Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pse po dështon lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

5 vjet ago
in Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse po dështon lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Nga Nikola Cuckic “European Western Balkans”

Sa prej qytetarëve në Ballkanin Perëndimor, janë vënë nën presion për të dhënë ryshfet, sa prej tyre kanë qenë përfshirë në akte korruptive, a e shohin ata korrupsionin si një formë të pranueshme të sjelljes, dhe a besojmë tek politikat që synojnë ta zhdukin këtë dukuri nga jeta e përditshme?

Këto ishin disa nga pyetjet e studimit të “Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit”, i kryer vitin  e shkuar nga anëtarët e nismës rajonale kundër korrupsionit Lidershipi i Evropës Juglindore për Integritet dhe Zhvillim (SELDI) me të paktën 1000 qytetarë në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosovë dhe Serbi.

Mangësitë në kuadrin ligjor, institucional dhe strategjik, një gjyqësor joefektiv dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin, dominimi i dukurisë së kapjes së shtetit në të gjithë rajonin. Këto janë tiparet e zbuluara në Ballkanin Perëndimor nga Bashkimi Evropian, ekspertët dhe ojf-të e shumta.

Studimi ofron përshtypjen se tendencat e përgjithshme, nuk janë shumë inkurajuese. Sipas rezultateve sondazhit, 37 për qind e qytetarëve të rajonit, pohuan se janë vënë nën presion për të dhënë ryshfet, në krahasim me 26 për qind në vitin 2016. Çdo 1 në 3 qytetarë, mendon se korrupsioni është një formë e pranueshme e sjelljes, dhe çdo 1 në 3 qytetarë ka dhënë një formë ryshfeti.

Ajo që shkakton shqetësimet më të mëdha mbi tranzicionin dhe integrimin e ardhshëm të shoqërive të Ballkanit Perëndimor në bashkimin Evropian, është se 70 për qind e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, nuk besojnë se korrupsioni mund të reduktohet ndjeshëm.

Por pse rajoni është ende kaq larg pas BE-së në këtë aspekt? Sipas Rusllan Stefanov, Drejtor i Programit Ekonomik në Qendrën për Studimin e Demokracisë, shkaqet e një zhvillimi të tillë mund të gjurmohen në ngurrimin e BE-së për zbatimin e kritereve të saj, dhe depërtimin nga jashtë të elitave politike ruse dhe kineze (sidomos Serbisë), dhe tek lodhja e shoqërisë civile për të nxitur ndryshime, si dhe me protestat e mëdha antikorrupsion në rajon.

“Nëse i shohim rezultatet vendi pas vendi, mund të themi se 2 vende në veçanti kanë bërë hapa pas. Nuk është për t’u habitur, që situata është përkeqësuar në Bosnje Hercegovinë, vend që mbetet në një ngërç politik, dhe me një perspektivë jo të qartë për të ardhmen”- thotë Stefanov.

Ai gjithashtu tha se vendi tjetër që ka pësuar regres është Mali i Zi. Kjo u cilësua një surprizë për shumë njerëz, por jo për ekspertët që po ndjekin ndër vite procesin e anëtarësimit të këtij vendi në BE.

“Kjo lëvizje prapa e Malit të Zi, mendojmë se është një rrjedhojë e natyrshme e vetëkënaqësisë së Podgoricës, pasi arriti synimin e anëtarësimit në NATO, dhe kur ishte në pararojë të integrimit në BE. “Ne kemi parë efekte të tilla vetëkënaqësie në të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, që iu bashkuan dikur unionit”, shprehet Stefanov.

Ai shton se duke pasur parasysh mjedisin e përgjithshëm negativ në rajon, dhe mungesën e presionit të jashtëm për reforma, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë qenë vendet e vetme në të cilat presioni për të dhënë ryshfet është ulur, edhe pse fare pak.

“Prandaj, Bashkimi Evropian duhet të kishte vepruar, për t’i lidhur këto vende me rrugën e pranimit në union. Ne shpresojmë që ky gabim të korrigjohet sa më shpejt. Por fakt është se elitat lokale, nuk janë dhe aq të interesuara për përmirësimin e qeverisjes”- thotë ai, duke nënvizuar se shoqëria civile ka ende nevojë për ndihmë nga BE-ja, për rivendosjen e kontrolleve dhe ekuilibrave të brendshëm, siç janë media e pavarur dhe gjyqësori, që janë ende shumë të dobëta.

Bosnja, është vendi me performancën më të dobët në Ballkanin Perëndimor, kur bëhet fjalë për presionin nga korrupsioni. Presioni i korrupsionit ndaj qytetarëve u rrit ndjeshëm, nga 33 për qind në vitin 2016, në 55 për qind më 2019-ën. Dario Jovanoviç, menaxher i projekteve në Qendrën për Nisma Civile në Sarajevë, thotë se përpjekjet e ndërmarra nga bashkësia ndërkombëtare, autoritetet dhe shoqëria civile për të luftuar korrupsionin, nuk kanë dhënë rezultate konkrete.

Kjo gjë e ka shtuar apatinë e shoqërisë boshnjake, dhe ka rritur mosbesimin e saj se situata mund të ndryshojë për mirë. Edhe pse perceptimi i korrupsionit nga qytetarët në Maqedonisë së Veriut ka rënë, ky vend nuk mund të etiketohet si një “shembull i ndritshëm”.

Gati 84 për qind e qytetarëve, besojnë ende se në administratën publike ka presione për dhënien e ryshfetit, ndërsa 69 për qind e të anketuarve nuk ​​besojnë se korrupsioni i shfrenuar, mund të reduktohet ndjeshëm. Misha Popovikj, koordinator i hulumtimeve në Institutin për Demokraci “Societas Civilis” me seli në Shkup tha se në vitin 2015, qytetarët maqedonas u përballën me kulmin e një krize që buronte nga korrupsioni i nivelit të lartë, dhe nga rregullat e pabarabarta të lojës në konkurrencën politike.

“Shembulli kryesor është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që i shpëtoi për mrekulli burgut, duke u arratisur në Hungari. Ky akt, përforcoi perceptimin se në luftën kundër korrupsionit nuk mund të bëhet asgjë. Ndërkohë që nga viti 2016, klientelizmi mediatik është dobësuar, ndaj gazetarët kanë më shumë mjete për të investiguar aferat e dikurshme, por edhe ato aktuale korruptive”, thotë ai.

Ndonëse politika e zgjerimit e BE-së, dha rezultate të mira në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve 1990 dhe 2000, shoqëritë tona janë ende shumë larg mesatares së BE-së. Kjo pasi strategjitë, planet e integrimit dhe ato të veprimit, grupet e punës, mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe metodologjia e monitorimit, nuk u harmonizuan plotësisht me standardet e BE-së.

Dhe kjo pasi vullneti politik për ndryshim, nuk ishte një tipar i qëndrueshëm i lidershipit politik, dhe kushtet ekonomike nuk janë përmirësuar. Ndërsa qytetarët presin që BE-ja të mbajë premtimet e saj, të shpërblejë ato vende kandidate që kanë shënuar përparim në reformat e kërkuara, dhe të ndëshkojnë ata që kanë bërë hapa pas, ata do të vazhdojnë të përballen me presionin e dhënies së ryshfetit në “çdo hap” të jetës së tyre, dhe ta shohin korrupsionin si ‘modus operandi’ (një mënyrë veprimi) jo vetëm të politikës dhe biznesit, por edhe jetës së përditshme./TIRANA TODAY

Tags: Ballkani Perëndimordështonkorrupsionitkunderlufta

TË LIDHURA

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

19:42 | 25/06/2025
Next Post
Ruçi pret në takim Albin Kurtin: Mbështetje të plotë për lidershipin e ri

Ruçi pret në takim Albin Kurtin: Mbështetje të plotë për lidershipin e ri

OFL shënjestron Emiljano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, iu dërgon formularët

OFL shënjestron Emiljano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, iu dërgon formularët

“Fati i keq” i Bashës: Dosja e lobimit në dorë të Fatmira Hajdarit

“Fati i keq” i Bashës: Dosja e lobimit në dorë të Fatmira Hajdarit

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com