pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişbetplaytaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetteosbet girişcasinomilyonbahiscasino girişteosbetbetgit girişbahiscasinoromabet girişbetgitgameofbet girişromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgameofbetJojobetholiganbetpasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetbahiscasinobetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Lulzim Basha është dakord me PS për listat e hapura

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Alfred Peza

Propozimet për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, sipas modelit të ofruar nga PS, janë të njohura tashmë. Edhe detajet për mënyrën e funksionimit të tyre nesër në praktikë, renditjen e emrave dhe përllogaritjes së fituesve, sa vijnë dhe po sqarohen për opinionin publik sipas një procesi që kërkon kohën e vet.

Tri arsyet se përse ato janë lista 100% të hapura janë:

E para, sepse zgjedhësit shqiptarë për herë të parë kanë fituar të drejtën për të patur dy vota; një për siglën e partisë apo koalicionit që duan të votojnë. E tjetrën, për kandidatin e preferuar për deputet.

E dyta, sepse e drejta e çdo shqiptari për të votuar, është e pakufizuar nga pozicioni i kandidatëve në listë, nga i pari deri tek i fundit i saj.

E treta, sepse kjo gjë i jep mundësinë jo vetëm teorike por edhe praktike kandidatëve më të votuar, të shkojnë në Parlamentin e ri, pavarësisht se mund të jenë renditur fillimisht në zonën jo fituese të listës.

Ky propozim i bërë nga PS është dorëzuar zyrtarisht në tryezën e Këshillit Politik dhe me shumë gjasë, në ditët në vijim do të sanksionohet në Kodin Zgjedhor pas votimit në Parlament. Ndërsa opozita shqiptare, përmes Lulzim Bashës, ka deklaruar se është për hapjen e listave sipas modelit të pozicionimit të të gjithë kandidatëve për deputetë nga fillimi në fund, sipas rendit alfabetik.

Ndryshe nga Edi Rama dhe PS që e deklaruan dhe paraqitën draftin e tyre konkret, Lulzim Basha dhe PD hezitojnë ta zyrtarizojnë me shkrim, atë që kanë deklaruar me gojë. “Opozita e Bashkuar” në vend që ta formulojë propozimin e modelit që preferon, e ta dorëzojë zyrtarisht në tryezën e Këshillit Politik, i shmanget asaj.

Këtu fshihet edhe hileja e madhe. Opozita nuk do një model tjetër listash të hapura, nga ai që ka propozuar PS. Megjithëse nuk e pranojnë dot publikisht, për arsye politike, është e qartë që opozita është plotësisht dakord me hapjen 100% të listave, sipas praktikës së vendeve si Kroacia, Austria, Republika Çeke, Suedia e Belgjika të ofruara nga mazhoranca.

Nëse Lulzim Basha do ta pranonte dhe pohonte me gojën e tij, se është dakord me PS dhe Edi Ramën për formulën e hapjes së listave, ai mendon se kjo do ta dëmtonte përballë elektoratit të vet. Ndaj, preferon që të hedhi gurin nga studiot televizive, duke fshehur dorën, që të mos e zyrtarizojë atë. Kjo tregon, se opozita është e pasinqertë, duke i gënjyer hapur gjithë shqiptarët. Kur ta kuptojnë nesër këtë, ndëshkimi për Lulzim Bashën dhe opozitën, do jetë edhe më i rëndë.

Po të donin një variant tjetër, ndryshe nga ai i PS, Basha do e dorëzonte menjëherë variantin e tij. Kaq e thjeshtë është. Kështu luhet loja politike serioze në demokraci. Negociata ka kuptim, kur çdo palë hedh mbi tryezë të shkruar e zeza mbi të bardhë, variantin e vet. Pas kësaj, palët debatojnë mbi platforma konkrete, derisa të arrijnë në një model për të cilin do të bien dakord të gjitha palët. Nëse konsensusi nuk arrihet, atëherë ky është momenti, për t’iu drejtuar për ndihmë OSBE/ ODIHR.

Çdo sjellje tjetër, çdo qasje ndryshe, çdo kërkesë e bërë, çdo pretendim i shtruar dhe çdo truk i aktruar publikisht, është thjeshtë një mënyrë për t’iu larguar realiteti. E vërteta në këtë rast është shumë e thjeshtë: Lulzim Basha është dakord me PS për listat e hapura. Ndaj, rrini të qetë. As variant tjetër nuk ka për të kërkuar zyrtarisht, as variantin e mazhorancës nuk do ta refuzojë, pasi të zyrtarizohet.

Ndaj ka nisur që tani, ti bëjë gati listat e kandidatëve të vet për deputetë, sipas modelit të ri socialist. Kjo është arsyeja se përse nuk i shpall ato. Po pret me padurimin, miratimin sa më parë të modelit të PS, në Parlament.

Tags: Alfred Pezadakordlistat e hapuralulzim bashaPS

TË LIDHURA

Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Next Post

Vala e dytë e C*vid prek Spanjën, 241 vdekje në 24 orë

FOTO/ Ndryshimi i Alvin Berishës gati 1 vit pas kthimit nga kampi Al-Hol

Korçë, automjeti përplas për vdekje 70-vjeçarin që po ecte me kalë







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Emigrantët sollën me shumë para në atdhe/ BSH: Në janar-mars, remitancat arritën 274 milionë euro

by mirseda
14:51 | 11/06/2026
0

Emigrantët po sjellin gjithnjë e më shumë para në atdhe. Vetëm në periudhën janar-mars të këtij viti,...

Shpërthimi me tritol në Balldren/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana

14:29 | 11/06/2026

Drejtuesja e Kuvendit i tërheq vërejtje Shehajt: Këtu s’ka as palaço as legena

14:16 | 11/06/2026

Redi Muçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Mjedisit, Balla: Ti je ndër më të pasurit këtu

13:52 | 11/06/2026

Socialistët “kyçin” gojën për protestat që kërkojnë largimin e tyre nga qeveria

13:48 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com