Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse armatosja nisi nga Bulqiza?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Si mund të arratisen nga hija e tyre?

Nga: Frrok Çupi

Mos e mendoni se ‘ndjesa’ e kandidatit Mziu ka ndryshuar ndonjë gjë në planin e luftës. Ai bëri thirrje ‘për vdekjen si Elbasani’, dhe menjëherë tha ‘më falni’. Kjo është e sigurt se gjëja e madhe qëndron pas ‘faljes’ së vogël.

Pas faljes qëndron e para harta:

Me sa kuptohet, në Bulqizë ka nisur armatosja e militantëve; orë pas ore pritet një shkak për shpërthim. Mziu u dogj. Më parë kishin stisur një tip heroizmi, ku njëfarë kamikazi e vunë në shtyllën e tensionit të lartë për të vendosur flamurin e PD. Puna ishte që ai të digjej si në qark dhe këta ta shpallnin dëshmor, për të ndezur gjakrat e rapsodikëve. Por fakti pse u zgjodh Bulqiza- kjo është çështja. Bulqiza nuk është Dibër (qyteti vetë), por nuk është as Martanesh ku duhen orë për t’u ngjitur. Që nga Bulqiza kontrollohen më shpejt edhe Librazhdi, Elbasani, Pogradeci e ndoshta Tirana. Në veri, Bulqiza nuk është e vetmja ku kryhet armatosja; por kjo shpallet sepse është më larg Tropojës e Kukësit ku bie në sy fakti se janë ‘të Berishës’. Efektin e parë ‘cikloni’ Bulqizë e dha me vrasjen në Elbasan; ndryshe nuk kishte pse ta përmendte aq serbes Mziu.

Pas armatosjes qëndron historia:

Nuk është ndonjë histori e lashtë, është vetëm historia e vitit 1997. Në Bulqizë nisi armatosja e militantëve në mars të vitit 1997, që u përhap në gjithë vendin për dhjetë ose dymbëdhjetë ditë. Në 2 mars 1997, ditën kur shpalli shtetrrethimin në vend, presidenti i Republikës, i izoluar nga të gjithë, i dha çelësat e luftës shefit të Shërbimeve Sekrete Bashkim Gazidede. Gazidede kishte qenë një mësues nga Dibra, por që ishte zgjedhur si gjarpër helmues mes ngjalave. Ai kishte lidhje të ngushta me Dibrën; presidenti i kohës i besonte shumë fisit, klanit dhe dredhisë. Në 2 mars ai emëroi Bashkim Gazideden në këmbë të tij, si ministër i mbrojtjes, ministër i brendshëm dhe shef i operacioneve ushtarake kundër Jugut dhe çdo kryengritjeje që i drejtohej presidentit. Urdhri sekret nr. 1 i Komandantit të Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme, Bashkim Gazidede thotë shprehimisht: ‘Urdhëroj mobilizimin e rezervistëve në rrethet Bulqizë, Peshkopi, Burrel. Mobilizimi të fillojë menjëherë’. Këtu filloi.

Pastaj nisi të përhapet rrotull:  Në 6 mars 1999, lëshohet urdhri sekret nr. 82, për mobilimin e militantëve të PD në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin. Lezhë, Malësi e Madhe dhe Burrel. Urdhri parashikon edhe armatosjen e militantëve me armatimin e ushtrisë.

Takimi i forcave rezerviste (militante) të armatosur me tanke, mitrolozë, kallashnikovë, mina, etj, do të bëhej në Kushovicë mes Fierit e Vlorës. Aty do të ndahej Shqipëria, ose do të shuhej e tëra.

A do të mund fuksionojë sot skema ‘Bulqiza’?

Vërehen disa elementë të përbashkët mes ditës së sotme me mars- prillin e vitit 1997. Pika e parë e përbashkët: kemi të njëjtin president; dmth., i njëjti tip luftënxitës e përçarës. Madje Ilir Meta po provokon stabilitetin e vendit në kushte të tjera më të disfavorshme. Ai nuk është ‘Berisha’ me të gjithë çelësat e shtetit në dorë. ‘Berisha’ i tanishëm ka çelësat e kashtës; por ka edhe sfurqe, kosore, sëpata. Në anën tjetër nuk është Vlora e vitit 1997, por Vlora si Nicë e kësaj kohe. Presidenti Meta iu avit Vlorës me qëllimin që ta nxiste në primitivizmin e tij, por qyteti bregdetar i kishte dalë nga duart.

Për këtë arsye vendosën që qendrën e shpërthimit ta vendosnin jo në Vlorë, por në Elbasan, ku kishte ‘krim, nuk ka det, nuk ka investime si në Vlorë’. Si pikë të përbashkët gjeostrategjike zgjodhën qëndrimin anti- amerikan. Edhe Gazidede, njësoj si presidenti Meta, iu sul amerikanëve. Bashkim Gazidede në dy seanca parlamentare, në 21 dhe 26 mars 1997, akuzoi shërbimin sekret amerikan CIA se ka ‘organizuar trazirat në Shqipëri’.

A mund të bëhet plani sot e nesër?

Sa për sot, dita po mbaron. PD është e angazhuar në manifestimin për mbylljen e fushatës. Nesër gjithë ditën, PD dhe LSI janë nën vëzhgim të rreptë të institucioneve shtetërore shqiptare dhe të aleatëve. Mbetet dita e zgjedhjeve për konflikt. Por më e rrezikshme është dita e hënë kur të kuptohet humbja e tyre. Atëherë mund të rithërritet Bulqiza…

Tags: armatosjaBulqizeFrrok Çupiopinion

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Foto/ Nga Merilyn Monroe tek Lady Diana, si do dukeshin yjet e së kaluarës me botoks

Nga Linkoln tek Ledi Diana: Të famshmit që parashikuan vdekjen e tyre

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

A krijon varësi përdorimi i mediave sociale? Ja çfarë thotë studimi i fundit

Dorëheqja e Thaçit/Rama: Procesi absurd ndaj tij, do vulosë pastërtinë e UÇK-së

Rama fjalë të ndjera për Hashim Thaçin







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com