Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse ndihet i ç’thurur mendërisht Ilir Meta. Tani që nuk u shkarkua, pse është kaq i trembur

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Spartak Ngjela 

Shqiptarët po presin nga politika amerikane likuidimin e klasës politike të korruptuar në Shqipëri. Kurse “heronjtë” e korrupsionit janë hedhur në “sulm” luftarak, por me armë të zbrazura. Një nga këta është presidenti Ilir Meta.

Pse Ilir Meta është kthyer sot si një person i ç’thurur mendërisht dhe kundër amendamenteve të kushtetutës? Përse e ka këtë mllef pathologjik: për listat e hapura, apo për ristrukturimin e konceptit të koalicioneve parazgjedhorë?

Shenjat janë të qarta, ai i trembet ndryshimit të konceptit për koalicionet parazgjedhorë, që tani duhet të dalin në garën zgjedhore me një listë dhe me një kryeministër. Atëherë?

Pikërisht për këtë, na duhet ta theksojmë me një gjykim të drejtpërdrejtë se Ilir Meta është kampion i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Banditizmi i tij spikati qartë në zgjedhjet e vitit 2001. Në fakt, në këto zgjedhje ai përsëriti në mënyrë identike aleatin e tij të tanishëm: Meta atëherë imitoi plotësisht Sali Berishën e vitit 1996. Edhe Meta, si Saliu i vitit1996, futi policinë e shtetit për të mbushur kutitë, dhe fitoi me Partinë Socialiste një pushtet kryeministror politik të grabitur me anë të policisë së shtetit.

Ilir Meta ishte kryeministri më banditesk që kishte parë Shqipëria, ai tregoi në vitin 2001 një pasion psiko-kriminal për pushtet. Me pushtetin si kryeministër, në dy vjet, ai vetëm grabiti shtetin dhe shoqërinë, derisa Fatos Nano e rrëzoi në vitin 2002.

ll.
Këtu na duhet të rikujtojmë dhe duhet të kuptohemi se as Saliu i vitit1966 , dhe as Meta i vitit 2001 nuk kishin para. Kjo ishte arsyeja që në ato vite të dy përdorën policinë e shtetit për të mbushur kutitë e votimit, pasi këtë lloj policie më parë, që të dy, e kishin strukturuar si një njësi ushtarake personale. Por, të dy këta sot mund të quhen kampionë të korrupsionit në Shqipëri, por edhe të shitjes së interesit kombëtar.

Gjjthsesi, ndërkohë të dy këta janë përballë hetimit që do t’iu bëjë Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe nën shqetësimin e ndyshimeve kushtetuese.

A ka ndonjë motiv të veçantë korrupsioni Meta në Shqipëri? Metë ziu donte pushtet, por nuk ishte i pranueshëm, sepse nuk artikulohet dot intelektualisht. Prandaj pasioni i psikikës së sëmurë e hodhi në korrupsion banditesk për të fituar para.

Pikërisht për këtë, sepse do t’i duheshin para për të blerë dhe manipuluar zgjedhjet, Meta së pari vodhi shtetin deri në vitin 2002; kurse Saliu e vodhi me vonë shtetin që drejtoi, që nga viti 2005 e deri në vitin 2013.

Na duhet të theksojmë këtu se, Saliu, për katër vjetët 2009-2013, e ndau me Metën vjedhjen e shtetit, derisa ky, si zv/kryeministër i qeverisë Berisha, u kap me bllok në dorë duke vjedhur, por nuk u dënua se e shfajësuan gjyqtarë të korruptuar të Gjykatës së Lartë që tani janë të përjashtuar nga sistemi si të pasuruar në mënyra të paligjshme.
E pra, pas gjithë këtyre, përse ndihet sot i trembur Ilir Meta me ndryshimet kushtetuese të javës së fundit?

Dy janë aspektet e amendimit të ri kushtetues: listat e hapura me anë të të cilave shqiptarët pas dymbëdhjetë vjetësh votojnë për një emër konkret; dhe koalicionet parazgjedhorë që duhet të janë tani të strukturuar me një listë të vetme për të gjitha partitë e koalicionit. Nga të dy këta ndryshime, Metën e tremb koalicioni me një listë, se kështu nuk manipulon dot. Me këtë sistem ai nuk blen dot vota, sepse blerja e votave bëhet masive kur votimi bëhet vetëm për partinë. E pra, ky na qënka mllefi i Metës.
Por kot shqetësohet Meta për ndryshimet kushtetuese, se ai do të likuidohet për korrupsion përpara se të nisë procesi zgjedhor i vitit 2021.

Tags: ilir metaKushtetutasali berishashqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Detajet/ Kush janë prokurorët që kërkuan hetimin e pasurisë së Ylli Ndroqit

Nesër priten reshje të dobëta, temperatura maksimale në 36°C

Itali/ Inaugurohet ura e re, pas rrëzimit që shkaktoi dhjetëra viktima







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

by mirseda
15:12 | 04/06/2026
0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të...

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com