Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Qasja e nuancuar e Kinës në Ballkanin Perëndimor

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Qasja e nuancuar e Kinës në Ballkanin Perëndimor

Nga Vladimir Shopov “European Council on Foreign Relations”

Mëngjesi i 9 shtatorit nisi si zakonisht në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, deri kur një zjarr shkatërroi një nga godinat kryesore në qendër të qytetit. Aty ndodhen institucione të ndryshme shtetërore, përfshirë Agjencinë e Informacionit të Medias – media kryesore e lajmeve në vend.

Por pavarësisht nga rëndësia e saj, agjencia mori ofertën e saj të parë të ndihmës jo nga qeveria por nga ambasada kineze. Ai akt ilustron më së miri qasjen e nuancuar, dhe në shumë nivele të Kinës në angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm disa javë më vonë, një seli tjetër diplomatike kineze u angazhua në një lloj tjetër shpëtimi. Më 22 shtator, Kina i siguroi Arkivit Shtetëror të Filmit në Shqipëri një sistem të kontrollit të klimës, që do t’i japë mundësi të ruajë rreth 44.000 bobina filmike.

Ngjashëm, kur pandemia e Covid-19 përfshiu Bosnje Hercegovinën, nuk ishin vetëm zyrtarët kinezë ata që ofruan ndihmën e tyre. Një kor fëmijësh në qytetin kinez Ëuxi dhe profesorë nga Universiteti Suzhou u bashkuan në ofrimin e mbështetjes së tyre, në përpjekje me sa duket për ta tejkaluar retorikën zyrtare të Pekinit.

Rishfaqja e Kinës si një fuqi globale, i ka nxitur shumë analistë të fokusohen në tablonë më të madhe. Ndërsa ekspertët e politikës dhe akademikët, nxitojnë që ta përcaktojnë rendin e ri ndërkombëtar, ata shpesh flasin mbi Ballkanin Perëndimor, si një terren kryesor për konkurrencën e ripërtërirë gjeopolitike.

Pasiguria rreth statusit të rajonit, e simbolizuar nga vonesat në procesin e pranimit në BE, ka krijuar mundësi jo vetëm për fuqitë botërore, por edhe për aktorët lokalë të të gjitha llojeve. Në fakt, një Kinë në rritje kombinohet me një Evropë të pasigurt, një SHBA të angazhuar pa dëshirë në rajon, një Rusi me problemet e veta por gjithnjë të pranishme, një Turqi ambicioze dhe aktorë të interesuar të Gjirit Persik në shumë fusha në Ballkanin Perëndimor.

Për rrjedhojë, vlerësohen shpesh ngjarjet dhe prirjet duke kërkuar sinjale, deklarata, politika dhe nisma në shkallë të gjerë. Megjithatë, kjo qasje mund të jetë disi mashtruese dhe e papërshtatshme. Mbi Kinën, kjo qasje ka çuar në një fokusim të madh tek Nisma e Brezit dhe Rrugës – dhe instrumentin e saj bashkëpunues politik rajonal “17+1”- në kurriz të faktorëve të tjerë.

Fati i Nismës së Brezit dhe Rrugës, që ka përfshirë një seri investimesh të mëdha në infrastrukturë dhe energji, ka fiksuar përgjithësisht perceptimet dhe analizat perëndimore të ndikimit të Kinës në Ballkanin Perëndimor.

Por në rajon, Pekini ka nisur një lloj tranzicioni që shkon përtej financimit ndërqeveritar, dhe drejt huazimit nga bankat kineze. Më larg bashkëpunimit politik me partitë qeverisëse, dhe më tepër drejt bashkëpunimit me aktorë të tjerë; larg bashkëveprimit me shtetin dhe drejt atij me aktorë jo-shtetërorë; si dhe me autoritetet lokale.

Për shembull, një nga prioritetet kryesore të nismës “17+1” është bashkëpunimi me autoritetet lokale, të cilat presin të përfitojnë ekonomikisht nga angazhimi kinez. Kina po distancohet nga bashkëpunimi i përgjithshëm akademik drejt projekteve lokale.

Dhe po kalon nga bashkëpunimi mediatik përmes vizitave për qëllime studimore, drejt përpjekjeve për të vendosur përmbajtje në media lokale, kultivuar marrëdhënie afatgjata me gazetarë të veçantë dhe për të promovuar analistë dhe ekspertë miqësorë ndaj Kinës në media.

Për shembull, programet për gazetarët që shkojnë në Kinë po zgjerohen vazhdimisht, dhe ambasadat kineze po ofrojnë më shumë përmbajtje falas për median. Në përgjithësi, Kina po zbaton një qasje në shumë nivele, që synon të zhvillojë marrëdhënie për të ngulitur ndikimin e saj në të gjithë shoqërinë, politikën dhe ekonominë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo qasje kontraston me aktivitetin rajonal kinez në vitet 2009-2012, kur vendi bëri përpjekje të vazhdueshme për t’u angazhuar në ndërtimin e porteve, hekurudhave, urave, rrugëve dhe projekte energjetike në Shqipëri, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci, nën Nismën e Brezit dhe Rrugës dhe formatit të bashkëpunimit “17+1”.

Angazhimi shumë-nivelësh i Kinës me rajonin, shtrihet në fusha kryesore të tilla si telekomunikacioni. Kroacia ofron shembullin më të fundit. Për habinë e shumëkujt, Zagrebi shtyu kohët e fundit nënshkrimin e një marrëveshje mbi 5G me SHBA.

Ajo e bëri këtë gjë ndërsa kompania “Huauei” po prezantonte projektet e saj 5G dhe atë të “qyteteve smart” në Osijek dhe Pula. Ky është lloji i angazhimit, që mund të ngulisë teknologjinë kineze në infrastrukturën lokale, dhe të sigurojë qasje në të dhënat lokale.

Ky lloj angazhimi sjell një mori përfitimesh. Ai është në tërësi i padukshëm, ka kapacitetin të shfrytëzojë dallimet midis politikave kombëtare, dhe mund të shfrytëzojë sipërmarrjen lokale për të zhvilluar raporte me Kinën.

Prania e Kinës në Ballkanin Perëndimor është e nënvlerësuar dhe e pastudiuar siç duhet. Të verbuar nga strategjia e madhe, analistët perëndimorë shpesh nuk kanë arritur ta kuptojnë plotësisht qasjen e Pekinit për rritjen e ndikimit të tij në rajon. Kjo prirje është përkeqësuar nga vëmendja ndaj projekteve fillestare në shkallë të gjerë të Pekinit.

Strategjia e nuancuar, shumëplanëshe dhe e ndërlidhur e Kinës në Ballkanin Perëndimor është në fazat e para, por ajo po rritet shpejt. Dhe do të ketë pasoja në fusha si qeverisja ekonomike, politikat fiskale, politika e jashtme, siguria kombëtare, diplomacia publike dhe shoqëria civile.

Burimi i lajmit: https://ecfr.eu/article/china-goes-granular-beijings-multi-level-approach-to-the-western-balkans/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ballkani PerëndimorkinaqasjeSerbia

TË LIDHURA

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!
Bota

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar
Bota

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Next Post
Ish-drejtori i ISHP-së denoncon: Antibiotikët po shiten si karamele në farmaci

Ish-drejtori i ISHP-së denoncon: Antibiotikët po shiten si karamele në farmaci

Mbi 1.5 milionë dollarë dëm shtetit, pranga ish-drejtorit të Hidrokarbureve

1.5 mln $ dëm shtetit me puset e naftës, ish-kreu i AKBN ''shpëton'' nga burgu

Joakim Lëv: Gjermania favorite për Europianin, nuk kemi vdekur ende

Joakim Lëv: Gjermania favorite për Europianin, nuk kemi vdekur ende







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

by mirseda
19:53 | 13/12/2025
0

Një ngjarje shqetësuese është shënuar në fshatin Krapës, njësia administrative Portëz e Bashkisë Fier, ku brenda një...

Osmani: Ia paraqita Papës shpresën që Vatikani të njohë Kosovën

Osmani: Ia paraqita Papës shpresën që Vatikani të njohë Kosovën

19:33 | 13/12/2025
Avokatët e Veliajt kërkojnë në Kushtetuese përshpejtim të padisë, pasi vonesa po dëmton kryeqytetin

Avokatët e Veliajt kërkojnë në Kushtetuese përshpejtim të padisë, pasi vonesa po dëmton kryeqytetin

19:15 | 13/12/2025
Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës

18:57 | 13/12/2025
A iu kërkua dorëheqja? Flamur Noka flet pas mbledhjes së kryesisë së PD-së

A iu kërkua dorëheqja? Flamur Noka flet pas mbledhjes së kryesisë së PD-së

18:25 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com