Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse japonezët birësojnë jo fëmijë, por burra në moshë madhore

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse japonezët birësojnë jo fëmijë, por burra në moshë madhore

Morning commuters wait to cross a road in Tokyo, Japan, on Thursday, Dec. 10, 2015. After its steepest losing streak on record, Japan痴 yen is poised to seize the crown of best-performing major currency from the dollar in 2016, according to two of the biggest U.S. investment banks. Photographer: Tomohiro Ohsumi/Bloomberg

Japonia ka një nga normat më të larta të birësimit në botë, me mbi 80.000 birësime ligjore të regjistruara në vit. Por kur është fjala për birësimin e fëmijëve, vendi aziatik mbetet larg vendeve të tjera më të zhvilluara. Kjo për shkak se rreth 98 për qind e të birësuarve japonezë, janë burra në moshë madhore, kryesisht në të 20-at dhe 30-at e tyre.

Gjithçka ka nisur qindra vjet më parë, kur Kodi Civil i Japonisë diktoi se si do të kalohej pasuria e një familje, pas vdekjes së plakut të familjes. Konkretisht, ka prova që kjo praktikë filloi qysh në shekullin e XIII, brenda sektit të Budizmit të njohur si Budizmi i Tokës së Pastër.

Por nisi të përdorej gjerësisht në periudhën Tokugava (ose Edo), e cila filloi rreth vitit 1600 dhe zgjati deri në vitin 1868. Paraja dhe pasuritë, kaloheshin tradicionalisht përmes linjës mashkullore në familje, duke filluar nga më të moshuarit. Por nëse një familje nuk kishte ndonjë djalë biologjik, ligji thoshte që djemtë e birësuar mund të mbanin emrin e familjes, biznesin dhe të merrnin pasurinë pas vdekjes së kryetarit të familjes.

Në familjet që kishin vetëm vajza, një familje do të adoptonte një djalë, në mënyrë që ai të përmbushte rolin e drejtimit të biznesit familjar, si dhe të pranonte të ishte kujdestar i parave dhe pasurive të familjes.

Kushtet e birësimit, ishin që familjet nuk mund të birësonin më shumë se një të birësuar nëse kishin tashmë fëmijë. Nëse familja e ardhshme birësuese ishte pa fëmijë, ata mund të birësojnë deri në 2 fëmijë. I birësuari duhet të ishte të paktën 15 vjeç, dhe të paktën një ditë më i ri se sa prindërit birësues. Mosha mesatare aktuale e birësimit është 20-30 vjeç.

Sot ky lloj birësimi ligjor shoqërohet me një martesë të rregulluar “omiai”, mes të birësuarit dhe një vajze të familjes. Kjo do të thotë se djali i birësuar bëhet bir dhe dhëndër në të njëjtën kohë, pasi ai ndryshon mbiemrin e tij, dhe merr atë të familjes së gruas (Mukojoshi).

Në vijim të kësaj tradite, bizneset adoptojnë rregullisht drejtuesit e tyre, në mënyrë që kompanitë ose institucionet e tyre, të shihen si grupe “të drejtuara nga familja”. Pra, me fjalë të tjera, bosët adoptojnë si fëmijët e tyre nëpunësit e tyre të preferuar.

Madje në Japoni, ekzistojnë edhe kompani speficike që merren me rekrutimin e vullnetarëve që adoptohen më pas nga korporatat japoneze. Disa nga kompanitë më të famshme të Japonisë, që kanë mbetur një biznes “familjar” për shkak të praktikës “Mukojoshi”, është prodhuesi i famshëm i makinave Tojota, që u themelua nga Kiçiro Tojoda në vitin 1937.

Një tjetër kompani që prodhon makina, ”Suzuki”, drejtohet gjithashtu nga djem të birësuar. Në fakt, kreu aktual Osamu Suzuki është djali i katërt i adoptuar që e drejton grupin. Por kjo praktikë nuk ndodh vetëm në industritë e prodhimit.

Kompania e shërbimeve financiare “Matsui Securities”, drejtohet nga Miçio Matsui, presidenti i saj i katërt. Por korporatat shumëkombëshe, nuk janë të vetmet kompani që kërkojnë “Mukojoshi”. Kompania më e vjetër familjare në botë, Hoshi, është një han në Japoni, i hapur që në vitin e largët 781.

Ai ka qenë një biznes familjar për 46 breza, dhe kur në familje kishte vetëm vajza, pleqtë adoptonin burrin e njërës prej vajzave të shtëpisë. Edhe pse Kodi Civil i Japonisë ka ndryshuar që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe nuk i ndalon më njerëzit ta kalojnë pasurinë e tyre tek trashëgimtaret femra, traditat e vjetra po rezistojnë.

Për më tepër, Japonia vazhdon që të vuajë nga një krizë e plakjes së popullsisë. Shkalla e lindjeve ka rënë në mënyrë drastike që nga viti 1950, dhe popullsia është shumë e moshuar. Në vitin 2016, Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale, zbuloi se Japonia e kishte thyer rekordin e saj për pasjen e më shumë njerëzve mbi 100-vjeç.

Dhe ky është një problem i madh, pasi gjeneratat që supozohet të zëvendësojnë të moshuarit, nuk po riprodhohen. Çdo vend ka nevojë për një “normë të lindshmërisë zëvendësuese” prej 2.1 lindje për grua, për të mos rrezikuar zvogëlimin e popullsinë. Shkalla e fertilitetit në Japoni është 1.4 lindje për çdo grua. Për pasojë, ekonomia e vendit është tkurrur për dekada të tëra.

Kur bëhet fjalë për martesë dhe vazhdim të linjës së gjakut, duket se adoptimi i të rriturve është një nga mënyrat kryesore për të vazhduar vijën familjare. Pjesa dërrmuese e birësimeve në Japoni, nuk ka të bëjë fare me mirësinë dhe bujarinë, por më shumë me merkantilizmin, dhe frikën e humbjes së emrave shekullorë të familjes.

Ndërsa disa njerëz mund ta shohin këtë lloj adoptimi si të gabuar apo thjesht të çuditshëm, studimet kanë zbuluar se kjo praktikë është një mënyrë shumë efektive, për të mbajtur të “shëndetshëm” bizneset familjare gjatë periudhave të gjata kohore.

Për këtë arsye, shumë meshkuj japonezë janë anëtarë të forumeve në internet, që organizojnë takime për ata që kërkojnë të bëhen ”mukojoshi”, dhe të birësohen nga familjet që kanë nevojë për një pasardhës mashkull për bizneset e tyre. Uebsajti më i njohur është “Chieko Date”, dhe u mundëson familjeve të takohen me pretendentë të mundshëm për vajzat e tyre.

TIRANA TODAY

Tags: biresimfëmijëjaponezët

TË LIDHURA

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik
Bota

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Next Post
Autori i masakrës në Gjermani regjistroi një video para se t’i jepte fund jetës

Autori i masakrës në Gjermani regjistroi një video para se t’i jepte fund jetës

Dosja e Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Çfarë do vendoset

Dosja e Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Çfarë do vendoset

Shpiku “Copy-Paste”, ndërron jetë shkencëtari kompjuterik

Shpiku “Copy-Paste”, ndërron jetë shkencëtari kompjuterik







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com