Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

Nga: Armand Shkullaku 

Ambasadorët e BE në Tiranë duhet të jenë ndjerë në siklet kur kanë njoftuar ministritë e tyre se opozita shqiptare pritet të mbajë një protestë më 6 dhjetor, kundër qeverisë mikëpritëse të samitit me Ballkanin Perëndimor.

Duke qenë se protesta të tilla, të organizuara nga forca të rëndësishme politike paralelisht me evente të mëdha ndërkombëtare, janë të pazakonta, diplomatëve në Tiranë do të duhej që njoftimin ta shoqëronin me një tekst goxha shpjegues. Pikërisht këtu qëndron edhe ngërçi i tyre.

Protesta e 6 dhjetorit, e thirrur nga opozita shqiptare, nuk është një ngjarje e shkëputur për t’u dëshmuar para liderëve europianë, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e tyre pasi për vite me radhë ka ndeshur me heshtjen e pamerituar të përfaqësive të tyre në Tiranë. Madje, në jo pak raste, me njanshmërinë e tepruar në favor të qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Opozita ka zgjedhur qëllimisht, që pikërisht më 6 dhjetor, kur kamerat dhe vëmendja e opinionit europian për disa orë do të zhvendosen në Tiranë, shqetësimet dhe revoltën e saj ta adresojë në nivelin më të lartë. Më shumë se një protestë kundër regjimit këtu, manifestimi opozitar synon të jetë një këmbanë alarmi ndaj gjithçkaje që perëndimi ka anashkaluar mbi demokracinë në Shqipëri në emër të të ashtuqajturit stabilitet.

Liderët europianë do të duhet të përballen kështu me sytë e tyre me realitetin e vërtetë të vendit, ku do të mblidhen për këtë samit të rëndësishëm. Ata do të jenë mysafirë në një vend, të cilin organizatat e vendeve të tyre e kanë përcaktuar si një demokraci hibride, me mungesa të theksuara të lirive themelore, të sëmurë nga korrupsioni dhe emigracioni masiv. Mikëpritësi i tyre, një njeri që ka 10 vjet në pushtet, ka kontroll ekskluziv mbi qeverinë dhe Kuvendin. Ai ka në dorë 100 përqind pushtetin lokal, komandon ekonominë e vendit, mediat kryesore dhe tërheq në prapaskenë fijet e drejtësisë së re.

Në 6 dhjetor, opozita duhet të risjellë më fort në vëmendje, raportet e vëtë shteteve që zbarkojnë në Tiranë, të cilat flasin për korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka depërtuar në nivelet më të larta të qeverisjes. Përpara dhjetra mediave europiane, është rasti për të kthyer kamerat tek problemet reale nga të cilat vuan sot demokracia shqiptare. Se si për hir të stabilitetit janë injoruar vjedhjet e zgjedhjeve, ndryshimet e njëanshme të rregullave të lojës, grabitja e pasurisë publike nëpërmjet tenderave pa garë (madje në kundërshtim edhe me sugjerimet e vetë BE), përdorimi i shtetit në fushata elektorale, mbyllja e dosjeve të krimit e korrupsionit në nivele të larta. Se si lehtësia për të injoruar funksionim normal të demokracisë, ka prodhuar në Shqipëri një pushtet autokratik që sot guxon të sfidojë edhe vetë BE me amnistinë fiskale apo ligje që shkelin MSA si në rastin e portit të Durrësit.

Dalja e opozitës, përveç arsyeve më lart, është jetike për të dëshmuar se pushteti në Shqipëri nuk mund ta eleminojë atë politikisht. Ambasadorët në relacionet e tyre, janë të detyruar të shpjegojnë atë për të cilën kanë heshtur deri më sot, e më keq akoma e kanë deformuar, duke shmangur një realitet të pamohueshëm për vetë shqiptarët, se cila është opozita e vërtetë në Shqipëri. Se ajo nuk mund të emërohet nga kryeministri, të çertifikohet nga gjykata dhe të noterizohet nga ambasadat. Dhe kur emisarët europianë në Tiranë bëjnë sikur nuk e shohin këtë, liderëve të tyre u duhet treguar e vërteta, më mirë se në çdo rast, më 6 dhjetor.

Kopaçet patetike me kanune e tradita apo përrallat me rusë e rubla, nuk kanë më treg ku të shiten. Nuk është opozita që po na turpëron në sytë e botës, por një regjim që na ka nxirë në çdo raport zyrtar e në çdo raportim mediatik sistematikisht në 5 vitet e fundit. Nëse një pjesë e ambasadorëve këtu, kanë pranuar në heshtje të bëjnë fasadën e qeverisë dhe të quajnë opozitë atë të cilën e përcaktoi Taulant Balla dy ditë më parë, opozita e vërtetë ka rastin më të mirë për t’u treguar shefave të tyre një tjetër realitet. Të cilin, përfaqësuesit e tyre në Tiranë do të duhet ta shpjegojnë ashtu siç është. Takimet me “opozitën zyrtare” nuk e shmangin dot 6 dhjetorin. Atë e ka thirrur opozita reale. /Lapsi.al

Tags: armand shkullakuopozitaproteste

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Digjet një makinë në Kamëz, dëmton dy automjete të tjera

Digjet një makinë në Kamëz, dëmton dy automjete të tjera

110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Rama uron 110-vjetorin e pavarësisë (FOTO)

Rama uron 110-vjetorin e pavarësisë (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com