Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse kishte katër palë në tryezën e reformës zgjedhore

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Tryeza e djeshme zgjedhore ishte shenjë domethënëse e faktit se aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, vazhdojnë ende të jenë një faktor i rëndësishëm për politikën shqiptare, madje poli më i rëndësishëm në disa raste. Sepse, është e qartë se ajo tryezë në të cilën Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u detyrua të marrë pjesë me dialogues të cilët vetëm disa javë më parë kërkonte që të ishin në burg, është vepër padyshim e insistimit dhe ndoshta presionit ndërkombëtar për të zhvilluar Reformën Zgjedhor.

Pak rëndësi ka se cila nga palët lëshoji më shumë në këtë tryezë, apo se propozimet e opozitës u pranuan. Thelbi i gjithë kësaj historie mbetet fakti se opozita u ul në një tryezë me palën tjetër, duke ndryshuar kështu qëndrimin politik që ka mbajtur gjatë gjithë vitit të fundit.  Sigurisht, që tryeza zgjedhore dhe pjesmarrja në të mund të jetë vetëm fillimi i zbatimit të kushteve të Bundestagut Gjerman, dhe opozita, që në pamje të parë duket sikur del e humbur nga gjithë kjo histori mund të ketë marrë lëshime që ende nuk bëhën të ditura.

Përshembull, po të vësh re të gjitha kushtet e vendosura nga Budestagu Gjerman për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, duken më shumë si pika të negociuara për të zgjidhur krizën në Shqipëri se sa për negociatat.

Megjithatë, përtej çdo teorie për bashkëpunim midis palëve, apo për zbutjen e opozitës në raport me Edi Ramën dhe mazhorancën, ajo që nuk u vu në diskutim edhe kësaj herë, dhe që opozita nuk i kishte bërë llogaritë siç duhet, ishte roli kryesor i ndërkombëtarëve në Shqipëri, të cilët nuk e pranuan asnjëherë bojkotin dhe djegien e mandateve. Dhe pa “bekimin” e tyre vështirë se ndonjë aksion politik, aq më tepër radikal mund të ketë sukses.

Duhet ta kuptojmë njëherë e mirë, se politika shqiptare  ka qenë gjithmonë tripolare, dhe si e tillë përjashtimi i tyre është i pamundur. Edhe për faktin se, Shqipëria si vend në proceset euroatlantike sovranitetin e saj e ka çeduar tashmë në favor të këtyre organizatave ndërkombëtare. Duam apo s’duam ne, ndërkombëtarët në Shqipëri do të jenë në një mënyrë apo tjetër pjesë e qeverisjes dhe e funksionimit të shtetit. Kush nuk e kupton këtë, nuk ka kuptuar asgjë nga rruga që Shqipëria ka ndërmarrë drejt Perëndimit. Ose në të kundërt, mund t’i kthehemi fare kollaj nacionalizmit dhe forcave tona. Por kjo rrugë dihet se në çfarë qorrsokaku na çon. Prandaj, puna e tyre në Shqipëri mund të gjykohet, madje të kritikohet, por jo të përjashtohet.

Teoria e politikës tripolarë shqiptare në fakt, është një teori e hedhur nga ish Kryeministri Sali Berisha disa vite me parë. Me të drejtë, pasi ky realitet tashmë vështirë se mund të çbëhet.

Mirëpo kësaj here, tryeza zgjedhore ka një veçanti që nuk ka ekzistuar më parë në politikën shqiptare. Kësaj herë, politika shqiptare me djegien e mandateve nuk është më tre, por katër polare. Në tryezën e Reformës Zgjedhore palët janë ndërkombëtarët, mazhoranca, opozita jashtë parlamentare dhe opozita e pagëzuar e re. Sigurisht që opozita e re është një pol i krijuar në mënyrë artificiale pa përfaqësim politik, por fakt është se kanë në dorë instrumentin e kartonit parlamentar, i cili duhet për të aprovuar këtë reformë.

Do apo s’do Partia Demokratike, tashmë do të duhet të ulet dhe të bisedojë me ‘’tradhtarët’’ e saj, madje një nga këta deputetë është bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore. Është një pol i çuditshëm ky i opozitës së re, por që tashmë është realiteti i krijuar ndoshta nga vetë opozita e vërtetë në mënyrë të pavullnetshme dhe të pamenduar mirë. Dhe kur polet në politikë fillojnë e shtohen, atëherë gjithmonë e më shumë do të shumohen./Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajreforma zgjedhoresali berishashqiperia

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Pas Alketa Vejsiut, një tjetër shqiptare në “Sanremo”

Pas Alketa Vejsiut, një tjetër shqiptare në “Sanremo”

“Passage du Gois”, rruga më unike në botë që zhduket dhe shfaqet 2 herë në ditë

“Passage du Gois”, rruga më unike në botë që zhduket dhe shfaqet 2 herë në ditë

Aleati i Bashës zbulon prapaskenat e tryezës me qeverinë

Aleati i Bashës zbulon prapaskenat e tryezës me qeverinë







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

by mirseda
12:16 | 20/02/2026
0

Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

Avokati i Popullit, Endri Shabani pret Koordinatoren e OKB-së, fokus te të drejtat e njeriut

Avokati i Popullit, Endri Shabani pret Koordinatoren e OKB-së, fokus te të drejtat e njeriut

11:24 | 20/02/2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

10:15 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

Votimet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, PS voton ish-deputetin e PD Selami Xhepa.

09:58 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com