Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pushka top, më 2 mars e përtej

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pushka top, më 2 mars e përtej

Nga: Astrit Patozi

Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sherrin dhe t’i nxjerrin ujin e zi, secili në “kështjellën”e vet, që, sipas tyre, ruan dhe mbron popullin nga armiku përballë. E kanë sjellë zvarrë deri këtu me një mijë paudhësi, marifete, madje edhe krime, jo domosdoshmërisht penale, dhe nuk ka kuptim që ta lënë punën në mes.

Është e vetmja rrugë për të bindur edhe më të indoktrinuarit prej tyre se nuk i meritojmë, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që nuk dinë as të zihen. Mënyra se si po duan t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, është një arsye më shumë për t’i refuzuar dhe më pas rrëzuar. Sigurisht, me votë.

Sepse gjëmat më të mëdha këtij vendi nuk i kanë ardhur gjatë kohës së përleshjeve të shpeshta të bajlozëve për territor, por gjithmonë në stinën e dashurive të tyre me kontratë. Ndaj edhe nuk është lajm i keq që duken të vendosur në përplasjen finale për jetë a vdekje, ndonëse është shumë fyes dhe poshtërues niveli i degradimit të debatit publik edhe për qytetarin më pa pretendime në Shqipëri.

Por, tek e fundit, jetojmë në një rend shoqëror, që nuk e njeh përgjegjësinë kolektive, ndaj dhe nuk kemi pse të ndjehemi keq për turpin e tyre. Asnjë keqardhje për “Rilindjen” e lodhur nga zullumet e veta të panumërta, të cilës në një farë mënyre po i kthehet mbrapsht investimi i vet kryesor i tre vjetëve më parë.

Sepse meraku i atëhershëm ishte thjesht sistemimi i dy njerëzve, njëri prej të cilëve shkoi në Presidencë, kurse tjetrit iu dha pazar. Natyrisht, as për të tjerët, të cilët hallet e veta të komplikuara për pushtet dhe drejtësi po duan të na i shesin si sakrificë historike në emër të kushtetutës, që po përdhunohet.

Ndaj nuk duhet humbur asnjë çast për të vrarë mendjen se kush prej tyre ka më shumë të drejtë në këtë kacafytje të shpifur mëkatarësh, e cila shërben kryesisht për të na kujtuar edhe një herë se sa keq jemi katandisur për shkakun e tyre. Në këto kushte, i vetmi merak duhet të jetë se mos ndërrojnë mendje rrugës dhe tërhiqen me marifet, duke e lënë prapë përgjysëm revolucionin, sepse deri më 2 mars ka shumë kohë, jo vetëm për t’u penduar, por edhe për të menduar, ëndërruar dhe, pse jo, përgatitur 1 prillin tjetër.

 

Tags: astrit patoziMetarama

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Hidhet shorti/ Kush do e vendosë fatin e çështjes “CEZ”

Hidhet shorti/ Kush do e vendosë fatin e çështjes “CEZ”

“Të mbrojmë Kushtetutën”/ Meta i shpreh mirënjohjen ish-ambasadorit

"Të mbrojmë Kushtetutën"/ Meta i shpreh mirënjohjen ish-ambasadorit

“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Meta: Do vendosim një monitor në Bruksel, që të kuptojnë perlën e rilindjes







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

17:33 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Reformë Territoriale pa opozitën? Ministri Demo: Duhet përfshirje e të gjitha palëve!
Aktualitet

Reformë Territoriale pa opozitën? Ministri Demo: Duhet përfshirje e të gjitha palëve!

by mirseda
14:17 | 19/03/2026
0

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, ndërsa në përfundim ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka...

Nafta 210 lekë/litër, ministri: S’ulim taksën e qarkullimit

Nafta 210 lekë/litër, ministri: S’ulim taksën e qarkullimit

14:15 | 19/03/2026
“Regjim i ri për Ngushticën e Hormuzit”, Irani shqyrton vendosjen e tarifave për çdo anije mallrash

“Regjim i ri për Ngushticën e Hormuzit”, Irani shqyrton vendosjen e tarifave për çdo anije mallrash

13:48 | 19/03/2026
Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare në Finiq, procedohet penalisht mësuesi!

Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare në Finiq, procedohet penalisht mësuesi!

13:32 | 19/03/2026
Aksident zinxhir, 6 makina përplasen në qendër të qytetit

Aksident zinxhir, 6 makina përplasen në qendër të qytetit

13:30 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com