Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Kongresi duhet ta shkarkojë nga detyra Donald Trump

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse Kongresi duhet ta shkarkojë nga detyra Donald Trump

Nga Neil Baron “The Hill”

Nëse Kongresi Amerikan nuk e largon Donald Trumpin nga detyra e Presidentit, vendet  e tjera do të shqetësohen edhe shumë kohë pas Presidencës së tij, se legjislativi amerikan është i paaftë të largojë një president, partia e të cilit e kontrollon Senatin, pa marrë parasysh se sa shkelje ligjore mund të ketë kryer ai.

Shkarkimi i Trump do të vërtetonte se Kongresi nuk ka ndërmend të tolerojë një president që tradhton dhe mashtron aleatët e SHBA-së. Me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, Trump i ekspozoi kurdët, aleatët e vjetër të Amerikës, ndaj rrezikut të asgjësimit të plotë, për shkak se ata janë vënë në shënjestër nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Turqia është një anëtare e NATO-s. Ushtria e saj, mund të ketë parandaluar agresionin rus. Tërheqja e SHBA-së nga Siria, i dha fund ëndrrës së Vladimir Putin për të dobësuar NATO-n, përmes tërheqjes së Turqisë më pranë Rusisë. Këtë e shkaktuan për disa kohë sanksionet që vendosi Trump ndaj Turqisë, për një pushtim që u shkaktua nga vetë Trump.

Shtojini këtu adhurimin e Trump ndaj Putinit, dhe lidhjet e tij financiare me Rusinë, dhe Evropa ka arsye reale të shqetësohet se nëse Rusia pushton aleatët e NATO-s në kufirin e saj, Trump do ta pranonte këtë dhe republikanët në Kongres do ta toleronin këtë sjellje. Mbi të gjitha, republikanët në Kongres bënë sehir, kur Trump sulmonte me radhë organizatat shumëpalëshe që kërkuan dekada për të ndërtuar, duke e minuar kësisoj besueshmërinë e SHBA në mbarë botën.

Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit, edhe kur Teherani po e respektonte atë. Vetëm pasi Trump e tërhoqi SHBA-në nga pakti, Irani rinisi pasurimin e uraniumit. Ndërkohë Trump shfaqi përçmim për bashkësinë ndërkombëtare, duke u tërhequr  nga Marrëveshja e Parisit për klimën, dhe bllokoi emërimin e gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Arbitrazhit të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke pamundësuar kësisoj zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare midis vendeve anëtare.

Bota po sheh teksa Senati i kontrolluar nga republikanët, toleron 15.413 e gënjeshtrat e Trumpit,  dhjetëra hetime të vazhdueshme federale, lokale dhe nga Kongresi, mbi shumë shkelje dhe konflikte flagrante të interesit. Në fakt, Trump është përpjekur ta vendosë politikën e jashtme të SHBA-së, në funksion të përfitimeve financiare të familjes së tij, dhe kjo të sjell ndërmend termin “oligark”, dhe emrin Putin.

Brenda dhe jashtë vendit, Trump e ka tronditur besimin se si Amerika i merr vendimet e saj. Ai është një tip shumë i paparashikueshëm, dhe e dikton shpesh politikën përmes postimeve në rrjetet sociale. Shumë nga vendimet e tij kanë qenë impulsive, të painformuara, dhe të marra pa ndjekur protokollin apo pa asnjë komunikim me Kongresin, zyrtarët e administratës ose agjensitë federale.

Intervistat me zyrtarë të lartë ushtarakë, zbuluan përpjekjet e tyre për të minimizuar dëmin e bërë nga një president kapriçioz, që ka rrezikuar të nisë luftëra të panevojshme. Në rastin e tërheqjes së trupave nga Siria, Trump i shpërfilli paralajmërimet nga ndihmësit e tij mbi rreziqet e kësaj lëvizjeje, si për shembull humbja e ndikimit në Lindjen e Mesme.

Edhe në lidhje me daljen nga marrëveshja bërthamore e Iranit, Trump i kundërshtoi zyrtarët e sigurisë kombëtare, që i bënë thirrje të qëndronte tek kjo marrëveshje, pasi ishte në interesin më të mirë të Amerikës. Trump vendosi tarifa ndaj çelikut dhe aluminit të importuar nga aletët tanë.

Nga Maria Jovanoviç tek Xhenifer Uilliams, Trump ka shpërfillur dhe shkarkuar nga detyra shumë ambasadorë. Angazhimi i tij dhe Sekretarit të Shtetit, Majk Pompeo në skandalin e Ukrainës, e ka zvogëluar besueshmërinë dhe gravitetin e diplomacisë amerikane.

Shkarkimi i Trump nga detyra e Presidentit, është i nevojshëm që SHBA-ja të rifitojë aftësinë për të drejtuar politikën e saj të jashtme. Por republikanët e Senatit, po hezitojnë ta bëjnë këtë, pasi kanë hallin e mbështetjes elektorale në presidencialet e vitit 2020.

Trump e ka ruajtur disi mbështetjen e republikanëve, me koston e gërryerjes së besueshmërinë  e institucioneve ekzistuse. Por postimet e tij në Twitter, arrijnë në vetëm 19 përqind të ndjekësve. Mbështetësit e tij më të mëdhenj janë ndjekës të televizionit Fox News, promovuesi më i madh i Trump.

Mbështetësit e tij nuk kanë ndjekur në masë çështjen e impeachment-it. Sipas një sondazhi, vetëm 17 përqind e familjeve amerikane i kanë ndjekur seancat dëgjimore, në krahasim me 85 përqind në kohën e presidentit Nikson. Prandaj, votuesit janë të keq-informuar. Ato e vlerësojnë Trumpin për ekonominë tonë të fortë.

Por mbështetësit e tij nuk duket se e kuptojnë, që ulja e taksave që ndërmori Trump, nuk prodhoi ndonjë rritje ekonomike të mjaftueshme për të mbuluar të ardhurat e humbura. Do të jetë e vështirë të binden mbështetësit e Trump, se gjëja më e mirë për vendin është largimi i tij.

Dhe nëse republikanët tentojnë ta bëjnë këtë, do të përballen me një hakmarrje në kutitë e votimit. Mund të jetë më e lehtë të bindesh Trumpin, të japë dorëheqjen vullnetarisht, apo të mos rikandidojë, në këmbim të imunitetit nga të gjitha akuzat që po hetohen. Në këtë skenar, republikanët në Senat nuk janë të detyruar të votojnë për ta shkarkuar atë, dhe ka të ngjarë të ruajnë vendet e tyre.

Por, pavarësisht mënyrës se si Amerika duhet ta shkarkojë Trumpin nga detyra, për t’i treguar botës se nuk do të tolerojë një president shkatërrues, të paturpshëm, që nuk njeh ligj, dhe që për këto arsye është i rrezikshëm. Në të kundërt, vendet e tjera do të pyesin përherë: Nëse e lëmë një president mashtrues të pandëshkuar, kur do të ndodhë skandali i radhës?/ TIRANA TODAY

 

Tags: Donald Trumpkongresi amerikanrepublikanetshkarkimi

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
E refuzoi tek “Portokalli”-a, Albano Bogdo shpërthen ndaj Altin Bashës 

E refuzoi tek “Portokalli”-a, Albano Bogdo shpërthen ndaj Altin Bashës 

Meta viziton “Shtëpinë e të Moshuarve” në Kavajë: Të luftojmë plagët sociale

Meta viziton “Shtëpinë e të Moshuarve” në Kavajë: Të luftojmë plagët sociale

Zbulohen detajet/ Ja kur do martohen Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj

Zbulohen detajet/ Ja kur do martohen Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com