Ish-kryeministri Sali Berisha, do të mbajë nesër foltoren e tij të katërt, për një Parti Demokratike, siç thotë ai më të bashkuar. Ai njofton se takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Berisha u bën thirrje demokratëve që të marrin pjesë, pasi vetëm në këtë formë, sipas tij, do të shpallen fitues. Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vijon të dominojë debatet brenda partisë. Berishës, përveç 5-6 deputetëve që janë deklaruar pro tij, nuk ka patur deputetë të tjerë që ta mbështesnin. Sakaq, deputetët pranë kryedemokratit Basha duket se janë të bindur se përjashtimi i Berishës ishte vendimi i duhur.
Statusi
Njoftim!
Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb