Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Rama e ka humbur betejën me opinionin publik për vrasjen e Klodianit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Rama e ka humbur betejën me opinionin publik për vrasjen e Klodianit

Nga: Red Varaku

Edi Rama e ka humbur përfundimisht fuqinë politike për të ndikuar në opinionin publik. Kjo jo aq nga aftësia e tij për të mashtruar sa herë ndodhet në vështirësi, por nga paaftësia e tij pêr të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë dhe për për t’u sjellë ashtu siç duhet të sillet një shtetar në rastet kur del zbuluar perversiteti i qeverisjes së tij.

Vrasja e Klodian Rashës është një nga ato momente, kur udhëheqësit heqin dorë nga spërdredhjet propagandistike dhe tregojnë aftësitë e tyre prej shtetari. Por në vend që ta kthente në një operacion për zgjidhjen e këtij problemi , nëpërmjet zbardhjes së ngjarjes dhe ndëshkimit të përgjegjësve, ai edhe këtë tragjedi e konvertoi në një operacion piari për qeverinë e tij dhe në një mundësi për të sulmuar banalisht sërish kundërshtarët politikë. Kjo sepse të gjithë e kanë të qartë që largimi i Leshajt nuk është i sinqertë, sepse nëse vërtetë ka një njeri i cili ka përgjegjësi direkte, jo vetëm morale për vrasjen e Klodianit dhe për përpjekjen e dështuar për të manipuluar ngjarjen, ai është drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

Pra, është e pakuptueshme të largohet vetëm ministri përgjegjësia e të cilit është në këtë rast vetëm morale dhe të mbetet në detyrë njeriu që mban përgjegjësi direkte për punën e policisë Ardi Veliu.

Kjo është arsyeja sepse largimi i Lleshajt jo vetëm nuk i dha zgjidhje problemit, por po kthehet kundër kryeministrit, sepse kjo ngjarje po perceptohet si një mundësi e artë që i erdhi Ramës për ta hequr qafe pa asnjë kosto ministrin e brendshëm, sepse ai kishte kohë që e kishte planifikuar largimin e tij.

Ndërsa sulmi ndaj kundërshtarëve politikë kur të gjithë e dimë që ata që dolën në protesta kundër tij janë kryesisht të rinj , deri dhe të majtë apo dhe pjesëtarë të ndershëm të shoqërisë civile, dëshmon paaftësinë e tij për të kuptuar rëndësinë e kësaj ngjarje në opinionin publik dhe mesazhin që ata po i dërgojnë atij.

Sigurisht, që plot zell mes tyre mund të jenë futur dhe kundërshtarët e tij politikë, por kjo është krejt normale aq më tepër në një kauzë që opinionit i duket e drejtë.Me sa duket ai nuk e kupton që kjo ngjarje është shumë ndryshe nga të gjitha ngjarjet e tjera ku janë përfshirë në mënyrë kriminale autoritetet shtetërore.

Ajo nuk mund të zgjidhet kurrsesi me spektakël. Zgjidhja e kësaj situate kërkon maturi dhe seriozitet, sepse bëhet fjalë për jetën dhe gjakun e një të riu të pafajshëm. Ajo është diçka që nuk toleron asnjë lloj mashtrimi.

Përpjekja për të mashtruar opinionin publik përmes blerjes së gjakut me para ,zëvendësimit të një ministri me një besnik të familjes së tij kriminale, mosshkarkimi i Ardi Veliut, është e qartë për të gjithë. Kjo qasje dëshmon se prioritet i tij nuk është shërbimi ndaj qytetarëve, por prioritet i tij është vetëm pushteti.

Në vend që ta shndërronte në një mundësi dhe t’i përgjigjej në lartësinë e detyrës që ka marrë përsipër të kryejë, ai edhe këtë situatë e shndërroi në një cirk propagandistik, i cili mund të zbavisë deri diku mbështetësit e tij, por nuk do ta shuajë dot kurrë zemërimin që u ndez nga kjo vrasje.

Pra, Edi Rama e ka humbur betejën me opinionin publik. Ai e ka humbur përfundimisht fuqinë politike për të ndikuar në opinionin publik. Por, këtë jo aq nga kompliciteti i çështjes se sa nga paaftësia e tij për t’u sjellë siç duhet të sillet një shtetar në rastet kur cënohet gjëja më e shtrenjtë për qytetarët, jeta e tyre.

Tags: edi ramaKlodian Rashaopinionvrasje

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Goditën punonjësit e OSHEE: Arrestohet 54-vjeçari në Vlorë, në kërkim i biri

Goditën punonjësit e OSHEE: Arrestohet 54-vjeçari në Vlorë, në kërkim i biri

Dëmtim i çuditshëm, lojtari lëndon qafën pasi godet topin me kokë (Video)

Dëmtim i çuditshëm, lojtari lëndon qafën pasi godet topin me kokë (Video)

Foto/ Ministrja belge publikon aksidentalisht çmimin e vaksinave anti-covid

Foto/ Ministrja belge publikon aksidentalisht çmimin e vaksinave anti-covid







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje/ SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak
Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje/ SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak

by mirseda
12:02 | 16/10/2025
0

SPAK dërgon për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje Prokuroria e...

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri

11:30 | 16/10/2025
kryebashkiaku i Prishtinës:Transport falas për veteranët e UÇK-së që do protestojnë nesër në Tiranë

kryebashkiaku i Prishtinës:Transport falas për veteranët e UÇK-së që do protestojnë nesër në Tiranë

11:00 | 16/10/2025
Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD  për mocion me debat për programin qeverisës

Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës

10:57 | 16/10/2025
“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Balla-opozitës:I sillni vetë të cunguara se sdoni debat! Nuk pranoj asgjë që kundërshton rregulloren

10:45 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com