Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pse Prishtina nuk flet për njohjen e Kosovës nga Serbia?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Pse Prishtina nuk flet për njohjen e Kosovës nga Serbia?

Nga Shaban Murati/Kosova dhe Serbia po ecin drejt një pike, ku duhet të nënshkruajnë kthesën e madhe në marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Strategjia e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, e publikuar në datën 6 shkurt 2018, e përkufizon qartë këtë detyrë: ”Një marrëveshje e plotë, legalisht detyruese e normalizimit të marrëdhënieve është urgjente dhe vendimtare, që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre respektive europiane”.

Për arsye të njohura, që diktohen nga situata e brendshme në BE, ku akoma pesë shtete filoserbe nuk e njohin Kosovën, Brukseli është detyruar të përdorë eufemizmin “marrëveshje detyruese e normalizimit të marrëdhënieve”. Por ky përkufizim eufemistik, në vend që të nxisë palët drejt një përpjekje reale për afrim, duket sikur po i largon edhe me tepër nga bashkimi drejt kësaj pike. Duhet thënë që në fillim se përkufizimi “marrëveshje detyruese e normalizimit të marrëdhënieve” është thjesht ribotim i titullit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, e nënshkruar në Bruksel në 19 prill 2013, me ndërmjetësimin dhe garantimin e BE.

Çfarë normalizimi solli marrëveshja e pesë viteve më parë dhe nëse i normalizoi ajo marrëdhëniet dypalëshe, është e lehtë të jepet përgjigje. Ndonëse ishte marrëveshje ndërkombëtare dhe e garantuar nga BE, që do të thotë se ishte e detyrueshme për të dy palët, nuk u zbatua nga Serbia dhe i la marrëdhëniet në pikën e nisjes në aspektin politik dhe diplomatik.

Marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve, kishte në nenet e saj angazhimin dhe detyrimin e Serbisë për të mos penguar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit europian dhe madje edhe detyrimin mos ta pengonte as pranë palëve të treta integrimin europian të Kosovës. Ishte një detyrim i pranimit të njohjes së tërthortë të Kosovës nga Serbia, sepse dihet që në BE pranohen shtete dhe jo krahina apo provinca.

Mirëpo Serbia e shkeli në mënyrë të përditshme këtë angazhim ndërkombëtar dhe gjatë pesë viteve e ka penguar me çdo mjet procesin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, siç ka penguar edhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare që nga UNESCO e deri tek Interpoli. Është vërtet për t’u habitur që Brukseli, si ndërmjetës dhe garant, nuk e kritikoi asnjëherë Serbinë për këtë shkelje të detyrimeve të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën. Dhe është vërtetë e paqartë se si do ta detyrojë tani, që po kërkon një marrëveshje të re të normalizimit të marrëdhënieve.

Gjatë pesë viteve, në planin politik dhe diplomatik, marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur në vend për faj të Serbisë. Atëherë, përse duhet quajtur përsëri “marrëveshje e normalizimit të marrëdhënieve” dhe vetëm i shtohet cilësori “detyruese”. A do të thotë kjo se marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës nuk ka qenë detyruese dhe ka qenë fakultative? Cili është ndryshimi midis marrëveshjes së vitit 2013 dhe kësaj që pritet tani nga BE?

Vendosja e emrave evazive të “normalizimit të marrëdhënieve” ka bërë që Serbia të ndjehet e lirë ta shtojë agresivitetin dhe intransigjencën e saj nacionaliste kundër pavarësisë së Kosovës. Dhjetë vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe tetë vjet pas vendimit historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia po kërkon të kthejë mbrapa historinë dhe të ringjallë një të ashtuquajtur “çështje të Kosovës” dhe një ridiskutim të statusit të saj. Madje për ta bërë të pranueshëm absurditetin e të ashtuquajturës “çështje të Kosovës”, presidenti i Serbisë po bën shumë zhurmë për një dialog të brendshëm me popullin serb se si do ta zgjidhin “çështjen e Kosovës”.

Udhëheqja aktuale serbe bën sikur harron se çështja e Kosovës është zgjidhur me pavarësinë e saj, por tani është çështja e njohjes reciproke të të dy shteteve fqinjë. Duhet që Brukseli t’ia bëjë të qartë Serbisë dhe Rusisë, se “normalizim” do të thotë njohje reciproke midis dy shteteve. Serbia bëri katër vjet luftë me Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, deri sa u detyrua t’i njihte në vitin 1995. Ajo bëri luftën dhe gjenocidin kundër Kosovës në vitet 1998-1999 dhe do të duhet të vijë tek njohja e Kosovës, nëse do të anëtarësohet në BE, siç ua tha në tavolinë ministri i Jashtëm gjerman në Beograd në 14 shkurt.

Në situatën aktuale diplomatike të komplikuar del në plan të parë një problem i madh, që lidhet me qëndrimin, që po mban dhe duhet të mbajë Prishtina zyrtare rreth kërkesës së Komisionit Europian për një “marrëveshje detyruese normalizimi”. Është vërtet e habitshme se si Prishtina po hesht rreth kërkesës themelore politike, diplomatike dhe strategjike, që ajo duhet të shtrojë si produkt të dialogut zyrtar me Serbinë dhe që është njohja e Kosovës nga Serbia. Konstatohet një memecllëk i pashpjegueshëm i udhëheqësve të Kosovës për kërkesën bazë të njohjes së Kosovës nga Serbia. Nuk kuptohet pse udhëheqësit e Kosovës po flasin me terma panegjirikë për “marrëveshje historike” me Serbinë për pranim në OKB dhe nuk flasin për objektivin dhe përmbajtjen kryesore të dialogut, që është njohja e Kosovës nga Serbia.

Unë e kam theksuar disa herë në analizat e mia që Kosova i ka bërë një favor shumë të madh Serbisë, sepse nëpërmjet hapjes së dialogut me të në Bruksel me axhendën e ngushtuar në tematikën teknike, ajo i dha Serbisë alibinë e avancimit në BE për bisedimet e pranimit. Heshtja dhe harresa e Prishtinës zyrtare lidhur me kërkesën themelore të njohjes nga Serbia ka nxitur një histeri të vërtetë të diplomacisë serbe dhe ruse kundër shtetësisë së Kosovës. Dikush e klasifikonte si “idiotësi diplomatike” thirrjen, që ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në 22 shkurt në prani të ministrit të jashtëm rus në Beograd, i drejtoi SHBA dhe Britanisë së Madhe që të tërheqin njohjen e Kosovës.

Kjo idiotësi diplomatike nuk është e rastit, por shpreh inkurajimin e Beogradit nga heshtja, po ashtu idiote, e Prishtinës për njohjen e detyrueshme nga Serbia. Përpara kësaj njohje të detyrueshme nuk ka vlerë as dialogu dhe as OKB-ja. Unë nuk kam informacion se cili nga këshilltarët jugosllavë i ka këshilluar Prishtinës këtë qëndrim, i cili po kulmon me tezën e re proserbe në qarqet zyrtare të Prishtinës se “Nuk ka nevojë që Serbia ta njohë Kosovën”.

Në datën 15 shkurt ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt, një nga diplomatët më të shquar europianë dhe një nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë të Ballkanit, në një analizë të tij për strategjinë e re të BE për Ballkanin Perëndimor, botuar në ”ecfr.eu”, hedh tezën se “është krijuar një e drejtë veto e Kroacisë dhe e Kosovës për hyrjen e Serbisë në BE”.

Veto e Kroacisë lidhet me zgjidhjen e grindjes kufitare me Serbinë për 135 kilometra përgjatë lumit Danub, ku Kroacia kërkon që për kufirin të respektohet shtrati i vjetër i lumit dhe jo ai i ndryshuar nga ndërhyrjet inxhinierike. Sipas Bildtit, veto e Kosovës lidhet me procesin e dialogut dhe të marrëveshjes detyruese të normalizimit, që kërkon Brukseli, para pranimit të Serbisë. E shprehur më thjesht, kjo do të thotë që Kosova mund ta ndalojë Serbinë për në BE, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën.

Kërkesa e parë dhe e fundit në një marrëveshje të re detyruese duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia. Nëse Prishtina do të devijojë nga ky objektiv strategjik imediat dhe do të verë firmën në ndonjë marrëveshje, ku shpërblimi do të jetë një anëtarësim në OKB pa njohjen si shtet, kjo do të quhet një autogol i madh i udhëheqjes së Kosovës, (për të mos përdorur një term akoma më të rëndë, që e preferon populli).

Prishtina, siç e ndriçoi me largpamësi diplomati i madh suedez, ka tani në dorë veton e saj për anëtarësimin e Serbisë në BE. Është një rast i artë diplomatik, që nuk duhet ta djegë për flamurin në OKB. Është një kartë e artë diplomatike, që duhet t’i shërbejë interesit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës për kushtin e parë dhe të fundit:  njohja e Kosovës si shtet nga Serbia.

Asnjë kompensim tjetër nuk mund të vihet në plan të parë, as UNESCO e as OKB. Ndaj thirrja ime drejtuar presidencës, qeverisë dhe diplomacisë së Kosovës është që në mënyrë kategorike produkti i një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke midis dy shteteve fqinje.

Tags: fletKosovësnganjohjennukprishtinapseSerbia

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Poloni, 4 të vdekur dhe 24 të plagosur nga shembja e pallatit

Poloni, 4 të vdekur dhe 24 të plagosur nga shembja e pallatit

Gruaja sfidon stuhinë, shkon në punë me traktor

Gruaja sfidon stuhinë, shkon në punë me traktor

Me supergolin ndaj Atleticos, Lionel Messi arrin në 600 (Video)

Me supergolin ndaj Atleticos, Lionel Messi arrin në 600 (Video)

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?
Kuriozitete

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?

by mirseda
22:47 | 01/07/2025
0

Noti është një nga aktivitetet më të dashura të verës, por edhe një nga më të nënvlerësuarit...

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

22:23 | 01/07/2025
Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

22:20 | 01/07/2025
Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

21:54 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com