Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar disi, teksa studentët që protestojnë kanë ndezur tymuese. Madje, këto tymuese janë hedhur edhe drejt godinës së Kryeministrisë, përpara së cilës qëndrojnë forcat e policisë.
Megjithatë, duhet thënë se hedhja e tymueseve nuk ka shkaktuar asnjë lëndim. Ndërkohë, pak më parë reagoi kryeministri Rama lidhur me protestën, të cilën e cilësoi si shembullore, ndërsa dënoi mbylljen e fakulteteve me zinxhirë, duke e quajtur “fytyrën kuptimplotë të pengmarrësve së protestës shembullore”.
Më poshtë videoja e momentit të ndezjes dhe hedhjes së tymueseve: