Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse ky tërbim opozitar pa kufij për takimin Shqipëri- Kosovë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Alfred Peza zbulon se kur do të kthehet Lulzim Basha në pushtet

Nga: Alfred Peza

Sa më shumë bie kufiri në dy anët e shteteve shqiptare në Ballkan, aq më shumë do ti shihni të turfullojnë, liderët tanë opozitarë. Sa më pak barriera kanë mbetur ende në këmbë, në hapësirën e përbashkët Shqipëri- Kosovë, aq më shumë i sheh të shkumëzojnë, udhëheqësit tanë opozitarë në Tiranë e Prishtinë.

Sa më shumë që avancojnë projektet e zhvillimit, në tregun gjithnjë e më të madh e unik shqiptar në rajon, aq më shumë shigjeta helmi sheh të nisen në drejtim të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Sa më shumë vepra të rëndësishme infrastrukturore projektohen dhe nisin të realizohen, në interes të së ardhmes më të mirë e të përbashkët, aq më shumë akuza për tradhëti kombëtare dëgjon.

Sa më shumë që tregu i Kosovës orientohet drejt burimeve, furnizimeve, lëndëve të para, importit dhe transportit nga Shqipëria, aq më shumë helm hidhet kundër mazhorancës nga propaganda opozitare. Sa më shumë diversifikohet portofoli i marrëdhënieve strategjike mes dy shteteve tona, aq më shumë pezm, ka tek “kalorësit e fytyrave të vrerosura” në qytet.

Mjafton që për këto e shumë më tepër se kaq, të shohësh postimet, reagimet, deklaratat, intervistat apo heshtjen ulëritëse të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit menjëherë pas mbledhjes së fundit të përbashkët në Tiranë, mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Por, edhe pas çdo takimi të viteve të shkuara.

Këtë radhë mbledhja e dy qeverive e zhvilluar nën moton “bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”, kishte disa specifika, që e bëjnë atë të dallojë nga të tjerat. Ajo mbahej vetëm pak javë pas firmosjes së marrëveshjes Kosovë- Serbi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të Presidentit të SHBA. Ndërkohë që Donald Trump, i shkroi një letër personale Kryeministrit të Shqipërisë, ku krahas vlerësimeve flitej edhe për çështje shumë të rëndësishme të politikës sonë të jashtme.

Ndër 14 marrëveshjet e sapofirmosura, veçohen tri projektet e një rëndësie strategjike për të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve në rajon:

E para, që e shndërron Portin e Durrësit, “de facto” në të Kosovës. E dyta, lidhet me fillimin e studimit të fizibilitetit për projektin hekurudhor që do të lidhi Durrësin me Prishtinë dhe koridorin digjital përmes një rrjeti të sigurtë 5 G në çdo aspekt.

E treta, Hidrocentrali i Skavicës, një projekt i nje rëndësie historike që pritet të ridimensionojë tërësisht tregun e të rrisi pavarësinë dhe fuqinë energjitike të të dyja vendeve tona, që do ndërtohet me financim nga SHBA.

Kjo qasje e çon në dimensione të reja, të panjohura më parë nivelin e bashkëpunimit, integrimit dhe bashkimit të pandalshëm të tregjeve të Shqipërisë me Kosovën, duke shfrytëzuar maksimalisht katër liritë e Bashkimit Europian: Liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Kjo iniciativë që buron nga Procesi i Berlinit, njihet ndryshe edhe si Shengeni Rajonal, apo “Minishengeni Ballkanik”.

Avancimi i pandalshëm i projekteve të mëdha të zhvillimit mes dy vendeve tona, është edhe shkaku kryesor i tërbimit të liderëve tanë opozitarë, pas takimit të fundit të të dyja qeverive tona. Deri dje ambjenti shqiptar, për nevojat e lojërave të brendshme të politikës së ditës, u helmua nga propaganda opozitare përmes teorive konspirative, fake news-eve, ligësia dhe shpifjet e paskrupullta. Deri tek akuzat me “tradhëtarë”, “shërbëtorë të Beogradit” e ato me shitje trojesh, ndryshime kufijsh, shitje deti…

Tani që marrëveshjet e bashkëpunimit po avancojnë dhe kanë nisur që të bëhen të prekshme për qytetarët, për biznesin, për krahun e punës, tregjet dhe zhvillimin social-ekonomik të të dyja vendeve tona, atëherë çdo ditë e më tepër po bie edhe maska e gogolit. Po kuptohet bashkë me të, edhe megamashtrimi opozitar për ca vota më tepër, në përpjestim më fillimin e ndryshimeve në gjithnjë e më shumë fusha të hapësirës sonë të përbashkët pa kufi.

Koha është aleati më i madh i progresit, sikundër edhe armiku më i madh i atyre që janë kundër rënies së kufirit dhe bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Jo të gjithë ata që janë rreshtuar në anën e kundërt të barrikadës, janë armiq të çështjes shqiptare në Ballkan, apo tradhëtarët e vërtetë. Thjeshtë janë ata që e kanë vendosur hallin e tyre personal dhe të partive që përfaqësojnë, mbi Shqipërinë dhe Kosovën.

Tags: Alfred Pezakosoveramashqiperi

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Rrugorja në aksion/ Me shpejtësi tej normave, radari kap mat “pilotët” e natës në aksin Sauk-Teg-Kashar (VIDEO)

Rrugorja në aksion/ Me shpejtësi tej normave, radari kap mat “pilotët” e natës në aksin Sauk-Teg-Kashar (VIDEO)

Shpërthen bombola e gazit në oborrin e një banese, ja se çfarë thotë policia

Shpërthen bombola e gazit në oborrin e një banese, ja se çfarë thotë policia

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia/ Hoxha: I njëjti grup kreu edhe atentatin e bujshëm në Elbasan

“Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë”, Artan Hoxha publikon fotot nga parcelat me kanabis







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com