600 gola në karrierë, Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori. Pesë herë më i miri i botës, Lionel Messi, ka shënuar kundër Atletico Madridit një gol spektakolar nga goditje dënimi, për ta kaluar Barcelonën në avantazh.
Ky ishte goli i 539 me fanellën e katalunasve, por nëse i shton edhe 61 me fanellën e Argjentinës, Leo Messi kapi shifrën e 600 finalizimeve si profesionit në këtë sport.
Para argjentinasit qëndron Cristiano Ronaldo me 638 gola në karrierë me klube (Sporting, Manchester United, Real Madrid) dhe Kombëtare (Portugalia).