Pse SHBA-ja u nxitua me çështjen e “gjenocidit” kundër armenëve

Nga Ilber Ortayli “Hurriyet Daily News”

Nuk ka asnjë dyshim se deklarata e presidentit amerikan Xho Bajden pas zgjedhjeve në SHBA për njohjen zyrtare të gjenocidit ndaj armenëve, nuk është diçka që duhet lënë mënjanë, shpërfillur apo kaluar në heshtje. Gjithsesi, që nga vrasja e diplomatit tonë të ri Bahadir Demir nga një armen i moshuar në vitin 1970, nuk është kryer ende një studim serioz mbi politikën armene.

SHBA-ja është një vend ku armenët e diasporës janë pozicionuar në postet kyçe në mediat amerikane dhe jetën akademike atje, edhe pse Franca është vendi ku ata janë në numër më të madh. Së bashku me ata në Kanada përbëjnë popullsinë më të madhe të diasporës armene sot në botë.

Ne vazhdojmë të përsërisim se parlamentet e botës që e njohin gjenocidin armen nuk janë historianë. Për më tepër ata nuk janë ekspertë të jurisprudencës. Në fakt, gjykimet që ata pranuan dhe miratuan janë shpesh larg projektligjeve të përgatitura duke përdorur mendimin dhe teknikat e një gjykate serioze.

Nuk ka asnjë dyshim se megjithëse parlamentet kanë në përbërje edhe juristë, ato nuk janë as gjykata, dhe as akademi shkencore. Deklaratat më kaotike dhe nganjëherë vendimet më të tmerrshme ligjore janë marrë shpesh nga këto institucione, më i rëndësishmi prej të cilave ishte vendimi i organeve federale zvicerane për të para-dënuar mbrojtjen që kishte kundër gjenocidit Doğu Perinçek.

 

Është bërë një përshkrim i gjenocidit

 

Sidoqoftë, ky incident gjysmëshekullor nuk po adresohet ende siç duhet. Disa prej tyre thonë se do ta vlerësojnë këtë çështje paraprakisht si një gjenocid, edhe pse gjykimi i takon në fakt historianëve. Me gjithë respektin, pas Luftës së Dytë Botërore organet e së drejtës ndërkombëtare hartuar përkufizimin e atij që quhet gjenocid në Gjyqet e Nurembergut.

Nga pikëpamja ligjore, kjo është një qasje shumë e komplikuar, por ekziston.

Është e vërtetë që shumica e historianëve anembanë globit nuk kanë sot strukturën e nevojshme logjike për të zhvilluar mendimin e një juristi. Sepse ligji ka të bëjë me arsimimin dhe me një trajnim profesional serioz dhe të vazhdueshëm.

 

Historianët armenë duhet të përballen me veten e tyre

 

Atëherë, pse kjo çështje duhet debatuar midis historianëve? Për shkak se një historian është personi që duhet të hetojë çdo ditë ngjarjet, duke marrë parasysh ngjarje të ngjashme, për të arritur më pas në një përfundim. Për këtë arsye, ne duhet të rishikojmë pretendimet në lidhje me çështjen armene, ashtu si edhe studimin e mizorive të (Holokaustit), që iu nënshtruan hebrenjtë.

Ne madje duhet të përpiqemi që historianët armenë të përballen me veten e tyre. Është e pamundur t`i shpjegohet problemi armen, si botës, vendit dhe rinisë tonë vetëm duke ribotuar disa artikuj dhe libra të shkruar me ngut çdo vit. Në lidhje me këtë çështje, ne nuk duhem të vazhdojmë të merremi me trajtimin e pikëpamje të ndryshme, përmes burimeve të mbledhura në mënyrë amatore.

 

Duhen njohur mirë burimet dhe faktet historike

Para së gjithash, intelektualët në Turqi duhet të njohin mirë shfarosjen raciste të kryer nga Adolf Hitleri kundër hebrenjve, dhe jo vetëm ndaj hebrenjve, por edhe ndaj romëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duhet të analizohet me imtësi literatura e Gjermanisë naziste mbi këtë çështje.

Rrënjët e antisemitizmit në Gjermani e kanë burimin që nga koha e Martin Luteri. Ka gjermanë që kanë shkruar dhe botuan libra në lidhje me këto tema. Por ne nuk kemi parë që ato të përkthehen në turqisht. Ekziston një literaturë e shkëlqyer mbi Berlinin dhe Judaizmin vjenez.

Dhe ne nuk mund ta konsiderojmë këtë proces si një akumulim ekzotik të njohurive. Historianët e Turqisë duhet që ta njohin mirë këtë literaturë. As kolegët e tyre që mbrojnë tezën e gjenocidit armen nuk dinë mbi to, dhe aspekti realisht më shqetësues është fakti që disa qarqe turke në Perëndim, që e akuzojnë Turqinë për gjenocidin ndaj armenëve, nuk e lexojnë dhe nuk kanë asnjë informacion mbi këtë literaturë.

 

Shtëpia e Bardhë nuk ka informacion të mjaftueshëm

 

Nuk ka asnjë dyshim që Bajden nuk është i ngjashëm me disa nga politikanët amerikanë. Pra,ai nuk është në mesin e atyre që kanë njohuri të mjaftueshme juridike, dhe një edukim të mirë historik, për të pasur mundësi që të vlerësojë në mënyrën e duhur mendime të ndryshme.

Lexo edhe :   Biden: Ditë e mrekullueshme për Amerikën

Në të kaluarën, përveç një presidenti si Ronald Regan – që nuk kishte shumë dijeni mbi këtë çështje dhe ndiqte politikën e tij të përditshme, fushatën zgjedhore dhe detyrimet që buronin prej saj, ka pasur edhe nga ata që kanë vepruar më seriozisht si Klinton dhe Medlin Ollbrajt. Ata nuk mund t’i kuptojnë idetë apo të zemërohen me vlerësimet e atyre që nuk janë veçanërisht në mbështetje të turqve, si Bernard Luis apo Zhill Veinshtein, por që kanë  pikëpamje serioze historiane (mendimi i Leuis ishte me peshë për shkak të arsimimit).

Dikush kishte një artikull me titull “Bernard Leuis nuk mund t’ju shpëtojë dot”. Lobi hebre dha një ndihmë e rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e gjenocidit në SHBA. Sot, kjo mbështetje nuk ekziston më. Dhe kjo gjë u shkaktua nga një antisemitizëm i panevojshëm.

 

Asnjë sukses në premtimet elektorale të Xho Bajdenit

 

Kanë kaluar 3 muaj që kur Bajden mori detyrën si president. Është e qartë se tani ai ndihet në një pozitë komode. Në të ardhmen, ai mund ta kuptojë ndoshta gradualisht politikën e Lindjes së Mesme dhe ekuilibrat e saj. Por deri më tani, nuk ka asnjë sukses serioz dhe bindës në asnjë prej programeve që ai ka premtuar të zbatojë.

Në Shtetet e Bashkuara, një rregullim i rëndësishëm u arrit vetëm në fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit. Por ndryshe nga vendet e zhvilluara perëndimore, nuk ka asnjë tregues se ai do të ndërmarrë reforma serioze për vendin, i cili ka një sistem shëndetësor të turpshëm.

Shkollimi dhe edukimi i masës është një problem i madh në Shtetet e Bashkuara. Ekziston një normë e turpshme e injorancës për një komb pionier të industrializmit (kjo frazë nuk është e imja; ajo përmendet shpesh në qarqet konservatore amerikane).

Shkalla në të cilën universitetet dhe spitalet më të përsosura dhe më tërheqëse të botës i ofrohen masave është shumë e diskutueshme. Asnjë tregues nuk do të ketë përparim as për këtë çështje. Së fundmi, Bajden gjendet i mbërthyer në mesin e një rendi kompleks problemesh të politikës së jashtme. Si do t’i trajtojë ai ato? Duket se nuk ka plane shumë të zgjuara as në këtë fushë.

 

Diaspora e zemëruar armene kundër SHBA-së

 

Azerbajxhani ndërmori disa reforma të rëndësishme në forcat e armatosura për të përmirësuar situatën e emigrantëve që erdhën nga territoret e pushtuara në Kaukazit. Fitorja e fundit në Nagorno Karabak është padyshim kundër Armenisë. Edhe Rusia, e cila ishte pro-Armenisë dhe e njohur si një mbrojtëse e saj, e përjashtoi ndikimin e presidentit armen Nikoll Pashinian në këtë zonë.

Pakicat armene dhe diaspora në Amerikë dhe Evropë, ishin shumë të mërzitura me SHBA-në, që nuk bëri asgjë për këtë çështje. Me këtë shpërthim të fundit të zemërimit, Bajden pati një sukses në sytë e armenëve, duke arritur disa rezultate të vogla.

Bajden nuk sheh asnjë problem në kremtimin e këtyre fitoreve, ndërsa po humb një aleate të rëndësishme si Turqia. Këtu është e nevojshme të nënvizohen mënyrat se si duhet reaguar ndaj kësaj lëvizje. Politika armene ndaj Turqisë, është një aspekt të cilën grupe të caktuara në Ankara e kanë shpërfillur, duke mos denjuar të botojnë asnjë raport serioz.

Ne nuk duhet të flasim mbi propagandën e Turqisë për turqit, por për mësimin e historisë turke ndaj qytetarëve tanë. Për më tepër, janë disa tekste që ky komb mund t’i mësojë gjithashtu. “Gjenocidi” armen është një çështje të cilën Gjermania e thekson dhe e shfrytëzon po aq sa Amerika.

Ajo është trajtuar në një reportazh të kohëve të fundit nga Ali Gyler në televizionin gjerman ZDF. Ai bën lidhje midis Ataturkut dhe Hitlerit duke treguar injorancën e tij mbi historinë. Por ka pasur edhe disertacione doktorature rigoroze, që janë përpjekur të hedhin dritë mbi të vërtetën.

I gjithë thelbi është të ngrihet një instituti serioz shtetëror që të kryejë kërkime krahasuese, për të formuar një grup historianësh që të dokumentojnë dhe raportojnë mbi historinë evropiane dhe Lindjen e Mesme, për të shpjeguar Holokaustin. Holokausti gjerman është unik dhe i pabarabartë. Përpjekjet për ta relativizuar atë dhe për ta bërë të harrohet, janë të kota.

burimi: https://www.hurriyetdailynews.com/opinion/ilber-ortayli/the-us-and-genocide-164413

Përshtatur për Tirana Today