Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Protesta, si simboli i një opozite pa krye, në një rrugë pa krye!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

ALFRED PEZA/ Fjalimi i Lulzim Bashës tek shkallët e SHQUP-it, në vend që të mbahej në fillim ose në kulmin e protestës, u mbajt në fund të saj.

Në atë protestë ku liderët e opozitës, kishin rastin më të shkëlqyer që të jepnin mesazhet e tyre për shqiptarët dhe ndërkombëtarët, ato i dha… Flamur Noka. E ndërsa Monika Kryemadhi u nis drejt selisë së LSI, në oborrin e PD ku protestuesit e grumbulluar sapo kishin folur shqip me gjuhën e dhunës, Kryetari i tyre Lulzim Basha u foli anglisht.

Sa më shumë mesazhe po i vijnë Lulzim Bashës në anglisht, aq më shumë ai po i përgjigjet Uashingtonit, Brukselit dhe Berlinit në shqipen më të troçtë që ka folur ndonjëherë, që nga ai momenti i 15 viteve më pare, kur u përfshi për herë të parë në politikë. Sa më shumë ndërkombëtarët bëjnë thirrje për qetësi, aq më tepër protestat e organizuara nga opozita, po e rrisin dozën e agresivitetit, dhunës dhe cilësinë e goditjes kundër institucioneve, pronës publike e private dhe individit.

Me protestën 16 marsit opozita jonë tregoi se, jo vetëm se i ka hyrë tashmë përfundimisht një rruge pa krye, por se tashmë, ka mbetur edhe vetë pa krye. As Berisha, as Lulzim Basha, as Monika Kryemadhi nuk u panë që ta udhëhiqnin këtë radhë, protestën e opozitës. Ndërkohë që i vetmi lajm që u shpërnda ishte ai që vinte nga selia e Presidencës, që na bënte me dije se Ilir Meta më në fund kishte folur. Por si gjithmonë gjatë kësaj periudhe, sërisht foli, për të mos na thënë asgjë.

Nga 2-3 ditë leje që organizatorët e protestës i kërkuan policisë, protestuesit e importuar nga e gjithë Shqipëria, nuk qëndruan dot më shumë se 2-3 orë në Tiranë. Pasi i ranë fillimisht nja 2-3 herë rreth e rrotull godinës së Kryeministrisë, rituali u përsërit edhe nja 2-3 herë të tjera krejt pa kuptim, në sensin e kundërt. E si në një nga ato lojërat e poemës së Bedri Dedjes për fëmijë; “Artan borizani dhe çeta e tij”, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i prinë protestuesve të çoroditur, me “ta-ta-ta e ti-ti…” drejt godinës së Parlamentit, “për të kapur në befasi policinë”.

E atëherë kur gjithkush ishte gati të besonte se opozita po zhvillonte një protestë jo vetëm pa lidership por edhe pa skenar, u kuptua se i gjithë ai “mal kaotik, ishte barsur”, vetëm për të “prodhuar” një moment: Momentin e dhunës kundër godinës së Parlamentit. Organizatorët jo vetëm që nuk kishin marë masat për ta parandaluar, por edhe më pas, as nuk e morën mundimin për tu distancuar prej saj. E mbi të gjitha, askush nuk e ka dënuar ende. As organizatorët. As liderët e opozitës. E as Presidenti i Republikës.

Pas kësaj proteste, opozita është sot më e dobët se dje. Ndërsa mazhoranca, nesër më e fortë se sot. Pse? Sepse me djegien e mandateve të deputetëve dhe me daljen nga Parlamenti, opozita mendoi se do të trondiste nga themelet të gjithë sistemin, duke rrëzuar bashkë me të, edhe Kryeministrin Edi Rama që ndodhet në majën e saj. Pema e sistemit as nuk u rrëzua dhe as nuk do të rrëzohet dot, për një arsye farë të thjeshtë: Sepse opozita në vend të pemës, ka prerë degën mbi të cilën deri dje, qëndronte vetë.

Pas kësaj proteste të dështuar, lidershipi i opozitës po kupton se në përpjekjen e dëshpëruar për të marë me vete mazhorancën, qenka rrëzuar vetë. Keqas madje. Duke dashur që ti bëjnë gropën PS, vetëm pas kësaj në PD dhe LSI po e kuptojnë, se paskan rënë vetë brenda në të. Kanë rënë aq keq në këtë kurth politik ku menduan se do ta fusnin jetën politike, parlamentare dhe institucionale të vendit, sa kanë filluar që të luten deri edhe në Kishën e Laçit, që Zoti i tyre tua bëjë të gjithën këtë, veçse një ëndërr!

Dikush duhet ti thotë liderëve të opozitës sonë, se kanë kaluar 30 vjet nga ajo kohë, kur ndonjëri prej tyre mendonte se mund ti gënjente përgjithmonë shqiptarët. Sepse ata e dijnë shumë mirë se, ajo që po bën lidershipi i opozitës, ka të bëjë me hallin e elitës së tyre dhe jo të qytetarëve të thjeshtë. Kur qytetarët shqiptarë kanë patur hall, ato kanë ditur gjithmonë, që ta zgjidhin atë vetë. Pa ndihmën e politikës dhe të politikanëve!

Ndaj, revolucioni i trumbetuar me aq shumë tam- tame, nuk ka ndodhur as më 16 mars dhe as ka për të ndodhur as më 16 prill. Sepse ai as nuk mund të ngjizet artificialisht. As mund të eksportohet me autobuza e furgona drejt Tiranës. Revolucioni nuk mund të importohet nga ndonjë vend, kohë e rrethanë tjetër e historisë së botës apo e Shqipërisë. E mbi të gjitha, ai nuk mund të injektohet apo përhapet si virusi i gripit, në formën e ëndrrave me pushtet në tavolinë, nëpërmjet intrigave të lidershipit të opozitës, tek qytetarët shqiptarë.

Shqiptarët janë më të qartë se kurrë për hallin e lidershipit të opozitës. Ky hall as ka qenë, as është dhe as do të jetë kurrë halli i tyre. Sepse hallet personale të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, Sali Berishës dhe Ilir Metës, nuk mund të jenë më halle kombëtare. Ndaj, protesta e 16 marsit nuk ishte gjë tjetër, veçse pasqyra e madhe ku gjithkush mund të shihte live, sesi një opozitë pa krye është nisur drejt askundit, nëpërmjet një rrugë jo vetëm pa fund, por edhe pa krye!

Tags: kryeopozitëpa kryeprotestarrugesimboli

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

“Dinte më shumë se ç’duhej”, helmohet modelja e festave të shthurura të Berlusconit

Protesta/ Policia procedon penalisht Gazment Bardhin dhe 32 protestues

Mesazhet/ Ja si detyrohen mësuesit dhe nxënësit të festojnë Ditën e Verës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com