E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Pse ndodh paraliza e gjumit, me vizionin e një demoni mbi kraharorin tuaj

Në Itali, ajo shfaqet si një shtrigë, një fantazmë, ndonjëherë si një mace e tmerrshme humanoide. Italianët e quajnë Pandafeche, dhe një fshesë e ndodhur pranë derës së dhomës së gjumit supozohet se e ndihmon të largohet më pas.

Në Nju Faundlend, njihet si Hagu i Vjetër. Ndërkohë Inuitët e interpretojnë fenomenin si një sulm shamanist. Ndërsa në Brazil, Pisadeira përshkruhet si “një mace me thonj të gjatë që fshihet natën nëpër çati, dhe shkel mbi gjoksin e atyre që e kanë fytyrën nga tavani”.

Këto përfaqësojnë një shembull të vogël të shumë interpretimeve folklorike të paralizës së gjumit, një parasomnie (apo çrregullim i gjumit), gjatë të cilit një person është plotësisht  zgjuar dhe i vetëdijshëm, por nuk mund të lëvizë ose të flasë. Shpesh kjo gjendje shoqërohet nga perceptimi i një pranie ogurzezë në dhomë, halucinacione dhe ndjesia e mbytjes.

Madje disa njerëz mund të ndiejnë se vdekja është aty pranë. Paraliza e gjumit është e dallueshme nga makthet, por që të dyja ndajnë një etimologji. Fjala e vjetër angleze ‘mare’ përshkruante një shpirt shtypës që ulej mbi gjokset e atyre që flinin, dhe prandaj ndodh edhe ndjesia e mbytjes.

Por studiuesit besojnë sot se kjo histori është frymëzuar nga paraliza e gjumit. Duke pasur parasysh simptomat e frikshme të kësaj gjendje, është e kuptueshme pse paraardhësit tanë ia atribuuan paralizën e gjumit forcave demoniake.

Por shkencëtarët e gjumit, kanë arritur në përfundimin se kjo dukuri është në fakt një pjesë normale e ciklit të gjumit, që ndonjëherë, në mënyrë jonormale, ndodh në momente gjysmë të vetëdijshme, para dhe pas gjumit. Disa e kanë cilësuar atë si një gjendje të ndërgjegjshme të përzier.

Është një periudhë që zakonisht zgjat disa sekonda ose minuta, por që mund të vazhdojë për më gjatë. Humbja e kontrollit të muskujve quhet atonia, dhe ajo gjithashtu ka vendin e saj të duhur në Gjumin e Lëvizjes së Shpejtë të Kokërdhokëve të Syve (REM), faza në të cilën ndodh shumica e ëndrrave.

Sinjalet e trurit zvogëlojnë tonin e muskujve, duke penguar lëvizjen dhe duke na penguar që të veprojmë në ëndrrat tona. Kur atonia mbetet edhe në zgjim, ne bëhemi të vetëdijshëm për paaftësinë shqetësuese për të lëvizur.

Një studim i vitit 2011, zbuloi se rreth 8 për qind e popullsisë së përgjithshme përjeton paralizë të gjumit, edhe pse normat janë shumë më të larta – rreth 30 për qind – si për studentët ashtu edhe për pacientët me probleme të shëndetit mendor.

Për disa, janë raste të izoluara të paralizës së gjumit që ndodhin rrallë. Por të tjerë, vuajnë nga paraliza e përsëritur e gjumit, që zakonisht shoqërohet me narkolepsi, ose përgjumje të tepërt gjatë ditës. Edhe imazhet fantazmagorike që i mundojnë këta njerëz, kanë një shpjegim normal.

Ato quhen halucinacione hipnagogjike kur ndodhin pak para gjumit, dhe hipnopompike kur ndodhin pas zgjimit. Ato mund të përfshijnë jo vetëm halucinacionet vizuale, por edhe ato dëgjimore, si dhe ndjesi trupore, si ndjesia e fluturimit, apo ndjenjë presioni mbi trup.

Edhe kuadri përmes të cilit kultura të ndryshme e interpretojnë paralizën e gjumit, mund të ndryshojë mënyrën se si anëtarët e tyre përjetojnë çrregullimin.

Një studim zbuloi se ajo është shumë më e zakonshme tek egjiptianët sesa danezët, dhe se egjiptianë ia atribuojnë shkaqeve të mbinatyrshme, ndaj kishin më shumë frikë. Në rastin më të keq, nëse ky ankth bën që njerëzit të shmangin gjumin, problemi mund të përkeqësohet dhe të pjellë më shumë episode të tilla.

Pavarësisht nga rëndesa fizike dhe psikologjike e paralizës së gjumit, kjo dukuri mbetet një fenomen ende shumë pak i kuptuar. Shkaqet e tij janë të paqarta, por hulumtimet e kanë lidhur atë me stresin, privimin nga gjumi, konsumimin e tepërt të alkoolit dhe madje edhe ngërçet në këmbë.

Ndërkohë, ekziston një korrelacion i fortë midis paralizës së gjumit dhe çrregullimeve të tjera të gjumit, si narkolepsia dhe apnea obstruktive e gjumit, një gjendje e karakterizuar nga ndërprerja e frymëmarrjes. Në vetvete, paraliza e gjumit duket se është e padëmshme.

Por kur njerëzit shmangin fjetjen në shtrat për t’iu shpëtuar tmerreve të natës, kjo mund të sjellë një mori pasojash negative shëndetësore të lidhura me privimin e gjumit.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/mind/what-explains-sleep-paralysis-and-visions-of-a-demon-on-your-chest

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...