Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Erdogan: Flamuri i Turqisë valëvitet në qendrën e Afrinit, fitore e madhe

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njofton se qendra e qytetit të Afrinit është marrë nën kontroll të plotë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

“Dëshiroj të ndaj një lajm të mirë. Që nga ora 08:30 qendra e Afrinit është marrë plotësisht nën kontroll nga anëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) të mbështetura nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK)”, tha Erdogan në një ceremoni të përkujtimit të 103-vjetorit të Betejës së Çanakalasë.

“Shumica e terroistëve janë larguar. Nga to kanë ngelur vetëm mbetjet e tyre dhe kurthet e tyre të cilat po pastrohen nga njësitë tona speciale dhe anëtarët e ULS-së. Tashmë në qendrën e qytetit të Afrinit valëviten simbolet e qetësisë dhe sigurisë dhe jo leckat e organizatës terroriste. Aktualisht atje valëviten flamujt turq dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane. Lëvdatat i përkasin Allahut i cili na e mundësoi këtë ditë. I falënderoj ushtarët tanë heronj. Shpreh falënderimet e mia personale dhe në emër të popullit tim gjithashtu edhe për anëtarët e ULS-së të cilët kanë luftuar me mish e me shpirt. Falënderoj të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje për operacionin e Afrinit që nga fillimi i tij. Po ashtu, shpreh falënderimet e mia për vëllezërit tanë sirianë të cilët na kanë pritur me lot në sy të gëzuar për ushtarët tanë që i shpëtuan nga persekutimi i terroristëve”, tha presidenti turk.

Erdogan u shpreh se me këtë operacion, Turqia i ka treguar gjithë botës edhe njëherë se “e drejta është pranë të drejtit dhe të shtypurit”.

Ai gjithashtu theksoi se në Afrin dhe zonat përreth tij do të veprohet njëlloj sikurse është vepruar më parë edhe në Jarabulus, Rai, Al Bab dhe Azez.

“Në Jarabulus u rikthyen 140 mijë njerëz. Ndërsa tani vëllezërit tanë nga Afrini do të rikthehen në Afrin”, tha presidenti Erdogan, duke shtuar se teksa pastrojnë gjurmët e terrorizmit, në të njëjtën kohë do të ndërmarrin hapa në lidhje me infrastrukturën, në mënyrë që, siç tha ai, rajoni të bëhet një vend i banueshëm, shkruan aa.

“Për banorët e rajonit që ende jetojnë në vendin tonë apo në ndonjë vend tjetër, ne do të hedhim të gjitha hapat që ata të rikthehen sa më shpejt dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre. Kjo fitore e përbashkët e Turqisë dhe popullit tonë dhe e Sirisë dhe sirianëve është përgjigja më e mirë ndaj atyre të cilët janë përpjekur ta helmojnë vëllazërinë tonë një mijë vjeçare duke futur në mesin tonë si një thikë organizatat terroriste. Uroj edhe një herë që Allahu ta bëjë të dobishme këtë fitore për të dy vendet tona dhe vëllezërit tanë në Afrin”, tha më tej Erdogan.

Ai tha se Turqia nuk ka ndërmarrë as hapin më të vogël që do të lëndonte civilët.

Tags: AfriniterdoganfitoreflamurimadheqendrënTurqisëvalëvitet

TË LIDHURA

Bota

Sulm me thikë në New York, pesë të plagosur

10:00 | 08/06/2026
Bota

Lufta Ukrainë-Rusi/ Droni godet trenin e pasagjerëve në Krime, humb jetën makinisti

09:56 | 08/06/2026
Bota

Armenia zgjedh Pashinyan, kurs i qartë drejt Perëndimit mes tensioneve me Rusinë

09:28 | 08/06/2026
Next Post

Ekzekutohet shqiptari në Ekuador, tre atentatet dhe lidhja mes tyre

“Votat u blenë në vitin 2017, partitë shqiptare fshehën financimet”

Zbulohen 15 planetë të reja jashtë sistemit tonë diellor







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë për dosjen “Partizani”

by mirseda
10:12 | 08/06/2026
0

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli, është paraqitur paraditen e...

Sulm me thikë në New York, pesë të plagosur

10:00 | 08/06/2026

Lufta Ukrainë-Rusi/ Droni godet trenin e pasagjerëve në Krime, humb jetën makinisti

09:56 | 08/06/2026

Marta Kos uron Kurtin për fitoren dhe bën thirrjen: Kompromis politik për rrugën e Kosovës drejt BE

09:41 | 08/06/2026

“Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama reagon për pankartat e përdorura në protestën për Zvërnecin

09:39 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com