Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Nga Mero Baze/Bllokimi i librave të llogarisë së Partisë Demokratike, mund të nxjerrë në dritë jo vetëm mungesën e pasqyrimit të këtyre transaksioneve, por dhe probleme të tjera për mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe fondet e zeza brenda partisë. Ndërsa Partia Demokratike është tërhequr nga përgënjeshtrimi i parë që bëri kundër raportit të BIRN, lidhur me pagesat e saj “në të zezë” për lobimin në Uashington, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria, nëse janë sekuestruar librat e llogarive të Partisë Demokratike.

Njoftimi i vetëm i Prokurorisë është jo zyrtar dhe bën fjalë për “verifikim”, dhe jo për hetim të çështjes në fjalë. Në fillim Partia Demokratike i mohoi akuzat dhe tha se gjithçka është në rregull, dhe PD i ka deklaruar shpenzimet e saj, sipas ligjit.

Këmbëngulja e BIRN bëri që PD të ndryshojë qëndrimin e saj, por të bëjë një deklaratë tërësisht qesharake, që jo vetëm pranon shkeljen e ligjit, por ngre shumë pikëpyetje për mënyrën se si janë paguar ato para. PD thotë tani se gjithçka e ka deklaruar në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Këtu ka disa probleme. E para, PD nuk ka bërë asnjë deklarim në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Atje kanë bërë deklarime të vonuara kompanitë që kanë paguar për llogari të PD një kompani lobimi në Uashington, pasi i detyron ligji amerikan. PD nuk mund të bëjë deklaratë në ato regjistra për para që nuk i ka paguar direkt kompanisë së lobimit në SHBA nga llogaria e saj, pasi SHBA funksionon mbi transparencën financiare lidhur me lobimin. Ndaj kjo që thotë PD, është një gënjeshtër që kërkon hetim.

E dyta, PD nuk ka deklaruar në KQZ si shpenzim fushate, rreth 1 milardë lekë të vjetra, që është një shumë më e madhe dhe se vetë buxheti elektoral i saj, i deklaruar në KQZ. Institucioni ku PD duhet të bëjë deklaratat e saj financiare është i përcaktuar nga Kodi Elektoral, dhe ai është KQZ. Partia Demokratike nuk e ka bërë këtë. Deklarata e saj zyrtare është e gënjeshtërt dhe ka fshehur burimet e financimit të fushatës. Kjo është shkelje e pastër e ligjit, e cila nuk ka nevojë të hetohet, por të ndëshkohet.

E treta, PD me deklaratën e fundit, pranon se janë paguar para nga kompani “offshore” për llogari të nevojave të saj në Uashington. Tani, ose PD, ose kryetari i saj, ose kunati dhe vjehrri i tij, ose gruaja apo dikush tjetër që e di ai, është pronar i kësaj kompanie “offshore” që paguan për llogari të PD, ose këto kompani kanë borxhe të fshehta ndaj PD, që po ia kthejnë në formë shërbimesh. Në të dy rastet kemi korrupsion të pastër, që duhet të hetohet urgjent. Pra, duhet të hetohet ose fakti që kjo kompani është pronë e Lulzim Bashës, ose çfarë borxhesh i ka Lulzim Bashës. Rrethana lehtësuese se mund të jetë pagesë për bamirësi, nuk funksionon, se dhe Liri Berisha nuk është më “Zonjë e Parë”.

Në rast se kompania thotë se ka shërbyer thjeshtë si përcjellëse pagesash, atëhere PD duhet të provojë se në çfarë mënyre i ka dërguar kësaj kompanie paratë, dhe cila është origjina e tyre, që të shpëtojë nga akuza për pastrim parash.

Për të gjitha këto arsye, PD-së i duhen vënë menjëherë nën sekuestro librat e llogarisë financiare të saj dhe çdo moment që kalon, është në dëm të hetimit. Librat e llogarisë së PD, janë sot i vetmi dokument zyrtar legal që provon dhe legjitimon çdo lëvizje formale të parave në emër të PD. Kasaforta e zezë e Lulzim Bashës, ajo që mbante paratë e lejeve të ndërtimit në Tiranë, apo ryshfeteve të tjera të korrupsionit, edhe mund të transportohet nga zyra për diku tjetër, por gjurmët e parave të tyre, nuk mund të fshihen.

Që Prokuroria të besohet se është serioze në këtë histori, ajo duhet të bëjë një orë e më parë një deklaratë zyrtare, ku të pranojë se ka sekuestruar librat e llogarisë së PD, ose që nuk i ka sekuestruar ato. Nëse i ka sekuestruar, jemi para nisjes së një hetimi. Nëse jo, jemi para një mashtrimi dhe krimi të Prokurorisë, që po lejon të prishen provat për një nga skandalet më të provuara të financimit me para të pista të një partie politike, për të cilën po flitet aq shumë, mjerisht nga vetë PD. (TemA)

Tags: bllokonkontrataKQZlibratllogarisëmero bazePDProkuroria

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Patozi: Shqipëria në depresion politik, Rama dhe Basha dy boksierë të lodhur

Patozi: Shqipëria në depresion politik, Rama dhe Basha dy boksierë të lodhur

Monchengladbach thyen Bayernin e Heynckes (Video)

Monchengladbach thyen Bayernin e Heynckes (Video)

Akuzohet për lidhje me Habilajt/Gjebrea: S’kam shkelur ligjin, prokuroria s’më ka thirrur

Akuzohet për lidhje me Habilajt/Gjebrea: S’kam shkelur ligjin, prokuroria s’më ka thirrur

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hetimet ndaj Veliajt/ Fundo: SPAK dhe Dumani, standard i shkëlqyer
Politikë

Hetimet ndaj Veliajt/ Fundo: SPAK dhe Dumani, standard i shkëlqyer

by mirseda
17:38 | 08/07/2025
0

Gazetari Elvi Fundi u shpreh sot lidhur me disa prej proceseve të njohura gjyqësore të lidhura me...

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial

17:38 | 08/07/2025
Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com