Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

PS po shkon drejt regjimit? Braçe i përgjigjet Pandeli Majkos

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PS po shkon drejt regjimit? Braçe i përgjigjet Pandeli Majkos

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, deklaroi në Kuvend se mungesa e opozitës në zgjedhje do ta degradojë vendin në regjim. Por nuk është në këtë mendim zv/kryeministri Erion Braçe, i cili duke folur në “Abcneës” është shprehur se qeveria e PS nuk është duke shkuar vetëm në zgjedhje dhe as drejt një regjimi. Por kjo parti qeverisë e vetme, pasi sipas tij, kjo ka qenë zgjedhja e popullit në vitin 2017.

“Ne jemi në qeveri pa aleatë sepse kështu vendosën shqiptarët në 2017. Për sa kohë njerëzit votuan që ne të qeverisim të vetëm, padiskutim që ne nuk i themi njerëzve JO. Ne njerëzve do u themi PO. Ne nuk kemi kërkuar të fitojmë 61 bashki, ne thamë që po shkojmë në një palë zgjedhje me kundërshtarë ata që kemi, madje të ashpër dhe të përgatitur. Gjatë gjithë kësaj kohe zoti Basha fushatë ka bërë por në momentin që vendosin të tërhiqen nga gara zgjedhore, kjo nuk është më përgjegjësia jonë, përgjegjësi e jona është standardi i zgjedhjeve”, tha Braçe.

Në këtë mënyrë, zv/kryeministri i është përgjigjur  dhe ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili deklaroi në Kuvend se  mungesa e opozitës në zgjedhje do ta degradojë vendin në regjim.

“Shqipëria rrezon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim. Kjo situatë nuk është produkt, por pasojë e vendimeve të opozitës jashtë Kuvendit. Ajo e vlerësoi bojkotin si mekanizëm për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshëm të parakohshme.

Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron sipas parimit të gjitha ose asgjë. Ky është gabimi i rëndë. Partia Socialiste duhet të negociojë krizën edhe me trupën parlamentare që ka hyrë në Kuvend nga listat zëvendësuese të opozitës, çdo vendim duhet të kalojë nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë. Sot politika në mungesë të Gjykatës Kushtetues nuk ka mundësi legale të negociojë afatet e Kushtetutës së republikës së Shqipërisë për zgjedhjet, por ky Kuvend ka të drejtë të ndryshojë Kushtetutën bazuar mbi këtë eksperiment negative që po ndodh.

Grupi i opozitës në Kuvend duhet respektuar për propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral, pavarësisht se me deputetë të rinj, ata kanë të drejtë t’i japin historisë së këtij Kuvendi, vendimin dhe vlerësimin publik për to. Dekreti i Presidentit duhet regjistruar si një akt jo kushtetutës dhe jam dakord me propozimin e këtij qëllimi. Presidenti ka gabuar dhe ka krijuar një problem. Ilir Meta është zgjedhur President nga Partia Socialiste, ai është produkti ynë.”, theksoi Majko.

Tags: bracedrejtPandeli MajkospergjigjetPSregjimitShkon

TË LIDHURA

Berisha dhe deputetët ePD bllokuan foltoren,Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur te vendoset rendi
Aktualitet

Momente të nxehta në Kuvend: Tone të forta dhe ndërhyrje e Gardës

14:15 | 12/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa
Aktualitet

Qendër e re për Drejtësinë, Rama:Financim i madh, giykatës e prokurorë do ndihen te nderuar!

14:14 | 12/02/2026
Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…
Aktualitet

Tentohet grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

14:13 | 12/02/2026
Next Post
“S’mund të flasësh”/ Ngjela përplaset me Fahri Balliun: Mos e shtrëngo gjuhën

“S’mund të flasësh”/ Ngjela përplaset me Fahri Balliun: Mos e shtrëngo gjuhën

Dyshime për pasurinë e gjyqtarit, 300 euro apartament me qira në Tropojë

Dyshime për pasurinë e gjyqtarit, 300 euro apartament me qira në Tropojë

Gjoba dhe rrëmbime/ Vetëm 25 vjeç, kush është mafiozi kinez që u arrestua në Rinas

Gjoba dhe rrëmbime/ Vetëm 25 vjeç, kush është mafiozi kinez që u arrestua në Rinas







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,
Bota

Takimi Mitsotakis – Erdogan: Dialogu vazhdon, por mbeten larg kompromisit

by mirseda
14:19 | 12/02/2026
0

Berisha dhe deputetët ePD bllokuan foltoren,Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur te vendoset rendi

Momente të nxehta në Kuvend: Tone të forta dhe ndërhyrje e Gardës

14:15 | 12/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Qendër e re për Drejtësinë, Rama:Financim i madh, giykatës e prokurorë do ndihen te nderuar!

14:14 | 12/02/2026
Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…

Tentohet grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

14:13 | 12/02/2026
Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

“Berish, Zoti replika”/ Peleshi ngatërrohet me fjalet e tij: Replikë, zoti Berisha

14:12 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com