Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Shqipëria është një shtet eksperimental

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Viti ’97 dhe paradokset e opozitës që mbajnë Ramën në pushtet

Nga: Ben Andoni

Një konstatim i politologut Servet Pëllumbi bën me dije se: Shqipëria nuk është më në tranzicion. Kjo gjendje ka marrë fund me miratimin e kushtetutës në nëntorin e vitit 1998, ndërsa tashmë Shqipëria është në një periudhë ku po duket hapur qeverisja shumë e dobët e dy partive kryesore dhe dështimi i modeleve të tyre qeverisëse.

Në këtë vazhdë, këtu gjenden dhe arsyetimet për dështimin e Reformës në Drejtësi, e cila është reforma më e madhe dhe më angazhuese e të gjithë spektrit politik shqiptar dhe jo vetëm . Kurrë Shqipëria nuk është gjendur në këtë qerthull siç po ndodh në këto momente dhe arsyeja është e thjeshtë: të gjithë duan të kapin sistemin e Drejtësisë, me anë të cilit ndikohet jeta e vendit. Paçka se mëtohet e kundërta të dy palët janë të interesuara që ajo të mos realizohet në parametrat e duhur. Të rezulton e kundërta, kur bisedon me specialistë të Maxhorancës dhe Opozitës pasi të shtrohen përballë argumente që janë të besueshme, për drejtësinë e secilës palë.

Me sa duket, të gjithë e dinin mirë që Reforma do hasej me këto vështirësi ndaj 140 deputetët e pranishëm më 22 Korrik e patën shumë të lehtë të ngrinin kartonin në fund të kohës verore të legjislaturës së vitit 2016. Megjithëse për hartimin e saj morën pjesë autoritetet nga Komisioni i Venecias dhe OBDAT, duhej të futeshin direkt dy ambasadorët e saj kohe, ajo e Brukselit Vlahutin dhe ambasadori amerikan Lu, që procesi të lirohej. Entuziazmi zgjati shumë pak, teksa palët filluan t’i vendosin njëri-tjetrit shkopinj ndër rrota, saqë sot Presidenti mendon dhe artikulon se reforma është krejt e kapur dhe është fare larg dokumentit themelor të miratuar, që shkon krejt kundër me arsyetimet dhe pretendimet nga njerëzit e PS-së.

Ndërsa të dyja palët artikulojnë prej muajsh kundra njëra-tjetrës, kjo shkaktoi edhe pamundësinë e organeve të rivlerësimit për të kryer një proces të rregullt ligjor, që krijoi një turbulli në zbatimin e akteve të reformës, fakte që i dhanë provat shumë shpejt.

Ashtu si pritej politika nuk mundi t’i shmangej dot ndikimit, kurse përfolja e veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tregoi se kjo reformë realisht nuk i shpëton dot dorës së gjatë të politikës. Shembujt i gjen ngado, por të mjafton të përmendësh aktet e gjykatave administrative dhe verdiktet e tyre, ku kuptohet realisht se produkti mban erë politike.

Për publikun është e qartë tashmë se: Reforma në Drejtësi është molla e sherrit të dy palëve për dominim dhe se ajo do të bëhet edhe më e vështirë në të ardhmen, e kjo pasi opozita braktisi institucionet, bash ato me të cilat mund të ushtronte kontrollin por edhe të jepte kontributin e saj të nevojshëm në tre pushtetet themelore. Opozita i ka shërbyer në një masë të  madhe jo thjesht përplasjes së forcave dhe denigrimit me të drejtë të pushtetit të Ramës por nga ana tjetër, negativisht, ka lëshuar kontrollin mbi pushtetin gjyqësor duke hequr kandidaturat rresht në Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë(KED), Këshillin e Lartë të Prokurorisë(KLP) dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit(KLGJ). Paradoksi është se me gjithë lirinë totale të krijuar, maxhoranca me politikën e saj, të marrjes së gjithçkaje ka punuar shumë dobët dhe me llogari të dukshme për dominim.

Larg këtyre, Reforma në Drejtësi është duke kaluar në një patologji, e këtë e shikon me funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese. Rasti i Besnik Muçit, së fundmi,  dhe i dy kandidaturave të PS-së, që nuk arritën të fitonin konkursin e magjistrateve, apo i kandidates tjetër që e pret Vetting, tregojnë se struktura e kësaj reforme është shumë konfuze, ani aspak ato 35.000 dosje që presin të shqyrtohen…

…

Me pak fjalë, Shqipëria u përdor dhe ajo vetë besoi se me tundjen e flamurit të Reformës do të merrte Hapjen e Negociatave, kurse të huajt do të besoheshin të thoshin se Reforma e saj në Drejtësi, e hartuar nga fillimi e deri në fund prej tyre, do të ishte shembull për të gjithë. Dhe, kur ajo do funksiononte në Shqipëri, në  një shtet ku është eksperimentuar jo pak, llogarit atëherë vendet e tjera të Ballkanit.

Paçka asaj që besohej dhe ende besohet se SPAK apo Prokuroria Speciale me Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me Byronë Kombëtare të Hetimit do e trandin shoqërinë shqiptare, koha po na provon se eksperimenti po del jashtë pritshmërive, pasi edhe vetë Shqipëria është kthyer gati krejt në shtet eksperimental, qysh me të ashtuquajturin “Çekun e bardhë”, që e shkundi vendin dhe ia dorëzoi varfërisë, bashkë me të gjithë hapat e saj, por që po kulmon me Reformën në Drejtësi, ku eksperimenti mëton të bëhet më i hidhur në të ardhmen.

Ne, shqiptarëve, që jetojmë në këtë shtet dhe kontribuojmë për të me sa duket na pret sfida të përcjellim një perceptim tjetër për vendin. Por nga e thëna në të bërë është një mal i tërë dhe politika nuk mund të rri pa futur hundët edhe në këtë pushtet.  Dhe, të mendosh se justifikimi do mbetet gjithnjë te fakti: Po ne jemi vend në tranzicion, ndaj ndodh e gjithë kjo. Një fakt, që nuk është i vërtetë. Pasi këtë e hedhin poshtë realitetet e saj…dhe fakti që ne mbetemi shtet eksperimental. (Homo Albanicus)

Tags: ben andonieksperimentalkomentshqiperiashtet

TË LIDHURA

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë
Aktualitet

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve
Aktualitet

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025
Next Post
Dalin pamjet e grabitjes së shekullit, autorët morën bizhuteri me vlerë 1 mld €

Dalin pamjet e grabitjes së shekullit, autorët morën bizhuteri me vlerë 1 mld €

“Rregulli i Maltës” për shpërndarjen e refugjatëve

"Rregulli i Maltës" për shpërndarjen e refugjatëve

“Do më trokasin 20 policë në shtëpi”/ Gazetarja debaton ashpër me Lleshajn

“Do më trokasin 20 policë në shtëpi”/ Gazetarja debaton ashpër me Lleshajn

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

by mirseda
22:52 | 13/09/2025
0

Napoli ka mundur 1-3 Fiorentinën në Firenze. Për kampionët e Italisë, belgu De Bruyne dhe Hojlund vendosën...

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com