PS i cakton patronazhist Ramës, kush është personi që kujdeset për votën e tij

Skandali i mbledhjes së të dhënave të 900 mijë qytetarëve të Tiranës ka shokuar opinionin publik, teksa SPAK ka marrë kompetencën për zbardhjen e kësaj çështjeje.

Por, mesa duket qytetarët e thjeshtë nuk janë të vetmit që monitorohen, por edhe zyrtarët më të lartë të shtetit.

Në listën e PS-së ka përfunduar edhe drejtuesi i kësaj force politike dhe kryeminstri, Edi Rama, i cili sigurisht konsiderohet si një votë e sigurtë për socialistët.

Nga lista e publikuar, rezulton se njeriu që monitoron sjelljen e Edi Ramës në kutinë e votimit është Ervis Husha. Ky i fundit duket se ka detyrën më të thjeshtë nga të gjithë kolegët e tij.

Skandali është zbuluar dy ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill.