Rama: 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leten.

Rama shprehet se shumë shpejt në rajonin e Ballkanit do të vijnë edhe 651 mijë vaksina anti-covid të Pfizer nga Bashkimi Europian.

”Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian.
Më në fund.’‘, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.

Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.

Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa pak ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dy ditë më parë, kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza.