E hënë, 25 Tetor, 2021
7.5 C
Tirana

A krijon varësi përdorimi i mediave sociale? Ja çfarë thotë studimi i fundit

burimi:https://www.studyfinds.org/social-media-use-addiction

Përshtatur nga Tirana Today

Në kushtet kur qindra miliona njerëz kalojnë orë të panumërta me telefonat e tyre celularë dhe platformat e mediavesociale, ngrihet një pyetje serioze:Në cilën pikë mediat sociale kalojnë nga një zakon i rregullt në një varësi të plotë?

Pavarësisht prindërve të shqetësuar që mendojnë ndryshe, njëstudimi ri zbulon se

përdorimi i shpeshtë i mediave sociale mund të mos jetë i njëjtë me varësinë.Një ekip nga Universiteti i Stratklajd në Skoci, u kërkoi 100 vullnetarëve të lokalizonin me shpejtësi aplikacione të ndryshme të mediave sociale në ekranin kryesor të një smartfoni, dhe të injoronin të gjitha aplikacionet e tjera.

Pjesëmarrësit ndryshonin nga njëri-tjetri në aspektin e përdorimit të mediave sociale. Disa e përdornin internetin çdo ditë, të tjerët jo aq shumë. Synimi i këtij eksperimenti, ishte të përcaktohej niveli i“vëmendjes paragjykuese” midis përdoruesve të shpeshtë të mediave sociale. Pra, me fjalë të tjera:A do t’i identifikonin më shpejt ikonat e aplikacionevenë ekran njerëzit që kalonin më shumë kohë në mediatsociale?

Studiuesit vërejtën se “vëmendja paragjykuese”është një tregues i zakonshëm i varësisë. Gjithashtu, ata vlerësuan nëse ndonjë paragjykim kishte lidhje me rezultatet që masnin angazhimin dhe varësinë nga mediat sociale.

“Përdorimi i mediave sociale, është bërë një pjesë e kudondodhur e shoqërisë, me 3.8 miliardë përdorues në të gjithë botën. Ndërsa studimet kanë treguar se angazhimi në to ka aspekte pozitive si ndjenjat e lidhjes dhe mirëqenies sociale, shumica e kritikave janë fokusuar tek rezultatet negative mbi shëndetin mendor që sjell përdorimi i tepruar i tyre, siç janë nivele më të larta të depresionit dhe ankthit”-thotë studiuesi Dejvid Robertson në një botim universitetit në fjalë.

Provat për të mbështetur lidhje të tilla me efekte negative janë të përziera. Por ndërkohë, ka një debat në rritje nëse nivelet e tepërta të përdorimit të mediave sociale duhet të trajtohet si një varësi e përcaktuar si e tillë nga ekspertët”-shton lektori që jep psikologji në Universitetin Stratklajd.

Rezultatet tregojnë se asnjë nga sytë e pjesëmarrësve nuk dukej se lëvizte drejt ikonave të mediave sociale më shumë se sa drejt aplikacionit tjetër. Gjithashtu,vëmendja nuk dukej sendërlidhej me ndonjë nivel të vetë-raportuar apo të matshëm të varësisë.

“Ne nuk gjetëm prova të vëmendjes paragjykuese. Njerëzit kontrollonin dhe postonin shpesh llogaritë e tyre në mediatsociale, nuk kishin më shumë gjasa që vëmendja e tyre të tërhiqej nga ikona e një aplikacioni të medias sociale, sesa ata që kontrollojnë dhe postojnë më rrallë në këto platformapërfundon dr.Robertson.

Ai thekson se nevojiten shumë më shumë studime në lidhje me efektet e përdorimit të mediave sociale, pozitive apo edhe negative, përpara se të arrihet në konkluzione përfundimtare në lidhje me efektet psikologjike të angazhimit me këto platforma. Gjithsesi, ky studim tregon se përdorimi i shpeshtë i mediave sociale aktualisht nuk mund të përputhet me përkufizimin tradicional të një varësie.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...