Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lul, a je ti apo duhet të presim një tjetër?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Marsel Lela

E djathta në Shqipëri nuk ka qenë kurrë më e paqartë dhe e shpërndarë se sa sot. Pakënaqësia nuk vërtitet vetëm ndaj keq qeverisjes së socialistëve, por edhe ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

Demokratët nuk duken më aq entuziastë sa ç’ishin kur Lulzim Basha zbriti në aeroportin e politikës shqiptare si ‘golden boy’ i PD-së, shtatlartë, i sigurt dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Djaloshi i shkolluar në Perëndim reflektonte një kulturë dhe retorikë krejt tjetër nga ajo që shqiptarët ishin mësuar të dëgjonin. Ai ishte ndryshe nga ‘xhaketat e vjetra’ që kishin drejtuar deri asokohe vendin.

“Por a ka arritur ai vërtetë që të dalë nga hija e ‘xhaketave të vjetra’ për të krijuar një profil lideri origjinal?” Kjo ishte pyetja që bënin skeptikët, e cila u përdor nga kundërshtarët e majtë për ta etiketuar Bashën si ‘dytës’ të Sali Berishës, sidomos kur ai fitoi, në mënyrë plebeshitare, kryesimin e Partisë Demokratike.

Por nuk ishte kjo që i bënte demokratët të mendoheshin dy herë nëse në krye të tyre ishte zgjedhur njeriu i duhur.

Ishte ‘paqëndrueshmëria’ e kreut të PD-së ajo që krijoi dyshimet e para te të djathtët. Pasi i futi në të ashtuquajturën “çadra e lirisë’, Basha i nxori demokratët që andej me një marrëveshje që kishte bërë me kundërshtarin e tij, Edi Rama, për të ndarë qeverinë.

Kjo ishte një lëvizje nga e cila e djathta jo vetëm që nuk fitoi asgjë, por doli e humbur. Rama ka arritur jo vetëm të prodhojë një fitore taktike të atypëratyshme, por edhe ta mbajë Bashën peng të kësaj marrëveshjeje, duke mos e lejuar të bëjë asnjë marrëveshje tjetër.

Lëvizja e dytë ishte djegia e mandateve dhe zgjedhja e rrugës së protestave popullore (pa kthim pas). Edhe kësaj here demokratët e ndoqën, duke marrë pas vetes edhe të pakënaqurit nga (keq)qeverisja e Ramës.

Basha u kthye sërish në ‘heroin’ e popullit. Por luhatja e Bashës nisi të vërehej sërish. Në fillim tha se nuk do të kishte dhe nuk do të pranonte zgjedhje me 30 qershor, duke e moderuar më pas me ‘opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje’.

Pak ditë më parë në një mbledhje kryesie të PD, Basha u tha të vetëve se e djathta nuk ishte e gatshme për të hyrë në zgjedhje të parakohëshme, edhe nëse këtë e kërkonte Rama.

Karta më e fortë e çdo lideri për të frymëzuar siguri te ndjekësit është qëndrueshmëria. Në mungesë të saj është e udhës që ata të fillojnë të ngrenë pikëpyetje rreth kreut të cilin ata e ndjekin në shi e në diell; madje deri në qelitë e paraburgimit.

‘A je ti, apo duhet të presim një tjetër?’ Këtë pyetje i dërgoi nga burgu Gjon Pagëzori Jezus Krishtit nëpërmjet dishepujve të tij.

Gjoni e dinte se kishte ardhur koha e një Shpëtimtari që do t’i jepte një mundësi të dytë njerëzimit. Por ai donte t’i siguronte të tijët se cili ishte ky shpëtimtar.

Nuk dihet nëse do të jetë pikërisht Basha ‘shpëtimtari’ i së djathtës dhe garanti i një mundësie tjetër për Shqipërinë. Por të djathtët vazhdojnë, njësoj si Gjon Pagëzori, t’i përgatisin rrugën këtij ‘shpëtimtari’ duke protestur nëpër çadra, rrugë, sheshe, e qeli.

Ata janë një vox clamanti in deserto, një zë që thërret në shkretëtirën politike, ekonomike, sociale e morale të vendit: “Lul, a je ti apo duhet të presim një tjetër?”. /Politiko

 

Tags: bashaPDQeverisja

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Koha e favorshme për plazh, temperaturat në rritje

Pelosi shpreh mbështetjen për Kosovën

Genta e “Big Brother” prezanton plakun që e mban me lekë (foto)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

by mirseda
10:54 | 05/06/2026
0

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues...

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com