“Burrat vijnë nga Marsi dhe gratë nga Venusi. Por ekonomistët, me siguri, janë pjesë e planetit Tokë, dhe duke i shërbyer atij në mënyrë racionale, por kjo nuk do të thotë se edhe në mesin e shkencëtarëve nuk ka ndasi gjinore”, shkruan The Economist.
Ann Mari May dhe Mary McGarvey nga Universiteti Nebraska-Lincoln dhe David Kucera nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, kryen një sondazh me ekonomistë nga 18 vende të Evropës. Ekonomistët kanë më shumë gjasa sesa ekonomistet që të parapëlqejnë zgjidhjet e tregjeve ndaj ndërhyrjeve të qeverisë, janë më shumë skeptikë për mbrojtjen mjedisore dhe janë më pak të prirë për rishpërndarjen.
“Edhe sipas një studimi të ngjashëm të kryer nga znj. May për disa ekonomistë në Amerikë, rezultoi se ekonomistët janë më skeptikë mbi rregulloret e nxjerra nga qeveritë dhe nuk besojnë shumë se një rritje, sado e vogël e pagave, do të ndikojnë në uljen e nivelit të papunësisë. Ndërsa ekonomistet ishin 14 pikë përqindje më pak në krahasim me meshkujt në lidhje me faktin se Ëalmart gjeneron përfitime neto dhe 30 pikë përqindje më shumë se ekonomistët në lidhje me faktin se hapja e tregjeve amerikane ndaj tregtisë duhet të lidhet me standarde më të larta të punës jashtë vendit”-raporton Monitor.
Ndoshta divergjenca nuk ka rëndësi. Në fund të fundit, ekonomia e mirë duhet të përfshijë përdorimin e teorisë dhe të dhënave për t’i dhënë fund paragjykimeve. Por sipas disa studimeve të fundit ka rezultuar se ideologjia ndikon shumë në punën e ekonomistëve. Zubin Jelveh nga Universiteti i Çikagos, Suresh Naidu nga Universiteti i Kolumbisë dhe Bruce Kogut nga Shkolla e Biznesit në Kolumbi, kanë analizuar të tre gjuhën e përdorur në artikuj të ndryshëm ekonomikë për të identifikuar preferencat politike të autorëve dhe konfirmojnë se ka një përputhje midis këtyre të dyjave.
Sipas tyre, ekonomistët e krahut të djathtë kanë tendencë të japin vlerësime që u përshtaten pikëpamjeve të tyre. Të dhëna të tjera të grumbulluara nga z. Naidu konfirmojnë se gratë përdorin në të shkruar një gjuhë që i përshtatet më shumë pikëpamjeve të krahut të majtë. Por këto dallime shndërrohen në një prej shkaqeve kryesore për shqetësim kur merret parasysh mbizotërimi dërrmues i burrave në profesionin e ekonomisë.
Një tjetër ndryshim që znj. May dhe bashkautorët e tjerë të këtij studimi zbulojnë është se ekonomistët kishin dy herë më shumë mundësi të bëheshin profesorë me kohë të plotë në krahasim me ekonomistet. Nëse gradat e larta të ekonomistëve jepen në favor të burrave, atëherë edhe rezultati e këtij profesioni do të anojnë nga ato që atyre u duken më të përshtatshme. Gjithashtu, po sipas këtij studimi, ekonomistët mendojnë se si atyre edhe ekonomisteve u jepen të njëjtat mundësi si për të gjetur punë dhe se dallimet midis tyre janë vetëm si pasojë e aftësive që kanë secili prej tyre.
Ndërsa ekonomistet, nga ana tjetër, mendojnë se atyre nuk u jepen mundësi të barabarta për punë, sidomos në fushën akademike. Nëse ekonomistet kanë mendime të kundërta me ekonomistët, atëherë ky është një problem shumë i madh, sepse do të bjerë në kundërshtim me atë që besojnë profesionistët më të vlerësuar të këtij profesioni.
Ekonomistët ishin gjithashtu më skeptikë se ekonomistet se një ekuilibër më i madh gjinor në ekipet kërkimore do të përmirësonte njohuritë ekonomike. Por ekzistojnë edhe disa perceptime dhe mendime të ekonomisteve që jo domosdoshmërisht janë të sakta.
Mund të ndodhë që ato të vuajnë nga “arsyetimi i motivuar”, duke besuar se mungesa e tyre e promovimit dhe rritja profesionale është për shkak të sistemit dhe jo të mangësive që ato mund të kenë ose duke besuar se ekonomia do të përfitonte më shumë nga njerëz si ato.
Nga ana tjetër, përvojat e tyre personale mund t’u japin atyre informacione më të mëdha në krahasim me ekonomistët.
Në vitin 1960 George Stigler, fitues i çmimit Nobel pohoi se duke qenë një shkencë pozitive, ekonomia ishte etike dhe politikisht neutrale.
Sidoqoftë, disa nga pikëpamjet e tij nuk kanë të bëjnë me këtë ideal. Susan Brandëayn, një nga ish-studentet e tij të diplomuara dhe tani një ekonomiste e pavarur, kujton se z. Stigler i kishte thënë asaj dikur, se ditën kur fakulteti ekonomik i Universitetit të Çikagos do të punësonte një grua, kjo do të ishte edhe dita kur ai do të largohej nga puna.