Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Pse nuk ka më aktore si Elizabet Tejlor?

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Pse nuk ka më aktore si Elizabet Tejlor?

Elizabet Tejlor, e njohur shkurt edhe si Liz Tejlor lindi më 27 shkurt 1932 në Londër, por si vajza e dy amerikanëve. Kur ishte pak më shumë se 10 vjeçe, ajo u bë e njohur në mbarë botën, falë rolit të saj në filmin “Back home, Lassie!”.

Ajo nuk kishte mbushur ende 30-vjeç, kur fitoi të parin nga 2 çmimet Oskar të karrierës së saj. Tejlor nuk ishte vetëm një aktore e shkëlqyer, por shumë më tepër se kaq. Siç shkruante “Variety”, Taylor “ishte e adhuruar, e admiruar por nxiti edhe zili tek shumë njerëz, dhe pati një jetë të paparashikueshme me plot skandaloze”.

E megjithatë “u duk sikur publiku nuk u ngop kurrë me të”. Tejlor lindi në Londër, dhe qëndroi atje deri pak kohë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, pasi nëna e saj (ish-aktore teatri) dhe babai (tregtar i veprave të artit), ishin zhvendosur atje nga Kansasi i SHBA-së për të hapur një galeri private.

Gjithsesi, karriera e Tejlor filloi në Los Anxheles, ku familja kishte vendosur ta rriste, teksa një mik i nënës së saj e këshilloi që ta çonte në disa audicione filmike. ”After There’s One Born Every Minute”, ishte filmi i saj i parë që nuk la gjurmë të mëdha, dhe më pas erdhi “Come Home, Lassie!”.

Nga ai moment karriera e saj pësoi një ngjitje marramendëse, edhe pse ishte ende një adoleshente. Në vitin 1944 ajo luajti në filmin “National Velvet, në vitin 1949 “Little Women, dhe më pas në vitet 1950, spektatorët mundë të admironin sytë e saj – për të cilët thuhej se ishin ngjyrë vjollcë – tek “Father of the Bride”, “Ivanhoe”, “Giant”, “Cat on a Hot Tin Roof”, “Suddenly, Last Summer”.

Vitet 1960 ishin ato të dy Oskarëve saj për filmat “Cleopatra” dhe ”Who is afraid of Virginia Woolf?. I pari sipas vlerësimeve filmi më i shtrenjtë në historinë e kinemasë, dhe që ndër të tjera e bëri atë aktoren më të paguar në botë.

Ai ishte gjithashtu filmi në të cilin Tejlor u njoh me Riçard Bartën, që do të ishte një nga shtatë burrat e saj, dhe me të cilin u martua dy herë. Marrëdhënia e tyre u komentua shumë nga media dhe u përshkrua si pasionante por edhe problematike, me plot me zënka por edhe  dhunë.

“Vëmendja që media u kushtoi atyre, ishte sa ajo e familjes Kardashian dhe familjes mbretërore britanike sot, të marra së bashku”- shkruan “Variety”. Përveç Bartën, Tejlor u martua me Konrad Hilton Xhunor (djalin e themeluesit të zinxhirit të njohur të hoteleve me të njëjtin emër), këngëtarin Edi Fisher, dhe senatorin republikan Xhon Uorner.

Përveç Bartën, Tejlor luajti edhe me aktorë të tjerë të fmshëm si Rok Hadson, Xhejms Din, Montgomeri Klift, Pol Njuman, Vitorio Gasman dhe Marlon Brando. Dhe pati si regjisorë Vinsente Mineli, Franko Zefirelin, Xhozef Mankievic dhe Majk Nikols.

Tejlor, që duke filluar nga vitet 1970, po aktronte gjithnjë e më pak, mbeti gjithsesi “një yll i madh i kinemasë, një super e famshme (dy gjëra që jo gjithmonë përkojnë), dhe ishte gjithashtu një novatore, e “aftë ta transformonte veten në një markë”.

Gjithashtu ajo ishte “një aktiviste dhe filantropiste e palodhur”, sidomos për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen e HIV-AIDS, në një kohë kur pak figura të njohura e bënin këtë gjë. Në dekadat e fundit të jetës së tij Tejlor kishte më shumë se sa një problem shëndetësor, më shumë sesa një ndërhyrje kirurgjikale kozmetike dhe luante rrallë në skenë, ndonjëherë në ndonjë televizion dhe përgjithësisht në role jo shumë impenjative.

Roli i saj i fundit në film ishte në vitin 1994 në “The Flintstones”, duke luajtur rolin e vjehrrës së Fred. Tejlor ishte një lloj ylli më i famshëm se sa kushdo tjetër. Kur vdiq moderatori i famshëm amerikan Lerri King, shkroi:”Në karrierën time i kam intervistuar të gjithë, nga Dalai Lama te Elizabet Tejlor”.

Ai ishte një personazh të cilës Majkëll Xhekson (me të cilin ishin shumë miq për vite me radhë, dhe që ashtu si ajo, ishte bërë shumë shpejt i famshëm) i kushtoi një këngë. Tejlor vdiq dhjetë vjet më parë, më 23 mars 2011, pas disa javësh e shtruar në spital me probleme në zemër.

Meqë kishte fituar reputacionin e një njeriu që mbërrinte shpesh vonë nëpër takime dhe pritje, para se të vdiste kërkoi që ceremonia e varrimit të saj të niste rreth 15 minuta me vonesë.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/03/23/elizabeth-taylor/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: aktoreelizabet teilorfamë

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Rama: 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian

Rama: 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian

Sekretarja e Shtetit, 77 mijë £ për trajtimet estetike, shpenzoi dhe në Tiranë

Sekretarja e Shtetit, 77 mijë £ për trajtimet estetike, shpenzoi dhe në Tiranë

Kur maskat shndërrohen në një simbol të shtypjes

Kur maskat shndërrohen në një simbol të shtypjes







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com