Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Qeveria me ‘dorë të hekurt’, ja adresat për të deklaruar lëvizjet me automjet

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria me ‘dorë të hekurt’, ja adresat për të deklaruar lëvizjet me automjet

Ndër rregullat që ka prezantuar Rama pak më herët lidhet me oraret e vetë-izolimit, e nëse ato shkelen, qytetarët përballen me gjobat. Të gjunjëzuar para koronavirusit vdekjeprurës, qeveria shqiptare ka marrë masa të rrepta. Të gjithë qytetarët që duan të lëvizin për punë, në oraret e përcaktuara, duhet të bëjnë deklarimin e tyre në Policinë e Shtetit.

Të gjithë personat të cilët nuk e kanë shkëputur marrëdhënien me punën, mund të dorëzojnë formularin për aprovim nga ana e autoriteteve të policisë në adresën që është hapur për të bërë procesin më të lehtë.

Njoftimi

Sqarim i Policisë së Shtetit Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve drejt numrave të dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224, si dhe nga email-et shumta të ardhura në adresën e dedikuar: [email protected], për akreditim apo informacione të ndryshme në lidhje me masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, sqarojmë gjithë qytetarët se:

Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën [email protected] dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it [email protected] dhe dy numrave të dedikuar. Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit. Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private. Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë. Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall. Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit.

 

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, fillimisht duhet të plotësoni këtë formular. 

‘Nëse bëni shkelje të qarkullimit të makinave, drejtuesi i mjetit dënohet me heqje të patentës për 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit.

Oraret kur mund të lëvizni me makinë personale është 07:00-08:00 dhe 16:00-17:00.

Masa janë marrë edhe për këmbësorët, të cilët nuk duhet të lëvizin pas orës 18:00′.

Bluzat e bardha thonë se vetëm vetë-izolimi do të sigurojë frenim të përhapjes së virusit në popullatë. Ekspertët e Shëndetësisë vlerësojnë se shifrat e të prekurve do të rriten.

Për të përballuar situatën, Shqipëria i ka kërkuar ndihmë për pajisje mjekësore Kinës, vendit që po e fiton betejën me koronavirusin. Po kështu, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka paralajmëruar se në këtë javë, por edhe javën tjetër, pritet që shifrat të rriten me ritëm më të shpejtë.

Tags: koronaviruslevizja e mjetevemjeketshqiperi

TË LIDHURA

Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.
Aktualitet

Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.

16:06 | 24/01/2026
Përfshihet nga flakët banesa në Astir, shkak i zjarrit një pajisje elektrike
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Astir, shkak i zjarrit një pajisje elektrike

16:02 | 24/01/2026
1300 policë për protestën/ Berisha mesazh pak para tubimit: Keni shansin e madh të riktheni
Aktualitet

1300 policë për protestën/ Berisha mesazh pak para tubimit: Keni shansin e madh të riktheni

15:47 | 24/01/2026
Next Post
E zbulon për 10 minuta nëse je i infektuar, Kosova blen 20 mijë aparatura

E zbulon për 10 minuta nëse je i infektuar, Kosova blen 20 mijë aparatura

Maska e ndalon koronavirusin? Bota në emergjencë nga pandemia

Maska e ndalon koronavirusin? Bota në emergjencë nga pandemia

Koronavirusi dhe shërbimet sekrete

Koronavirusi dhe shërbimet sekrete







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.
Aktualitet

Aksident në Bulqizë: ambulancë përplaset me makinë, një i plagosur drejt Tiranës.

by mirseda
16:06 | 24/01/2026
0

Një aksident ka ndodhur në Bulqizë. Një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në Bulqizë. Si...

Përfshihet nga flakët banesa në Astir, shkak i zjarrit një pajisje elektrike

Përfshihet nga flakët banesa në Astir, shkak i zjarrit një pajisje elektrike

16:02 | 24/01/2026
1300 policë për protestën/ Berisha mesazh pak para tubimit: Keni shansin e madh të riktheni

1300 policë për protestën/ Berisha mesazh pak para tubimit: Keni shansin e madh të riktheni

15:47 | 24/01/2026
THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

12:00 | 24/01/2026
“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com