Karteli meksikan Sinaloa, është një nga organizatat më të mëdha kriminale në botë. Ai merret kryesisht me trafikun ndërkombëtar të drogës, dhe pastrimin e parave. Karteli mendohet se vepron në të paktën 17 shtete të botës. Ai përbëhet nga ish-fermerë që në vitet 1960-1970, lanë kultivimin e perimeve, edhe filluan atë të marijuanës.
Bosi i parë ishte Pedro Avila, ndërsa pas vrasjes së tij drejtimin e mori Hoakin Guzman i njohur si “El Chapo”. Ai e zgjeroi aktivitetin në SHBA, duke bashkëpunuar me kartelet kolumbiane. Në fillim të viteve 1990, në Meksikë shpëtheu një luftë e egër mes bandave rivale të drogës. Ajo vazhdon ende sot, dhe shkakton çdo vit mbi 30 mijë të vdekur. “El Chapo” u arrestua vitin 1995, por arriti të arratiset nga burgu. Në vitin 2017, ai u arrestua nga autoritetet amerikane, pasi ishte arrestuar dhe arratisur sërish nga një burg meksikan. Tani që gjendet në burg, Karteli Sinaloa drejtohet nga dy djemtë e tij, Ivan dhe Alfredo Guzman. Ashtu si Pablo Eskobar, edhe Guzman ka vënë një pasuri të jashtëzakonshme. Autoritetet amerikane, besojnë se ai mund të ketë fshehur të paktën 14 miliardë dollarë në para të thata, pa përfshirë dhjetëra rezidencat lukzoze në resorte të ndryshme në Karaibe.