Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Pse Evropa e ka humbur fillin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Pse Evropa e ka humbur fillin

Nga Matthew Kaminski “Politico.eu”/Vetëm dy vjet më parë, Brukseli ishte një qytet në prag të një ezaurimi nervor, i goditur rëndë nga goditjet e dyfishta politike.

Pak pasi Britania u bë vendi i parë i BE-së që në qershor të vitit 2016 do të votonte por daljes nga unioni, Amerika zgjodhi një president haptazi armiqësor ndaj BE-së dhe NATO-s. Shtyllat e rendit të pasluftës, dukej sikur po lëkundeshin.

Europa sikur iu rikthye normalitetit në vitin 2017. Surprizat zgjedhore në fillim të atij viti ishin fitoret e parisë në Holandë dhe Francë. U hartuan plane në Bruksel, Romë dhe Bratislavë për të reformuar BE-në. Ekonomia e kontinentit, vazhdoi të lëkundet. Arsyetimi ishte ky: Forcat populiste janë në tërheqje; goditjet e Brexit dhe Trump, kishin kthjelluar elektoratet në kontinentin e vjetër.Megjithatë, reformimi i unionit po pengohet më 2018 –ën. Kancelarja Angela Merkel, udhëheqësja e parisë evropiane, e ruajti pushtetin, por doli e dobësuar nga zgjedhjet e shtatorit të vitit të shkuar. Shqetësuese për të dhe kolegët e saj në BE, ishte fakti se populistët nuk janë në tërheqje e sipër.

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, një parti e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, mori 92 vende në Bundestag. Fitoret më të qarta anti-Merkel u regjistruan në Austri, Republikën Çeke, dhe më së fundmi në Hungari. Derisa erdhën zgjedhjet italiane që ishin shoku më i madh politik i vitit 2018 (deri më tani).

Zgjedhjet e 4 marsit, anashkaluan partitë kryesore, dhe katapultuan në krye Lëvizjen Pesë Yjet anti-parisë, dhe Lidhjen e të djathtës ekstreme. Këto ndryshime politike do të shkaktojnë tronditje të një magnitude që është e pamundur të parashikohet, por jo e vështirë të imagjinohet. Italia, fuqia e tretë më e madhe e BE-së pasi të largohet Britania, mund të drejtohet herët a vonë nga dy parti, që kanë të përbashkët dëshirën e tyre e dukshme për të prishur rendin aktual të gjërave.

Dhe kjo mund të jetë borxhi i Italisë, apo mbajtja e një referendumi mbi vazhdimin e anëtarësimit në monedhën e përbashkët. Pra kërcënimi ekzistencial për Europën është sërish një emergjencë, edhe nëse ndryshe nga viti 2016 është më pak i diskutuar. Ndoshta ka mohim të krizës apo lodhje nga zgjerimi.

Sigurisht, kriza këtë herë po ecën me lëvizje të ngadalta dhe nuk është shumë afër. Motori i ri franko-gjermane i premtuar nga Macron dhe Merkel, është duke u kthyer në një mirazh. Ftohtësia e Merkelit drejt ideve të Macron mbi Europën, e ka zbehur entuziazmin rreth presidentit francez dhe planeve të tij.Por ashtu si me sportin, edhe në politikë vjen e njëjta aksiomë:Disa ndeshje të humbura nuk duhet të shkatërrojnë të gjithë sezonin. Europa ndëshkohet nga politikanët që zgjedh; Brukseli është ndëshkuar me drejtuesit që kanë vënë në punë këta politikanë. Së paku deri në vitin e ardhshëm. Por disa fitore të mundshme janë ende të mundshme.

Përpara samitit të muajit të ardhshëm të BE-së, francezët kanë një farë shprese se ministri i ri gjerman i Financave, Olaf Scholz, mund të mbështesë një paketë për reformat në eurozonë. Donald Tusk do të donte gjithashtu të arrinte një kompromis të nivelit të lartë për shpërndarjen e emigrantëve midis jugut dhe veriut.

Ndërkohë, një marrëveshje mbi Brexit, duhet të bëhet më e qartë deri në fillim të vjeshtës. Të dyja palët kanë nevojë për këtë fitore. Samitet e G7 dhe NATO-s, që vijnë njëri pas tjetrit këtë verë, nuk kanë gjasa të përmirësojnë frymërat evropiane rreth marrëdhënieve transatlantike.Por, mes kërcënimeve të Trump për të rritur tarifat e çelikut dhe makinave, një fitore për Evropën, është një aleancë e mundshme me SHBA-të për të shtypur Kinën në aspektin tregtar.

Në çdo nivel, politika ka të bëjë me gjendjet shpirtërore dhe perceptimet.

Pas muajve të rrëzimit të elitave dhe errësirës së thellë, parashikimi i gjendjes në BE për gjysmën e dytë të këtij viti – do të jetë i njohur për këdo që jeton në Bruksel:moti do të jetë i ftohtë, me re, por me pak shanse për të dalë dielli.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: beDonald TrumpDonald TuskevropafillinhumburMerkelSHBA

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Borxhi ndaj OSHEE/Shtyhet afati, abonentët marrin frymë “lirshëm”

Eurostat: Shqipëria e dyta për çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon

Gjuha e një ish-presidenti: Panuçi, një sharlatan!

Foto/Tha se e kishte tradhtuar 35 herë, futbollisti i Kombëtares rikthehet me të dashurën?

“Ai donte të na vriste të gjithëve”, flet vëllai i shqiptares që e vrau ish-burri

Vrasja e nënës shqiptare, detaje të rënda mbi krimin dhe autorin







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Dosja “Partizani” në GJKKO, mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij kërkuan Ramën të dëshmojë,
Aktualitet

Dosja “Partizani” në GJKKO, mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij kërkuan Ramën të dëshmojë,

by mirseda
11:14 | 02/04/2026
0

U mbajt sot procesi i dosjes “Partizani” me tetë të pandehur, mes tyre ish kryeministri Sali Berisha,...

“Pse po qesh?”/ Rama kapet me studentin e drejtësisë: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen

“Pse po qesh?”/ Rama kapet me studentin e drejtësisë: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen

11:05 | 02/04/2026
Akuza për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me 1 vit e 2 muaj burg Marim Lekën

Akuza për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me 1 vit e 2 muaj burg Marim Lekën

10:59 | 02/04/2026
Balla replikon me Mediun pas kërkesës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Ti shko jep hesap

Balla replikon me Mediun pas kërkesës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Ti shko jep hesap

10:34 | 02/04/2026
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, ministri për Europën: Nuk ka arsye për t’u alarmuar,

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, ministri për Europën: Nuk ka arsye për t’u alarmuar,

10:26 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com