Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse u nxor Saliu jashtë Grupit Parlamentar të PD?!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse u nxor Saliu jashtë Grupit Parlamentar të PD?!

Nga: Pajtim Bello

Thuhet se, që Partia Demokratike (PD) të mund të vijë në pushtet, Sali Berisha duhej përjashtuar prej Grupit Parlamentar sajë. Mënyra më e gjetur për diskretitimin e një të vërtete ulëritëse. Të mjerët demokratë kot që janë lodhur, kështu pushtetin nuk do ta cekin kurrë. Të gjithë faktorët e përfshirë në këtë proces dhe realiteti historik kërkojnë që PD të ndryshojë, të futet në një proces reflektimi te thellë.  Largimi i ish liderit është prerje plastiko-kozmetike. SHBA foli pa doreza, e shpalli Non Grata. Nëpër studio televizive po luhet kukamshefti. Kërkojnë ta largojnë Saliun duke e heroizuara atë. Saliut i pëlqen kjo lojë zbavitëse.

Iu thotë SHBA më sillni faktet. Të ngjan si tek fabula, ku hajdutin e vjedhjeve të përsëritura e kapën në flagrance duke vjedhur një argjendari dhe i thanë:”Të kapëm me presh ne duar!”. Hajduti hapi duart ku mbante bizhuteritë e vjedhura dhe iu tha “Pse gënjeni?”. Ku janë preshët? Saliu e di shumë mirë cilat janë provat dhe përse është shpallur “Non Grata”. Ai di akoma më shumë se tufa me presh nuk tregohet e tëra, prandaj bërtet më sillni provat! Këtë e dinë analistët dhe politkanët. Para së gjithash është kërkuar që PD të distancohet nga Berishizmi si platformë politike, si mënyrë të menduari e të vepruari, në sjelljen e PD dhe të shtetit. Lidershipi dhe strukturat e PD duhet të denoncojnë Berishizmin, ta dënojnë atë dhe të ndahen prej tij me vendosmëri e nëse duhet edhe me “dhunë” institucionale dhe jo duke përkëdhelur sedrën e sëmurë të Saliut.

SHBA foli qartë: Sali Berisha e përdori shtetin për të pasuruar veten, familjen e bashkëpunëtorët dhe minoi demokracinë në Shqipëri. Analistët pro tij apo strukturat e PD nuk duan të dëgjojnë nga ky vesh, përkundrazi… Në këtë histori nuk duhet të bëjmë naivin. Shpallja ‘Non Grata’ nuk duhet parë thjesht si akt në vehtvete. Duhet ti shohim sjelljet e ngjarjet në kohën e historisë, në tërë hapësirën gjeostrategjike dhe të integruara. Na kujtohet kur Kongresmeni Republikan Lee Zeldin, në një seancë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme, i kërkoi Sekretarit të Shtetit Antony Blinken informacione specifike.

Përgjigja e z. Blinken ishte e shkurtër, me gjuhe lakonike:”..anëtarët e Kongresit mund të drejtohen në Zyrën e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative.”. Kongresmeni shkoi, pa dhe heshti!.. I ranë bateritë. E si mund të anashkalohet ky detaj shumë i rëndësishëm?! Më tej, pas shpalljes Non Grata, janë zhvillimet me rendësi gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ngjarjet të nxehta në Mal të Zi. Acarim disa ditor i situatës në kufirin Kosovë-Serbi. Rusia dhe Serbia janë ndier shumë aktivë, ethshëm po përpiqen të aktualizojnë oreksin e vjetër serb për porte në bregdetin në Adriatik, duke u përkundur në ëndrrën e Luftës Ballkanike të vitit 1912, kur trupat ushtarake serbe hynë në Shqipërinë Veriore dhe dolën në detin Adriatik. Dora e Rusisë dhe masha Serbe grishën në skenë fantazmat e ideve nacional-shoviniste të Naçertanies se Grashaninit (prej vitit 1844!).

Një mit, i groposur nga UÇK dhe Aleatët në 3 qershor 1999, kërkon të ringjallet! Sa kontrast të shëmtuar ofrojnë foltoret e Saliut në sfondin e këtyre ngjarjeve! Siç e thotë populli: “Fshati digjet, plaka krihet!”. Kështu ka ndodhur edhe herë të tjera prej 1990 e deri sot. Tashmë duhet folur pa doreza. Në këtë teatër të zhvillimeve gjeostrategjike Sali Berisha është i tepërt, i pa dobishëm; me sa duket i dëmshëm si edhe herë të tjera!.. Shqetësimi i disa analistëve e politikanëve mbi sovranitetin e PD e të shtetit, mbi mos respektimin e statutit të PD; mbi goditjen e Saliut gjasme ikonë e demokracisë, patriotizmit dhe ndershmërisë pushtetare ngjajnë më se të tepërt, nuk ngjitin kurrkund. Ta pranojmë, nuk lidhet me naivitetin e tyre; nuk vjen as nga mungesa e informacionit. Më e pakta këta përtojnë të shikojnë e të vlerësojnë realitetin, e kanë më të lehtë të merren me mullinjtë e erës! Punë e tyre edhe pse bie erë të keqe!

Tags: Pajtim BelloPDsali berisha

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Kryeministria shuan heshtjen, tregon nëse është shkarkuar Ardi Veliu

Kryeministria shuan heshtjen, tregon nëse është shkarkuar Ardi Veliu

‘Me duart e lidhura e me një rrip në qafë’, ish-futbollisti gjendet i vd*kur

‘Me duart e lidhura e me një rrip në qafë’, ish-futbollisti gjendet i vd*kur

Kulmi i marrëzisë: E sheh përditë dhe e pret verifikimin nga Pandora Papers

Kulmi i marrëzisë: E sheh përditë dhe e pret verifikimin nga Pandora Papers







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare
Politikë

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

by mirseda
22:02 | 12/12/2025
0

Gjykata Kushtetuese pezulloi sot vendimet e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku nga detyra,...

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com