Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse ka ngecur propaganda e Rilindjes?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse ka ngecur propaganda e Rilindjes?

Diçka ka ngecur në propagandën e Rilindjes. Për katër vite na u tha se kishim policinë që donim; Se kishim hequr nga rrugët mustaqellinjtë barkderre për t’i zëvendësuar me djem dhe vajza të reja të devotshëm;  Se korrupsioni ishte zhdukur dhe kriminelët nuk largoheshin më në drejtim të paditur.

Miti i policisë që duam u pompua me spote televizive dhe me konferenca maramendëse ku asistonin edhe diplomatët e huaj. Mjerë kush ishte kritik ndaj tij. Të flisje për “çunat e Sajmes” që i linin kriminelët të iknin etiketoheshe menjëherë si pjesë e makinerisë së baltës. Të përmendje batërdinë e kultivimit të hashashit, ishe menjëherë pjesë e kazanit të shpifjeve.

Por tani, me fillimin e mandatit të dytë të Ramës, duket sikur gjithçka ka ndryshuar. Vetë kryeministri në fjalën e tij të parë në parlament falënderoi opozitën për rolin që kishte luajtur në denoncimin e kanabisit dhe pranoi si pa të keq se na paskësh gënjyer për katër vite me radhë.

Megjithatë, çudia nuk përfundon këtu. Proceduarat e tenderëve të Tahirit po anulohen nga Xhafa, drejtorët e policisë që punuan me të janë hequr të gjithë nga puna, njerëzit e tij të afërt janë lënë në hije si të pabesueshëm. Natyrisht, askush nuk mund të gëlltisë sapunin për djathë dhe të besojë se mëkatet e policisë duhet të bien mbi ministrin e larguar.

Që prej 2013 edhe policia ashtu si i gjithë shteti drejtohet me dorë të hekurt nga Rama. Sajmir Tahiri mund të fajësohet për lidhjet me kriminelët, po aq sa Ilir Beqja për tenderët që u dha koncesionarëve të shëndetësisë, apo Eron Veliaj për grataçelat që u ka firmosur oligarkëve të Tiranës. Të gjithë e dinë se pas tyre fshihet një dorë e vetme dhe faji i atyre që kanë nënshkruar, është se nuk kanë ditur t’i rrezistojnë.  

Por tani Rama, i diskredituar në publikun vendas dhe i kapur mat nga partnerët ndërkombëtarë, po bën gjithçka për të treguar se të gjitha fajet i ka pasur Sajmir Tahiri. Ai në fakt po përsërit të njëjtën lojë të vjetër, që luajti kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës. 

Edhe atëherë pasi i doli boja ryshfeteve të mëdha që jepeshin për lejet e ndërtimit në kryeqytet, ai i hoqi qafe një e nga një edhe Gonxhen, edhe Lamen, edhe Kodhelin. Qëllimi ishte i qartë: fajin për këtë e kanë të tjerët dhe unë nuk kam ditur gjë.

Tani në Kryeministri, ai po përpiqet të inskenojë kapitullin e dytë të të njëjtit serial, duke krijuar përshtypjen se i gjithë mëkati ka qenë i Saje Qorrit (nuk do të jetë çudi që një ditë ta thërrasë edhe si Berisha) dhe i çunave të tij. Dhe deri këtu, në raportin e shefit me vartësin, Rama është në të drejtën e tij.

Nëse njeriu me të cilin ka ndarë pushtetin, influencat, lidhjet me krimin dhe paratë që burojnë prej tij, e pranon këtë linçim, kjo është një çështje e krenarisë apo e nënshtrimit personal. Ai mund të rebelohet ose të ulë kokën.

Por, përpos raportit Rama –  Tahiri, kjo histori ka edhe në anën tjetër. Atë që duhet të ketë qeveria me publikun. Dhe pikërisht këtu propaganda e rilindjes ka ngecur.

Sepse nga njëra anë ajo vazhdon ta quajë historinë e policisë që deshëm një histori suksesi dhe nga ana tjetër do të përbaltë njeriun që e ka drejtuar për katër vite atë. Pra ajo po përpiqet të shesë fabulën e pamundur të një policie perfekte të drejtuar nga një kupolë mëkatarësh. Dhe këtë zor se është në gjendje ta besojë ndokush. (Lapsi.al)  

Tags: ANDI BUSHATIngecurpropagandaramarilindjaTahiri

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Samsung Galaxy Note 9 me skaner nën ekran

Samsung Galaxy Note 9 me skaner nën ekran

(Emrat) Shkatërrohet grupi i drogave të forta, furnizoheshin nga shqiptari

(Emrat) Shkatërrohet grupi i drogave të forta, furnizoheshin nga shqiptari

Ja mrekullia e mjaltit në trupin e njeriut

Ja mrekullia e mjaltit në trupin e njeriut







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com