Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Rama dhe Basha nuk pranojnë të ndryshojnë sistemin zgjedhor?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse Rama dhe Basha nuk pranojnë të ndryshojnë sistemin zgjedhor?

Nga: Spartak Ngjela

Sepse, me sistemin proporcional me lista të hapura, as Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë. Madje, as në sistemin mazhoritar, gjithashtu. Pse?

Sepse nuk i do populli. Po partitë pse i mbajnë? Sepse këta iu janë imponuar.

Basha është imponim i Berishës; kurse Rama i imponohet partisë së vet me grupin e afërt të të korruptuarve.

Por, a do të ndryshojë sistemi?

Sigurisht që po.

l.
Politika amerikane po kërkon lista të hapura. Dje e tha hapur këtë drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik.

Ndërrimin e sistemit zgjedhor sot po e kërkon me ngulm edhe opozita parlamentare.

Që të ndërrojë sistemi duhet ndryshuar kushtetuta. Por Rama tani e ka të pamundur të gënjejë ndërkombëtarët me pretekstin se nuk do Partia Demokratike, sepse ajo nuk është më në Parlament. Prandaj Rama po flet në jerm.

Madje, kjo është arsyeja që Rama po e kërkon Bashën me çdo kusht, madje “me dorë të shtrirë”, sepse nuk ka aftësi intekektive që të kuptojë procedurën.

Janë votat në Parlament mor Ramë ziu, ato që dominojnë situatën! Dhe asgjë tjetër. Nuk kanë më asnjë vlerë në parlament opozitarët jashtë Parlamentit. Ato vota që i duhen ndërrimit të sistemit zgjedhor i ka opozita parlamentare, e cila është 90 përqind pro amerikano-perëndimore.

Atëherë? Ul kokën Rama, lëre “dorën e shtrirë”, dhe nënshtroju dy forcave aktuale: forcës antikorrupsion dhe ndërrimit të sistemit zgjedhor.

ll.
Tani, pas vizitës së amerikanit David Konstelancik, Rama dhe Basha janë katandisur me gojë të tharë. Ata, bashkë të dy, nuk e ndalojnë dot, as Reformën në Drejtësi, dhe as ndërrimin e sistemit zgjedhor. Ta dy këta ingredientë të zhvillimit shqiptar janë forca demokratike që mu sikur janë ngritur kundër tyre. E gjithë kjo situatë e re, për të dy këta mund të quhet realisht: the end – fundi i tyre.

Rama sigurisht që do të përpiqet të gënjejë amerikanët duke iu thënë se: vetëm po të mos prekim sistemin zgjedhor, ne mund të afrojmë Bashën në bashkëpunim për të dalë nga kriza. Sepse, kuptohet që edhe Basha, edhe Berisha lënë gjithçka për të mos lejuar ndërrimin e sistemit zgjedhor.

Por, siç do të shihet, nuk do të arrijnë dot asgjë.

Në fakt, nuk është vetëm ndërrimi i sistemit zgjedhor, por edhe pavarësia jashtëpartiake e konstituimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve; që sot, gjithashtu është detyrë parësore e reformës zgjedhore. Këtë tha dhe edhe ODIR e OSBE në raportin për zgjedhjet e fundit. Dhe këtë nuk e ka cekur kot.

Zgjedhjet me arbitër partiak, janë abuzim diktatorial. Edhe kjo do të marrë fund. Komisioni Qëndror dhe vetë komisionet zonale e vendore, duhet të përbëjnë një institucion solid dhe krejt të pavarur, njëlloj si gjykatat.

lll.
Na duhet të theksojmë se, tani që Reforma në Drejtësi triumfoi, asgjë tjetër nuk mund të ndalohet. Politika amerikane tha dhe në Tiranë dje se zgjedhjet politike do të mbahen në qershor të vitit 2020. Domethënë, një vit përpara.

Pse e tha ajo këtë? Sepse, politika perëndimore është e sigurt tani që, asnjë nga këta liderë nuk pritet më të jetë në krye të partive të tyre.
Prandaj, sot mund të themi se, më në fund, Shqipëria dhe shqiptarët po shpëtojnë nga një zgjedhë shekullore e terrorit shtetëror dhe korrupsionit.

Asgjë nuk mund ta ndalojë dot më as Reformën në Drejtësi, dhe as reformën zgjedhore. Politika perëndimore u pa dje se ajo, që të dyja këto i ka vënë në të njëjtin plan. Dhe shumë mirë ka bërë. Në fakt, këto të dyja janë armët kryesore sot të shpëtimit demokratik të Shqipërisë: ato janë, në fakt, vetë kolonat e garantimit të drejtësisë shoqërore dhe të zgjedhjeve të lira.

Tags: basharamaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
U shkarkua nga Prishtina, Mirel Josa pranë një tjetër klubi shqiptar

U shkarkua nga Prishtina, Mirel Josa pranë një tjetër klubi shqiptar

E dalloni gjalpin e freskët? Qytetari vë duart në kokë: Atë që bleva ziente si supë

E dalloni gjalpin e freskët? Qytetari vë duart në kokë: Atë që bleva ziente si supë

Reja projekton formacionin kundër Francës

Reja projekton formacionin kundër Francës







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com