një shkrim ku rendiste 28 veset e shqiptarëve.
Së fundmi, ajo ka akuzuar qeverinë shqiptare, teksa tregon se autoritetet i kanë refuzuar shtyrjen e lejes së qëndrimit, ndonëse se është në muajin e 6-të të shtatzënisë.
Ajo ka akuzuar qeverinë shqiptare se po e sulmon, duke iu referuar disa raportimeve që blogerja ka bërë për televizionin rus “Russia Today” në lidhje me situatën politike të krijuar në vend.
“Qeveria shqiptare, pasi më ka sulmuar mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetare dhe kritikave të mia ndaj tyre, tani ka anuluar rinovimin e lejes sime të qëndrimit. Pra, jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe më kërkohet që të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore ku thuhet se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që mund të më dalin nga të qenit gati 6 muaj shtatzënë. Pres një fëmijë shqiptar”, shkruan Taylor.
Në media flitet se Tayler është e fejuar me Ergys Hoxhën, i cili thuhet të jetë një ndër të proceduarit për protestën e opozitës të mbajtur më 26 shkurt.