Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Pse Japonia dallon nga gjithë vendet e tjera të botës

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse Japonia dallon nga gjithë vendet e tjera të botës

Me pyjet e harlisura dhe qytetet plot gjallëri, tradicionale por dhe teknologjikisht e përparuar, Japonia është një vend ku e kaluara dhe e ardhmja takohen në një harmoni të përkryer. Ja cilat janë arsyet kryesore, që e bëjnë Japoninë shumë të veçantë, krahasuar me vendet e tjera:

Përjeton rreth 1.500 tërmete çdo vit, por është ekonomia e tretë më e fuqishme në botë

Në këtë vend ka rreth 111 vullkane aktive, nga të cilët 15 shpërthejnë çdo vit. Shumica e tyre, përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve. Japonia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit”, një zonë ku takohet pllaka kontinentale më atë oqeanike. Për këtë arsye, ka qenë në shënjestër të 10 prej katastrofave më të rënda natyrore të 100 viteve të fundit. Ajo goditet çdo vit nga 1500 tërmete mesatarë dhe të fortë, e megjithatë mbetet ekonomia e tretë më e madhe në botë përsa i përket PBB-së.

Pavarësisht se ka një dendësi të madhe të popullatës, mbi 68.55 për qind e territorit mbulohet nga pyjet

Politika japoneze e administrimit të pyjeve, nisi 4 shekuj më parë kur kërkesa e shtuar për dru, si pasojë e rritjes së popullsisë, kërcënoi seriozisht pyjet e vendit. Një valë e dytë pyllëzimi, nisi pas Luftës së Dytë Botërore. Sot si qeveria, ashtu edhe organizatat joqeveritare, mbjellin vazhdimisht pemë për të kompensuar emetimet e karbonit në atmosferë.

Në shkollat ​​japoneze, pastrimi është pjesë e kurrikulës shkollore

Në shkollat ​​japoneze, fëmijët mësohen që në moshën 6-vjeçare sesi të pastrojnë, si pjesë e veprimtarive të përditshme të shkollës. Kjo mendohet se nxit respektin dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit përreth. Natyrisht disa punë të vështira si pastrimi i banjove, pikturimi dhe riparimi i ambjenteve, u lihen pastruesve profesionistë.

Ka një nga sistemet hekurudhore më të përpikta në botë

Linja Shinkansen e trenave të shpejtësisë të lartë midis Tokios dhe Shin-Osaka në vitin 2018, vendosi rekord me më pak se 1 minutë vonesë. Zakonisht, vonesat janë aq të rralla, sa kompania mund të bëjë publike një “ndjesë zyrtare”, nëse treni është 5 minuta me vonesë. Në rast se është një orë me vonesë, atëherë kjo përbën një lajm për mediat.

Ka nivelin më të ulët të njerëzve mbipeshë midis vendeve të zhvilluara

Bazuar në standardet ndërkombëtare të indeksit të masës trupore (BMI), vetëm 4.3 përqind e japonezëve klasifikohen si obesë, krahasuar me 36.2 për qind të amerikanëve. Në vitin 2008, Japonia miratoi të ashtuquajturin “ligji i metabolizmit”, që kërkon nga qytetarët 40-75 vjeç të masin një herë në vit gjerësinë e belit, për të mbajtur nën kontroll përhapjen e sëmundjeve metabolike si diabeti, dhe goditjet në tru apo zemër.

Shumë shkolla dhe kompani organizojnë “seminaret e qarjes”, për të lehtësuar stresin

Studentët në shkolla, apo punonjës të kompani të ndryshme, marrin pjesë në aktivitete të tilla të çuditshme. Ata qajnë për të lehtësuar stresin, dhe për t’u ndjerë rehat, dhe në gjendje të ndajnë me të tjerët emocionet e tyre. Kompanitë punësojnë enkas një njeri, që u tregon punonjësve video të trishta, dhe u fshin lotët e pjesëmarrësve në seminar. Në shkolla merr pjesë një profesionist i njohur si “namida sensei”, ose “mësues i lotëve”, që organizon aktivitete dhe ligjërata rreth të qarit.

Niveli i krimit është në rënie prej 17 vjetësh

Sipas të dhënave zyrtare, nga 2.8 milionë krime të regjistruara në vitin 2002, në vitin 2017 u regjistruan më pak se 1 milionë të tilla. Ndërkohë për çudi, vërehet një rritje e krimeve nga të moshuarit, me japonezët mbi 65-vjeç, që kryejnë krime 4 herë më shumë se më parë.

Jetëgjatësia mesatare në Japoni, është një nga më të lartat në botë, 84.5 vjeç

Çdo njeri që mbërrin 100 vjeç në Japoni, nderohet nga kryeministri i vendit me një dhuratë simbolike, që është një filxhan prej argjendi të pastër, një traditë që ka nisur në vitin 2009. Por nga ajo kohë, ka pasur një rritje kaq të madhe të numrit të 100-vjeçarëve, saqë qeveria duhej të kalonte në vitin 2016 tek filxhanët me argjend të përzier. Që nga viti i kaluar, në vend numërohen gati 70 mijë njerëz të moshës 100-vjeç, ose më të moshuar.

TIRANA TODAY

 

Tags: japoniajetegjatesiavendet e zhvilluara

TË LIDHURA

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç
Bota

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Komisioni i Venecias/ Presidenca: Jeni të mirëpritur

Komisioni i Venecias/ Presidenca: Jeni të mirëpritur

Ambasada amerikane

Ambasada Amerikane nxjerr videon: BKH do veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI

Pas sulmit me raketa, Irani video tallëse për eliminimin e Trump (VIDEO)

Pas sulmit me raketa, Irani video tallëse për eliminimin e Trump (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

by mirseda
13:01 | 09/02/2026
0

Shkëlqim Hajdari ka marrë detyrën zyrtarisht si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e mbajtur ai...

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com