Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Britania dhe Evropa janë të destinuara që të jenë rivale

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse Britania dhe Evropa janë të destinuara që të jenë rivale

Britain's Prime Minister Boris Johnson, French President Emmanuel Macron and German Chancellor Angela Merkel attend the G7 summit, in Biarritz, France August 24, 2019. Picture taken August 24, 2019. Andrew Parsons/Pool via REUTERS - RC16A7B74F90

Nga Tom Mctague “The Atlantic”

Pjesa dërrmuese e Brexit, është zbatimi i logjikës mbi vendimet që tashmë janë marrë. Kështu, britanikët vendosën në vitin 2016, t’i japin fund të drejtës së qytetarëve të Bashkimit Evropian për të jetuar dhe punuar në Britani. Njëkohësisht ata i rikthejnë qeverisë britanike, të drejtën e hartimit të politikave tregtare.

Për këto 2 arsye, vendi duhet të largohet nga tregu i përbashkët dhe bashkimi doganor, të cilat janë të papajtueshme me secilin nga synimet e lartpërmendura. Nëse Britania ikën, duhet të ketë një kufi ekonomik mes saj dhe BE-së. Dhe nëse kjo ndodh, ky kufi do ekzistojë edhe në ishullin e Irlandës, midis Irlandës së Veriut, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës, që është pjesë e BE-së.

Përveçse nëse arrihet ndonjë marrëveshje e veçantë. Dhe kështu me radhë. Gjithçka i nënshtrohet një logjikes të thjeshtë. E megjithatë, në çdo hap ka një protestë publike. Kjo nuk është vetëm një “sëmundje britanike”, kur është fjala për Brexit. Ajo vlen edhe për implikimet që ka në politikën e jashtme, dalja e Britanisë nga BE.

Muajin e kaluar, duke qëndruar përkrah presidentit francez Emanuel Makron në Paris, kancelarja gjermane Angela Merkel, tha diçka që shkaktoi reagime të shumta këtu në Londër, edhe pse në shumë aspekte ishte një fakt. “Me ikjen e Britanisë së Madhe, do të ketë një rivalitet të mundshëm mes nesh. Kjo do të thotë, që përveç Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rivalja jonë do të jetë edhe Britania e Madhe”.

Deklarata e Merkel, është pasoja e pashmangshme e Brexit. Në zemrën e tij, Brexit është pyetja se ligji i cilit zbatohet në territorin e kujt, dhe kush do ta vendosë atë ligj. Dalja nga BE-së, është një përpjekje për të ushtruar më shumë kontroll mbi ligjet që zbatohen në Britaninë e Madhe.

Dhe kjo lëvizje ka kuptim, vetëm nëse Londra dëshiron ligje të ndryshme nga ato që zbatohen në BE. Dhe kjo nga ana tjetër, nënkupton praninë e konkurrencës, aty ku nuk ekzistonte më parë.

Gjithsesi, thelbi nuk është nëse Britania do të jetë një rivale ekonomike e BE-së, por çfarë do të thotë kjo për Mbretërinë e Bashkuar dhe kontinentin në përgjithësi. Sidomos në një epokë të izolacioznimit amerikan, agresionit rus dhe ekspansionit ekonomik kinez. A mund të shtrihet kjo konkurencë ekonomike edhe në fusha të tjera, si siguria dhe mbrojtja?

Gjatë 3 viteve të fundit, problemi ka qenë se realiteti i Brexit, është ngatërruar nga ndarjet e brendshme në Britani mbi llojin e Brexit që dëshirohet. Paraardhësja e kryeministrit Boris Xhonson, Tereza Mej, tentoi të mjegullojë dilemën thelbësore: midis një përafrimi të ngushtë ligjor me BE (dhe më pak tronditje ekonomike) dhe një rregulloreje më kaotike (me më shumë tronditje ekonomike).

Ajo kërkoi kontrollin e Mbretërisë së Bashkuar mbi politikën tregtare dhe emigracionin, por e pati të vështirë të përballej me realitetet e pashmangshme, sidomos mbi kufirin në Irlandën e Veriut. E detyruar të zgjedhë, Mej u përpoq të ruante një marrëdhënie të ngushtë ekonomike me BE-në, duke mbrojtur ‘vijën e saj të kuqe’: kontrollin mbi emigracionin.

Xhonson e ka shkatërruar këtë qasje. Komentet e Merkel në tetor, nuk ishin të parat mbi kërcënimin nga konkurrenca britanike. Një muaj më herët, Merkel deklaroi në Berlin se pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar do të bëhet “një rivale ekonomike në pragun e derës”. Në kohën kur e bëri këtë deklaratë, dukej ende e mundur që Britania të dilte nga BE, edhe pa një marrëveshje me Brukselin.

Në Londër, dominonte në atë kohë ndenja se ndërhyrja evropiane, po e shtynte Britaninë në një qoshe, ku do të kishte pak opsione në dispozicion. Ndaj ajo do të detyrohej të merrej me një ndryshim rrënjësor të drejtimit në ekonomi, përfshirë uljet e mëdha të taksave për korporatar.

Në fakt, disa vende evropiane, po marrin masa për situatën pas pas Brexit.

Për shembull Irlanda, po studion masat që mund të ndërmarrë, pas perspektivës së uljeve së mëdha të taksave në Britani, një hap që mund të joshte kompanitë me qendër në Irlandë. Torsten Bener, drejtori i Institutit Global të Politikave Publike me qendër në Berlin, më tha se Merkel kishte të drejtë të shqetësohej për realitetin “e pashmangshëm” të Britanisë së Madhe, që kërkon avantazhe konkurruese kudo ku mund t’i gjejë ato.

Ndërkohë në Bruksel, ekziston optimizmi se marrëdhëniet e sigurisë midis Britanisë së Madhe dhe aleatëve të saj evropianë, kryesisht Francës, mund të mbeten të paprekura nga çdo rivalitet ekonomik. Dhe një marrëdhënie e tillë, ka disa precedentë. Në vitet 1980, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara ishin superfuqi ekonomike rivale.

Ato garonin me njëra-tjetrën për dominim global, por pa e sfiduar kurrë ombrellën e sigurisë së hegjemonisë amerikane, që ishte vendosur mbi marrëdhënien dypalëshe. Pas Brexit, Britania e vetme nuk mund të jetë një rivale gjeopolitike e BE-së, dhe as një hegjemone ushtarake. Sidoqoftë, ajo mund të jetë një rivale ekonomike, pavarësisht nëse kjo është apo jo diçka e mirë për Britaninë./ TIRANA TODAY 

Tags: BrexitBritania e MadheEmanuel Makronevropa

TË LIDHURA

Berisha: Patronazhimin do e shpallim krim shtetëror!
Aktualitet

Berisha: Patronazhimin do e shpallim krim shtetëror!

13:44 | 28/03/2026
Shpërndanin drogë në lokalet e natës në Bllok, 9 në pranga, dy në kërkim
Aktualitet

Shpërndanin drogë në lokalet e natës në Bllok, 9 në pranga, dy në kërkim

13:42 | 28/03/2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari
Aktualitet

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

13:06 | 28/03/2026
Next Post
Gjuzi debat me Gjiknurin, deputeti largohet nga tryeza e ‘Zgjedhores’

Gjuzi debat me Gjiknurin, deputeti largohet nga tryeza e ‘Zgjedhores’

VIDEO/ Momenti i shpërthimit në pikën e gazit në Fier

VIDEO/ Momenti i shpërthimit në pikën e gazit në Fier

Nxirret nga kampi i kurdëve Alvin Berisha

Nxirret nga kampi i kurdëve Alvin Berisha







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Si e mësoi vdekjen tragjike të partnerit? Rrëfehet për herë të parë Juela
Showbizz

Si e mësoi vdekjen tragjike të partnerit? Rrëfehet për herë të parë Juela

by mirseda
13:47 | 28/03/2026
0

Një rrëfim i ndjerë dhe mjaft personal është ndarë së fundmi nga Juela gjatë një bisede me...

Berisha: Patronazhimin do e shpallim krim shtetëror!

Berisha: Patronazhimin do e shpallim krim shtetëror!

13:44 | 28/03/2026
Shpërndanin drogë në lokalet e natës në Bllok, 9 në pranga, dy në kërkim

Shpërndanin drogë në lokalet e natës në Bllok, 9 në pranga, dy në kërkim

13:42 | 28/03/2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

13:06 | 28/03/2026
Nafta 218 lekë/litër, Berisha: Revoltohuni dhe bllokoni rrugët

Nafta 218 lekë/litër, Berisha: Revoltohuni dhe bllokoni rrugët

13:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com