Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

PS kërkon shkarkimin, Malaj: Reagimi i BSH-së është jashtë hapave ligjorë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PS kërkon shkarkimin, Malaj: Reagimi i BSH-së është jashtë hapave ligjorë

Pas deklaratës së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për nismën e socialistëve për shkarkimin e Arben Malajt, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Përmes një statusi në Facebook, Malaj deklaron se nuk ka marrë pjesë në asnjë strukturë të asnjë partie apo se është angazhuar në asnjë aktivitet politik, duke vërtetuar qartë sipas tij se e ka respektuar në maksimum kodin e etikës.

Më tej, ai shprehet se reagimi i bërë në emër të Bankës së Shqipërisë, është jashtë hapave ligjorë dhe se përbën cenim të kredibilitetit dhe pavarësisë së kësaj banke.

Postimi i plotë:

Për këtë debat nuk shprehet Banka e Shqipërisë si institucion, por vetëm Këshilli Mbikëqyrës.
Kam respektuar në maksimum kodin e etikës, nuk marr pjesë në asnjë strukturë të asnjë partie, këtë kërkon ligji Bankës, nuk jam i angazhuar në asnjë aktivitet politik, sapo mbaruan zgjedhjet vendore kjo konstatohet lehtë.

Po ngatërrohet me keqdashje dallimi midis angazhim apo aktiviteteve publike me angazhimit dhe aktivitete publike. Kam plotësuar me integritet dhe profesionalizëm mandatin e dhënë nga Kuvendi, vendit tim në rastin e parë me 100 % të votave dhe në rastin e dytë me vetëm dy vota kundra.
Reagimi në emër të Bankës së Shqipërisë sot pas kërkesës së deputetëve dhe jashtë hapave ligjorë dhe institucionalë që në këtë rast është vetëm Këshilli Mbikëqyrës, përbën cenim të kredibilitetiti dhe Pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.

Kredibiliteti publik dhe pavarësia reale e Bankës së Shqipërisë duhet të jenë të shenjta dhe duhen ruajtur me përgjegjshmëri maksimale nga çdo pozicionim publik jashtë kornizave institucionale.
Kam qenë unë që pas mandatit të ri kam kërkuar që rezoluta e kuvendit për vitin 2018 që ka detyra për vitin 2019 të diskutohej në Këshill dhe me detyrat e dhëna nga kuvendi të njihej Këshilli dhe stafi drejtues i Bankës dhe për detyrat konkrete Këshilli të ndërtonte një plan veprimi përmbushës të detyrave të lëna nga Kuvendi.

Qëndrimet si gjatë mandatin plotësues dhe aktualisht janë të dokumentuara në proces verbalet e Këshillit Mbikëqyrës.
Ky sqarim është në respekt të institucionit të BSH.

Tags: Arben MalajBanka e Shqipërisëreagimishkarkimi

TË LIDHURA

A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK
Aktualitet

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust
Aktualitet

Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

14:19 | 12/02/2026
Next Post
Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

Lul, a je ti apo duhet të presim një tjetër?

Lul, a je ti apo duhet të presim një tjetër?

Koha e favorshme për plazh, temperaturat në rritje

Koha e favorshme për plazh, temperaturat në rritje







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

by mirseda
14:30 | 12/02/2026
0

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes që lidhet...

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

14:19 | 12/02/2026
Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,

Takimi Mitsotakis – Erdogan: Dialogu vazhdon, por mbeten larg kompromisit

14:19 | 12/02/2026
Berisha dhe deputetët ePD bllokuan foltoren,Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur te vendoset rendi

Momente të nxehta në Kuvend: Tone të forta dhe ndërhyrje e Gardës

14:15 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com