Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pyetja e madhe, të cilës duhet t’i përgjigjet Lulzim Basha

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Andi Bushati/Pasi u zbyth nga të gjitha premtimet që kishte bërë në çadër duke i siguruar PD-së asgjë më shumë sesa një humbje të sigurt, pasi me propozimet për qeverinë tregoi se nuk mund të shkojë më larg sesa klientela e qeverisë së vjetër Berisha, Lulzim Basha nuk mund të surprizonte me profilin e ardhshëm të grupit parlamentar.

Listat e deputetëve që ai dorëzoi të premten janë një shembull flagrant kontradiktave dhe mungesës së koherencës.

Po të shihet se cilët njerëz ka larguar Basha nga grupi i PD askush nuk mund të gjejë kriteret që janë përdorur.

Në fillim duket sikur pastrimi i listave nga Topalli, Bode, Imami, Ruli, Patozi që përbënin kupolën drejtuese të qeverisjes 8 vjeçare 2005-2013 është një përpjekje për distancim nga e shkuara. Është një reflektim për dështimet e një pushteti klientelist, të korruptuar dhe arrogant.

Por, nga ana tjetër askush nuk mund të besojë se qëllimi i vërtetë ka qenë ndjesa dhe reflektimi derisa në lista është mishërimi i të gjithë këtyre veseve dhe mëkateve, Sali Berisha. Pra, askush nuk mund të pretendojë se Basha po distancohet nga berishizmi në pushtet duke propozuar Sali Berishën për deputet.

Duket qartë se emrat e mësipërm nuk janë “djegur” me asnjë nga kriteret që mund të pretendohen. Aq më pak me atë të “rinovimit”.

I njëjti arsyetim vlen edhe për fshirjen nga listat të Majlinda Bregut dhe të Eduard Selamit. Po të ndiqen kriteret normale politike, sipas të cilave individi avancon kur ideja që mbron del fituese, ata duhet të ishin sot edhe më lart se Lulzim Basha në lista. Për një periudhë të gjatë ata mbajtën qëndrimin se në zgjedhje duhet të shkohej edhe me Ramën kryeministër, se PD-ja duhet të dëgjonte ndërkombëtarët, se partia e dhjetorit ‘90, nuk e kishte luksin të prishej me perëndimin.

Në fund, pavarësisht prej përbetimeve qesharake të Lulzim Bashës se ai nuk pyeste as për Daul as për Merkel pasi mbronte një kauzë të drejtë, u bë siç thoshin Selami dhe Bregu. Por paradoksalisht në vend që të promovoheshin ata u ndëshkuan.

Natyrisht e di se sot fanatikët e Bashës, mund të thonë, se atyre nuk iu vu fshesa për këtë gjë, por se ishin treguar miqësorë ndaj Ramës. Se ata nuk e kishin kritikuar kurrë kryeministrin dhe qeverinë e drogës. Pra, se ata po largoheshin pasi kishin rënë në prehrin e armikut dhe i ishin dorëzuar joshjeve të tij.

Por, përsëri edhe këtu ka një kontradiktë të pa kapërdirë. Nëse ky argument vlen për kritikët si Bregu dhe Selami, ai nuk është i vlefshëm për figura të PD-së si Topalli apo Patozi. Ata vërtet kanë qenë shpesh kritikë me Bashën, vërtet kanë këmbëngulur për të hyrë me çdo kusht në zgjedhje, por ata mbi të gjitha kanë qenë “të pamëshirshëm” me këtë qeverisje. Ata e kanë goditur fort, Ramën, Metën dhe katastrofën drejt së cilës ata po e drejtonin vendin.

Pra, Topallit dhe Patozit jo vetëm u triumfoi ideja e futjes në zgjedhje po ata janë edhe të pacenueshëm nga akuza se i mbrojtën këto ide të frymëzuar apo të blerë nga kundërshtarët politikë.

Atëherë, pse u përjashtuan?

Kjo është një nga pyetjet që rëndon, me shpalljen e listave, mbi Lulzim Bashën.

Përgjigjja imediate e saj është e thjeshtë. Kreu i PD ka hequr qafe të gjithë ata që do t’i kërkonin llogari për disfatën e sigurt të 25 qershorit.

Po të shkohet më tej: kjo listë nuk është asgjë më shumë sesa përdhosja e fabulës mashtruese të republikës së re. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, sepse ajo është vazhda e një logjike të kastës së vjetër që e detyroi Bashën të bënte një marrëveshje të turpshme me Ramën dhe të propozonte për ministra (atëherë kur iu dha rasti të konturonte fizionominë e një PD-je tjetër) figura të konsumuara nga qeverisja e Berishës. (Lapsi.al)

Tags: ANDI BUSHATIastrit patoziBerishaEduard Selamilulzim bashaMajlinda Bregurama

TË LIDHURA

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
Next Post
Afganistan, përgjaket dita e parë e Ramazanit me 18 të vrarë

Afganistan, përgjaket dita e parë e Ramazanit me 18 të vrarë

Clinton i kujton Trump “Watergate-in” e Richard Nixon

Clinton i kujton Trump “Watergate-in” e Richard Nixon

Albanian political leaders wish for a happy month of Ramadan

Albanian political leaders wish for a happy month of Ramadan

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com