Nga Linkoln tek Ledi Diana: Të famshmit që parashikuan vdekjen e tyre

Disa njerëz e dinë se kur do të ikin nga kjo botë. Dhe disa të famshëm kanë parashikuar me saktësi vdekjet e tyre. Madje disa prej tyre parashikuan me saktësi mënyrën dhe rrethanat në të cilat do të vdisnin.

Princesha Ledi Diana

Ajo ishte e adhuruar nga shumë njerëz në të gjithë botën, dhe konsiderohej si Princesha e zemrave të njerëzve. Ledi Diana vdiq në një aksident rrugor në Francë. Por vetëm 10 muaj para kësaj ngjarje tragjike, ajo e parashikoi vdekjen e saj. Princesha nuk kishte marrëdhënie të mira me Familjen Mbretërore, dhe e ndjeu që jeta e saj ishte në rrezik.

“Kjo fazë e veçantë në jetën time, është më e rrezikshmja. Ish-bashkëshorti im po planifikon një aksident me makinën timepërmes sabotimit frenave”- shkroi ajo. Dhjetë muaj më vonë, Ledi Diana pësoi një aksident automobilistik në Paris. Ajo pësoi dëmtime të rënda në kokë të cilat rezultuan fatale.

Abraham Linkoln

Më 4 Prill 1865, Linkolni pa një ëndërr që parashikoi me saktësi vrasjen e tij. Ai ia tregoi ëndrrën një miku të tij. Ai ëndërroi sikur po dëgjonte të qara në Shtëpinë e Bardhë, dhe saktësisht nga Salla Lindore. Kur mbërriti atje ai pa një trup të pajetë. Linkolni pyeti:“Kush ka vdekur në Shtëpinë e Bardhë”.

Një ushtar aty pranë iu përgjigj:Presidenti. Ai u vra nga një vrasës”.Dhjetë ditë pas ëndrrës, Linkolni shkoi në një teatër për të parë një shfaqje. Ai u vra me armë nga një vrasës i fshehur prapa lozhës ku ai po qëndronte. Ai ishte presidenti i parë i SHBA-së që u qëllua dhe u vra në krye të detyrës.

Tupac Shakur

Repisti amerikan Tupak Shakur ishte vetëm 25 vjeç kur u qëllua për vdekje në makinë. Tupak e parashikoi vdekjen e tij jo një herë, por disa herë. Videoja e tij e fundit muzikore që u xhirua 1 muaj para vrasjes së tij, fillon me skenën kur Tupak qëllohet me armë dhe vritet. Për më tepër, ai po linte vazhdimisht të kuptohej se nuk do të jetojë gjatë.

Gjatë një interviste në vitin 1984, kur një gazetar e pyeti se ku e shihte veten pas disa vitesh, Tupak iu përgjigj:Në varreza.Por parashikimi më tronditës ishte në një nga këngët e tij.“Unë do të qëllohem dhe vritem. Nuk mund tju tregoj fjalë për fjalë se si do të ndodhë, por fajtorët do të marrin atë që meritojnë”-thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.

Bob Marli

Kantautori dhe këngëtari legjendar xhamajkane parashikoi saktë vdekjen e tij. Njerëzit pranë tij, besonin se ai ishte një profet, pasi do të parashikonte saktë të ardhmen e shumënjerëzve. Marli ishte gjithashtu një fallxhor. Ai parashikoi që do të vdiste në moshën 36 vjeçare. Kur u pyet pse e parashikoi atë moshë, ai tha se edhe Jezusi jetoi po aq. Dhe në fakt BobMarli vdiq nga kanceri i lëkurës në moshën 36 vjeçare.

Pit Maraviç

Ai ishte një nga basketbollistët më të njohur dhe më tësuksesshëm në SHBA. Maraviç mban ende sot disa rekorde, dhe vlerësohet si një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Në një intervistë ai deklaroi:“Unë nuk dua të luaj në NBA vetëm për10 vite të tjera, dhe pastaj të vdes nga një sulm në zemër në moshën 40 vjeçare”.

Ai nuk e dinte se kishte parashikuar në fakt vdekjen e tij. Pas 6 vitesh, Pete pësoi një dëmtim dhe iu desh të tërhiqej nga NBA. Pas 10 vjetësh në moshën 40 vjeç, Peti ndërroi jetë pasnjë sulmi në zemër gjatë kohës që po luante basketboll me shokët.

Arnold Shoenberg

Shoenberg ishte një kompozitor amerikano-austriak me famë botërore. Ai kishte një frikë

nga numri 13 (triskaidekaphobia, dhe e kaloi gjithë jetën e tij duke u përpjekur të shmangte numrin 13. Kur mbushi 76 vjeç, u tmerrua pasi 7 dhe 6 bëjnë pikërisht 13. Ai ishte i sigurt se do të vdiste më 13 korrik 1951, pasi do të përballej me dy 13-ta. Dhe në fakt natën e 13 korrikut 1951, Arnold ndërroi jetë. Fobia e tij provoi të ishte një profeci vetë-përmbushëse.

Xhejms Din

Ai ishte një aktori i famshëm i Hollivudit, dhe vdiq në një aksident rrugor vitin 1955. Din i pëlqente shumë makinatdhe garat me to. Ai e kishte paralajmëruar atë që do të ndodhte vetëm një muaj para aksidentit të tij fatal me makinë. Në një intervistë, Din u pyet se çfarë këshille do tu jepte shoferëve të rinj.

Ai u përgjigj:“Kini kujdes kur i jepni makinës. Jeta që shpëton mund të jetë e imja. Dhe në fakt ai vdiq kur një makinë u përplas fort me makinën e tij. Vdekja e Xhejms u parashikua edhe nga një aktor tjetër Alek Gines, tha se nëse Din hipën në makinën e tij, do të vdiste. Dhe në fakt ai vdiq vetëm disa ditë pas parashikimit të Alek.

Burimi: https://historyofyesterday.com/these-celebrities-predicted-their-oën-death-634a5a30e50f

Përshtatur nga TIRANA TODAY