Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse doli Rama në krah të Albinit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse doli Rama në krah të Albinit

Nga: Andi Bushati

Edi Rama ka zhvilluar vizitën e tij më normale në Kosovë. Shfaqja e tij në krah të Albin Kurtit, pas takimit të përbashkët të dy delegacioneve, ishte një nga ato që kryeministri shqiptar i urren më shumë, pasi nuk përmbajnë tharmin e të bërit lajm. Por, Edi Rama u përkujdes pikërisht që ajo të ishte e tillë. Larg përplasjeve drithërruese me Ramush Haradinajn, krejt i ndryshëm në qëndrime si ato që sollën bojkotimin e deputetëve të LDK-së në kuvend, përtjej etiketimeve si “gomar” të të gjithë atyre që e konsideronin Thaçin tradhëtar, duke kapërcyer gër mërre si ato që e bënë të linte karrigen bosh, ndërsa fliste Vjosa Osmani, ai është treguar i përmbajtur deri në monotoni.

Madje edhe përkrah Kurtit, në konferencën për shtyp, ai ka dashur të evitojë çdo polemikë.
Kur një koleg nga Prishtina e pyeti për etiketimin si konspiracionist që i bëri Albinit në krah të Merkelit, ai u mjaftua duke thënse se fjalët ia kishin nxjerrë nga konteksti. Kur dikush e ngacmoi për “Open Balkan”, ai rëshqiti duke thënë se me homologun e vet në Prishtinë kanë qasje të ndryshme për të arritur qëllim të njëjtë.

Kur Albin Kurti tregoi se në takimin e përbashkët kishin biseduar më tepër ministrat përkatës për çështje konkrete, ai e korigjoi nga frika se mos mediat e reportonin lajmin me titullin: “këta të dy nuk flasin”.

Edi Rama u soll brenda kornizave të ngushta të shefit të një qeverie që viziton shtetin e vëllezërve të një gjaku edhe në raport me konfliktin që po zhvillohet në Jarinjë dhe Bërnjak. Ai i dha plotësisht të drejtë Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit për targat, akuzoi Beogradin për masa ushtarake teatrale, theksoi prezencën absurde të futjes së ambasadorit rus në këtë konflikt, madje u kujtua të përmende edhe një fakt që kishte bërë sikur e harronte më parë, që serbëve të Kosovës shteti u paguan edhe energjinë elektrike.

Po të lexohen me vëmendje pikat mbi të cilat kryeministri shqiptar vuri theksin këtë radhë duket sikur qëndrimi i tij ka ndryshuar me 180 gradë. Mjafton të mos shkosh në kohë më larg se kjo verë, për të kujtuar se ai e akuzoi Prishtinën se po bëhej pengesë në përparimin e dialogut me Beogradin, se ai e cilësoi si konspirative dhe me kokën nga e shkuara qëndrimin e qeverisë së Kosovës ndaj Open Balkan, për të mbërritur në fund tek deklarata që lëshoi nga New Yorku, ku vuri shenjën e barazimit mes palëve për konfliktin që po zhvillohej në Jarinjë.

Prej disa vitesh, por sidomos pas ardhjes në pushtet të qeverisë Kurti, Edi Rama ka pasur një shqetësim, që asnjë telash, problem apo pretendim që vinte nga pala kosovare, të mos cënonte marëdhënien speciale që ai ka arritur të ndërtojë me Aleksandar Vuçiçin.

Qoftë kur të dy silleshin si fanatikë të një bote që kërkon zgjidhje me ndryshim teritoresh dhe shkëmbim popullsish, qoftë kur ndryshonin katërcipërisht qasje duke luajtur promovuesin modern të një gadishulli pa kufij, Rama ka hyrë në betejë me çdo shqiptar që ishte kundër projekteve të tij me presidentin serb. Në këtë optikë Albin Kurti u shfaq si pengesa e tij më e madhe dhe prandaj ai u bë targeti kryesoi i sulmeve të mediave të rilindjes.

Por kushtet aktuale, kur tanket serbe janë pozicionuar në kufi, kur avionët e tyre shkelin hapsirën ajrore të Kosovës, kur Moska ka marrë një pozicionim të qartë, e kanë trysnuar kryeministrin shqiptar në morsën e të pamundurës. Në këto kushte ai nuk e kishte as luksin për të shkaktuar polemika, as lirinë për të shigjetuar liderin kosovar të radhës. Ndaj ai u kujdes me ngërç dhe pahir ti dilte në krah Kurtit, pasi çdo qëndrim i ndryshëm do ti kthehej në boomerang. Në këtë moment, pikërisht në Prishtinë, ai nuk mund të bënte as rolin e kozmopolitit as të liderit perendimor që qëndron mbi palët. Prandaj zgjodhi me pahir rolin e mërzitshëm të patriotit që mbështet “vëllain e vogël”. / Lapsi.al

Tags: Albin KurtiANDI BUSHATIedi rama

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Sot vuloset fati i Saimir Tahirit, ish-ministri del para Gjykatës së Lartë

Sot vuloset fati i Saimir Tahirit, ish-ministri del para Gjykatës së Lartë

Berisha njofton lëvizjen e radhës

Berisha njofton lëvizjen e radhës

Tiranë/ Infermierja iu vidhte kartat pacientëve, merrte kredi në emër të tyre

Tiranë/ Infermierja iu vidhte kartat pacientëve, merrte kredi në emër të tyre







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet
Aktualitet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

by mirseda
16:34 | 02/02/2026
0

Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrime dhe sigurimin e pronave nga përmbytjet. Ministria e...

Debat në PD/ Kundërshti për bojkotin, vendimi në Kryesi

Debat në PD/ Kundërshti për bojkotin, vendimi në Kryesi

16:31 | 02/02/2026
Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK

Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK

16:17 | 02/02/2026
Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

13:48 | 02/02/2026
Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

12:54 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com