Tensione midis protestuesve dhe punonjësve të policisë, në oborrin e Ministrisë së Brendshme, gjatë protestës e cila po zhvillohet për Klodian Rashën, 25-vjeçarin i cili u ekzeutua një ditë më parë, nga një efektiv i ”Shqiponjave”.
Teksa po mbanin fjalimet e tyre, protestuesit u përleshën me policinë dhe u janë afruar godinës së Ministrisë. Ata kanë hedhur shishe dhe objekte të tjera në drejtim të dritareve të godinës.
Të shumta kanë qenë reagimet ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa kërkohet dorëheqja e MInistrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Klodian Rasha, 25-vjeç është ekzekutuar me dy plumba këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në Laprakë të kryeqytetit, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij.
Policia shprehet se i riu ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.