pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitbetgit girişcasinomilyonromabet girişromabetbetbey girişbetbeyholiganbet girişcasinomilyongameofbet girişholiganbetradissonbet girişgameofbetcratosroyalbet girişradissonbetgrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalbetsalvadorromabet güncel girişbetbey güncel girişholiganbet güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişcratosroyalbet güncel girişgrandpashabet güncel girişimajbet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetbetgitromabetbetbeyhititbetholiganbetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomJojobetgrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dyshime për pasurinë e gjyqtarit, 300 euro apartament me qira në Tropojë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Problemet me pasurinë duket se rrezikojnë karrierën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Idriz Mulkurti, ndaj të cilit dje u zhvillua seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Vetë gjyqtari zgjodhi të mos ishte i pranishëm në seancë, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Trupi gjykues, që kreu hetimin ndaj Mulkurtit, përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo) dhe Valbona Sanxhaktari në cilësinë e relatores.

Në lidhje me kriterin e pastërtisë së figurës, Sanxhaktari relatoi se nga raporti i dorëzuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, gjyqtari rezulton i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës, ndërkohë edhe nga verifikimet e kryera nga KPK nuk janë konstatuar lidhje me persona të papërshtatshëm.

Sa i përket hetimit për aftësitë profesionale, relatorja tha se nga raporti i përpiluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është vlerësuar si “mesatar”, ndërsa janë shënuar edhe dy denoncime nga publiku, në të cilat komisioni nuk ka gjetur indicie për hetime të mëtejshme.

PASURIA

Në lidhje me kriterin e pasurisë, raporti i dorëzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka dorëzuar një raport negativ për gjyqtarin Mulkurti, ndërsa, edhe sipas hetimeve të kryera nga KPK, sipas relatores, janë konstatuar problematika. Kështu, sa i takon një apartamenti me sipërfaqe 84 metra katrorë në Tiranë, blerë për 50 600 eurove, gjyqtari Mulkurti ka deklaruar si burim të krijimit një milion lekë kursime dhe 5 milionë lekë kredi të marra nga “Raiffeisen Bank”.

Pagesat për këtë apartament janë bërë në dy këste dhe nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari nuk ka pasur burime financiare për pagimin e këstit të parë në vlerën 20 600 euro. Gjithashtu, është konstatuar se pasqyrimi i kursimeve në deklaratën veting me atë të bëra në vite nuk përputhen. Në lidhje me blerjen e një garazhi me sipërfaqe 22 metra katrorë në vitin 2010 për 14 mijë euro, gjyqtari ka deklaruar se burim i krijimit të kësaj pasurie ishte qiraja e marrë parapagim në këtë periudhë për apartamentin që zotëron në qytetin Bajram Curri.

Nga hetimi i kryer nga KPK, duke iu referuar deklarimit të vetë subjektit, ai ia ka dhënë apartamentin me qira një shoqërie për 300 euro në muaj, duke marrë si parapagim 10 800 euro. Mulkurti ka pretenduar se qiramarrësi ka qenë menaxher i një shoqërie që do të zhvillonte aktivitet në atë zonë. KPK ngriti dyshime në lidhje me çmimin e lartë të qirasë, por, sipas gjyqtarit, ishte për shkak se kishte kryer investime për rikonstruksionin dhe arredimin e apartamentit.

Nga ana tjetër, komisioni tha se gjyqtari Mulkurti nuk ka deklaruar shpenzime për këto investime. Në pronësi të gjyqtarit dhe familjes së tij, sipas relatores, janë edhe disa pasuri të tjera si një automjet tip “Benz” të blerë në vlerën e 5000 eurove, ku si burim janë deklaruar kursimet ndër vite.

Mulkurti zotëron pasuritë tokë-arë me sipërfaqe 4400 metra katrorë dhe 2600 metra katrorë në Tropojë, me pjesë takuese 50%, të trashëguara nga e ëma dhe rreth 6000 metra katrorë në fshatin Luz të Tropojës, të dhuruara nga motra. Nga hetimi i KPK-së, për gjyqtarin ka rezultuar edhe mungesë burimesh financiare për pagimin e një pagese 1.5 milionë lekë për tarifën e universitetit ku studion i biri në Britani.

Avokati ngre pikëpyetje për procesin e vetingut

Në seancën e djeshme ndaj gjyqtarit Idriz Mulkurti, i pranishëm si përfaqësues i këtij të fundit ishte avokati Sokol Hazizaj. Avokati, para se trupi të lexonte relacionin, kërkoi të fliste, duke i kërkuar KPK-së një opinion sa i takon faktit që e njëjta trupë edhe heton, por edhe gjykon hetimet e veta. Sipas Hazizajt, kjo e bën procesin të parregullt, ndërsa drejtuesi i treshes, Lulzim Hamitaj, nuk pranoi kërkesën për opinion të avokatit, duke thënë se ata mund të shqyrtojnë vetëm kërkesat procedurale. “Konstatimi ynë është fare i thjeshtë, i gjithë procesi është i karakterit administrativ dhe i referohet Kodit të Procedurës Administrative. Ky Kod, e detyron një Kolegj, një Komision apo një trupë të mos jetë në konflikt interesi, në këtë rast jo në aspektin personal. Ajo që dua të them është se qenia e një trupi që bën edhe hetimin, por edhe gjykimin, na bën të konstatojmë se ndodhemi në një proces të parregullt ligjor. Parë në këtë këndvështrim, unë do i kërkoja KPK-së nëse ka të njëjtin opinion për këtë rast. Unë nuk kërkoj përjashtimin tuaj, por një mbledhje tuajën për një opinion”, tha Hazizaj. /Panorama

Tags: 300 euroapartamentdyshimegjyqtaritpasurinëqiraTropojë

TË LIDHURA

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

22:59 | 11/06/2026
Aktualitet

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026
Aktualitet

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026
Next Post

Gjoba dhe rrëmbime/ Vetëm 25 vjeç, kush është mafiozi kinez që u arrestua në Rinas

Shqiptarët po martohen më të rinj, gjatë 2018 u rrit numri i martesave

"O zonjë, po na ngre nervat. Po tall…"/ Nuk përmbahet Mark Marku, shpërthen edhe ndaj Lorenc Vangjelit







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

by mirseda
22:59 | 11/06/2026
0

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në Tiranë. Marshimi vijon me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”. Një...

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026

12 ditë protestë, “Rama dorëhiqu”! Marshimi vijon në Tiranë: 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

22:06 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com